7 Tetor 2025, 12:20
Nga I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Vrasja e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit në Tiranë, Astrit Kalaja nuk është lënë jashtë vëmendjes në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, teksa raportonte Avokati i Popullit. Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi tha se as mafia italiane nuk ka guxuar të vrasë magjistratët në sallën e gjyqit, ndryshe nga sa ndodhi të hënën e 6 tetorit në kryeqytet ku u vra Astrit Kalaja.
Sipas Bardhit, qytetarët kanë marrë ‘zemër’ nga kryeministri Edi Rama, i cili çdo ditë ‘vret’ me fjalë gjyqtarët dhe prokurorët e Republikës së Shqipërisë, vetëm pse japin vendime kundër shtetit, edhe pse në 95% të vendimeve janë pro shtetit. Bardhi kritikoi edhe KLGJ-në, ku tha se nuk guxon t’i kundërvihet deklaratave kërcënuese të kryeministrit Edi Rama.
"Ndaj është bërë si han pa porta Apeli, pasi s’di kush hyn e del dhe në këtë fazë, dje vërtet ndodhi ajo ngjarje e rëndë, por akoma me rëndë ishte reagimi i Ministrisë së Brendshme, që s’ka rol në sigurinë e gjykatave. Reagimi i Kryeministrit më skandaloz. KM tha se është përgjegjësi, një gjyqtar që është i pasigurt në zyrën e tij dhe sallën e gjyqit, se e nxirrni veten ‘injorante të ligjit’…s’është i mundur të japë drejtësi. Duke mos pasur siguri për veten, vendimi ndikohet nga frika e vrasjes. Gjyqtari të ndihet i sigurt në gjyq, pa qenë i sulmuar.
Policia ka shumë rol, sipas nenit 49 është Këshilli i Ministrave, është ai që përcakton rregullat e sigurisë në gjykata dhe prokurori më 2020. Policët ‘si kemi për gjyqtarë e prokurorë po për të sulmuar qytetarët në pronat e tyre. Hoqi policinë nga ruajtja e sigurisë në gjykata e prokurori, ndaj kjo bëri të hynë individë më armë në brez e gjyqtarët të jenë të pambrojtur në sallën e gjyqit. Është çështje që duhet të na shqetësojë të gjithëve.
S’mund të thotë Min.Brendshëm se arrestuam qytetarin, qytetari priti Policinë duke thënë se shkoni se e vrava, kaq qesharake është bërë policia, se e keni nxjerrë jashtë rolit. Nëse s’ju intereson e shqetëson vrasja e gjyqtarit, ne na shqetëson, s’është rastësi që qytetari bën vetëgjyqësi në gjyq, ndërsa kemi parë edhe KM që japin vendime.
Ata që ka sulmuar Rama janë ndër të më mirët në sistem. Kur qytetari shikon KM kur është palë në proces, që bën vetëgjyqësi e shpall të paligjshëm vendimin e gjykatës dhe do bëjnë vetëgjyqësi në sallë. S’ka ndodhur as mafia në Itali, t’i vrasë në sallën e gjyqit. Ky është realiteti i Shqipërisë më 2025. Kur qytetarët shikojnë atë që kontrollon shtetin të bëjnë vetëgjyqësi nxiten dhe ata të bëjnë vetëgjyqësi. KLGJ reagon vetëm kur vriten gjyqtarët e jo kur sulmohen. Siç i vret kryeministri me fjalë, hesht KLGJ," tha Bardhi./Dosja.al
gazment bardhi
Politike
7 Tetor 2025, 12:06
I.A
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar faktin qw Shqipëria është tashmë anëtare e plotë e SEPA-s. Me anë t&eu...
Politike
7 Tetor 2025, 11:39
I.A
Kullat ne Tirane
GJERMANI- Media gjermane MDR ka përgatitur një reportazh në lidhje me Shqipërinë dhe tendencën e kryemi...
Politike
7 Tetor 2025, 11:18
I.A
TIRANË- Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka zhvilluar një takim me Ambasadorin e BE-së në Tiran&e...
Politike
7 Tetor 2025, 10:52
I.A
MEPJ
TIRANË- Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë i ka kthyer përgjigje Ministrisë së Serbis...
Politike
7 Tetor 2025, 10:47
E.d
Foto ilustruse
TIRANË - Partia Socialiste ka thirrur kryesinë ku dhe do të zhvillojë sot një mbledhje në orën 18:00 n&eu...
Politike
7 Tetor 2025, 10:34
I.A
Ervin Ceca
BERAT- Ervin Ceca do të jetë kandidati i Partisë Socialiste për zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen më 9 n&e...
Politike
7 Tetor 2025, 10:27
I.A
Komisioni parlamentar
TIRANË- Komisionet parlamentare e kanë nisur punën sot me një minutë heshtje ditën e sotme. Në...
Politike
7 Tetor 2025, 10:11
I.A
Eric Adams
TIRANË- Kryebashkiaku në detyrë i Nju Jorkut, Eric Adams, ka mbërritur në Shqipëri për një vizitë z...
Politike
7 Tetor 2025, 10:05
I.A
Florian Haçkaj dhe Florjan Binaj
TIRANË- Bashkë-Presidenti i organizatës "Diaspora për Shqipërinë e Lirë", Floria...
Politike
7 Tetor 2025, 09:53
I.A
Niko Peleshi
TIRANË- Në një dokument të cilësuar ‘informativ’ për deputetët me titullin “figurat komb&...