LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Rama po shfrytëzon vrasjen e një gjykatësi për të kaluar kodin e narkodiktaturës

Në deklaratën e tij para gazetarëve Berisha u shpreh se ngjarja e rëndë ka ndodhur pasi askush nuk ka mbajtur asnjë lloj përgjegjësie.

7 Tetor 2025, 13:07 Nga E.d
Berisha: Rama po shfrytëzon vrasjen e një gjykatësi për
Sali Berisha

TIRANË - Sali Berisha, Kreu i Partisë Demokratike ka thënë se kryeministri Rama po përdor vrasjen e gjykatësit Astrit Kalaja, për të krijuar atë çfarë ai e quan kodi i narkodiktaturës. Në deklaratën e tij para gazetarëve, Berisha u shpreh se ngjarja e rëndë ka ndodhur pasi askush nuk ka mbajtur asnjë lloj përgjegjësie.

Ai deklaroi se për këtë nuk e ka fajin Kodi Penal, pasi në kod përfshihen të gjithë procedurat që duhet të kryhen përpara se në person të futet në ambjentet e drejtësisë. Sipas Berishës, qytetarët janë privuar nga procesi i drejtë ligjor, pasi një dosje kërkon 15 vite për tu shqyrtuar në Apel. Sipas tij kjo nuk e justifikon vetëgjygjësin, por përsëri mbetet një dështim i sistemit.

"Së pari, po të kishte minimumin e përgjegjësisë, ngjarja nuk mund të ndodhte kurrë në sallën e gjykatës së Apelit. Po pikërisht se nuk ka asnjë lloj përgjegjësie dhe nuk mban askush përgjegjësi, Ramaduro thotë se fajin e ka Kodi Penal. Ai kod që lejon dënime nga më të mëdhatë. Ministrat, apo pseudoministrat e tij, në kor, thonë se fajin e ka arma pa leje. Po njerëz të shpifur si këta nuk mund të ketë, të turpshëm. Këta turpërojnë qytet, fshat, vend, krahinë, fis dhe çdo gjë.

Këta janë... se e si të vrapojnë... Kjo është një përpjekje e Edi Ramës për të kaluar Kodin Ramaduro-Rakipi. Kodin e narkodiktaturës. Shfrytëzon gjakun, jetën e një gjykatësi për të kaluar kodin e narkodiktaturës. Nuk ka asnjë mungesë në kod. Asnjë mungesë. Si mund të ketë? Kush e pengon detektorin? Funksionimin e tij? Kontrollin me detektor? Kush e pengon që të ketë roje salla e gjyqit? Kush i pengon këto? I pengon korrupsioni dhe mospërgjegjësia. Shikoni sa i papërgjegjshëm, ky që katandisi drejtësinë në gjendje katastrofale me Sorosin, në këtë gjendje ku qytetari duhet të presë 15 vite për drejtësi, qytetarët janë privuar nga procesi ligjor i drejtë që ndodh në kohën e duhur.

Ky është kusht në konventa. Gjykimi nuk jepet përnjëherë, do kohën e vet. Por kurrë 15 vite. Vetë drejtuesit e këtyre institucioneve kanë deklaruar se do 15 vite një dosje në apel për t’u shqyrtuar. Vetë ata kanë deklaruar, me përgjegjësi, se nuk ekziston procesi gjyqësor më. Çdo jurist e di që një vendim që jepet pas 15 vitesh nuk ka asnjë vlerë më. Këto nuk e justifikojnë vetëgjyqësinë, por kjo është një katastrofë, ky është një falimentim i sistemit ekzistues. Këtë falimentim të sistemit ekzistues, Edi Rama përpiqet ta maskojë me kodin. Jo mor. Ai kod lejon dënimin përjetë. Çfarë kërkon nga një kod tjetër ti?

Me këtë kod janë dënuar me burgim përjetë dhjetëra që i ka liruar Edi Rama mbrapa. I ka liruar ai i gjati, e dëgjuat të Rumin që thoshte me atë të gjatin jemi marrë vesh. Kush është ai i gjati? Erion Braçe është ai i gjati?
Më thoni pak se mediat heshtën, nuk dolën me tituj: kryeministri në marrëveshje me Rumin. Jo, jo Kjo është hipokrizi, ky është tmerr. Është të shfrytëzosh vrasjen e një gjykatësi, të vrasësh për së dyti në këtë mënyrë. Shkoi ai, u fut, ia numëroi sa dha vendimin," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha pd edi rama

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës