LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Shëndetësinë e kanë shkatërruar koncesionet e Edi Ramës, ato do të marrin fund

Berisha shtoi se Rama zgjodhi shëndetësinë dhe të sëmurët për t’u pasuruar vetë nëpërmjet këtyre koncesioneve.

21 Shkurt 2025, 13:11 Nga N.F
Berisha: Shëndetësinë e kanë shkatërruar koncesionet e
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme në një konferencë për mediat. Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se kryeministri Edi Rama dhe biznesmenia, Vilma Nushi lënë qytetarët në një të tretën e kohës pa asnjë mundësi analize.

Berisha shtoi se Rama zgjodhi shëndetësinë dhe të sëmurët për t’u pasuruar vetë nëpërmjet këtyre koncesioneve. Ai shtoi se ky proces i tmerrshëm korruptiv u ka kushtuar qindra e mijëra jetë shqiptarëve. Berisha tha se Edi Rama është njeriu që ka promovuar në mënyrën më të fuqishme këto koncesione si një gjë të jashtëzakonshme, në fakt për xhepat e tij dhe bashkëhajdutëve të tij, kurse një ndëshkim për qytetarët shqiptarë.

"Mendoj se shëndetësinë e shkatërruan në mënyrën më të fuqishme, më të pamëshirë, koncesionet. Janë ato si kuçedra që gllabërojnë fondet dhe buxhetin e shëndetësisë dhe lënë qytetarët pa shërbime. Në qoftë se Edi Rama dhe Vilma Nushi ndajnë shumë përrallore të check-upit, në qoftë se Edi Rama dhe pronari në aparencë i analizave, ndajnë shumë përrallorë, lënë qytetarët në një të tretën e kohës pa asnjë mundësi analize, që nuk ka ndodhur krurë në histori, as në ditët më të varfra të diktaturës.


Kjo ndodh sepse Edi Rama zgjodhi shëndetësinë dhe të sëmurët për t’u pasuruar vetë nëpërmjet këtyre koncesioneve. Këto marrin fund. Të gjithë ata që kanë marrë pjesë në këtë proces të tmerrshëm korruptiv që u ka kushtuar qindra e mijëra jetë shqiptarëve, do ndëshkohen për krimin që kanë kryer përmes këtyre koncesioneve. Kreu i tyre është Edi Rama, njeriu që ka promovuar në mënyrën më të fuqishme këto koncesione si një gjë të jashtëzakonshme, në fakt për xhepat e tij dhe bashkëhajdutëve të tij, kurse një ndëshkim për qytetarët shqiptarë.


Marrin fund këto. Sigurisht shëndetësia do një dyfishim të buxhetit. Shëndetësia, në fakt ne patëm bëmë një investim në kompleks mbi 100 milionë euro për imazheri dhe laboratore. Por ajo kohë është tani 12 vite më parë, natyrisht ato duan që të gjitha që të rinovohen. Është e domosdoshme një investim i veçantë për imazheri dhe laboratore për të pasur teknologjitë më të fundit. Mund të jetë më shumë se 100 milionë se nuk rrinë çmimet siç kanë qenë, por sado të kushtojë, duhet një investim në këto shërbime në mënyrë që të ketë një shërbim të shpejtë.


Nuk mund të diskutohet që të mungojnë më ilaçet. Nuk kanë munguar ilaçet më përpara. Absolutisht, në memorien time, dhe unë nuk i injoroj ankesat. Ka pasur një ankesë për Ekszhaden, ishte ilaç i kushtueshëm, por e kemi marrë. Kështu që nuk mund të bëhet fjalë të mungojnë ilaçet. Mund të gjenden mënyrat që të blihen më lirë? Po, kjo po. Mund të bëjmë një konsorcium me spitalet onkologjike të Shkupit, Prishtinës dhe Tiranës. Se ka rëndësi sasia që blejmë.
Por edhe në rast se dështon konsorciumi, ato do blihen. Ato do jenë përparësi absolute. Janë jetike, do blihen. Duke i lënë të sëmurët pa ilaçe këta kanë treguar arsyetimin më të mjerë, më çnjerëzor që mund të bëhet.

Prandaj dhe këtu rezultatet nga ajo sëmundje janë përmbys në krahasim me vendet e tjera. Ajo që sëmundje në shumë raste mjekohet, shërohet, shtyhet afati, është betejë ajo... Kurse këta, meqë është një sëmundje e tillë, t’i lëmë, të tallemi me ta, t’u japim çerek doze, të mos u japim, t’u japim ilaçe tjetër për tjetër siç ka ndodhur me Ina Kasimatin. Marrin fund këto, ne do i kemi përparësi absolute këto," tha ai.

sali berisha rama

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet