LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Rama po gjen zgjidhje në Beograd te Vuçiçi pasi e kanë vënë me shpatulla pas murit

Në një deklaratë për shtyp, Berisha u shpreh se, Edi Rama ka vendosur të shkelë çdo ligj dhe çdo normë për të mbrojtur veten e tij.

4 Mars 2026, 13:35 Nga D.S
Berisha: Rama po gjen zgjidhje në Beograd te Vuçiçi pasi e
Sali Berisha

TIRANË-  Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se Rama po gjen zgjidhje në Beograd te Vuçiçi pasi e kanë vënë 'me shpatulla pas murit'. Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Berisha u shpreh se, Edi Rama ka vendosur të shkelë çdo ligj dhe çdo normë për të mbrojtur veten e tij.

Sipas tij, Ballkani i hapur nënkupton të qënurit i hapur me Serbinë, duke e cilësuar si akt i tradhtisë kombëtare. 

'Mirëdita dhe përshëndetje! Edi Rama ka vendosur të shkelë çdo ligj, çdo normë për të mbrojtur veten e tij. Në asnjë rrethanë, ai nuk pranon të ulet para prokurorëve për aferat e panumërta korruptive që ka. Kjo që zhvillohet është vetëm aparenca. Natyrisht të dytë ky komb hajdute si Lubi Balluku nuk ka pasur në tërë historinë e tij. Por, nuk është çështja e Ballukut këtu. Këtu është çështja e Edi Ramës. Pas ndërhyrjeve të fundit të fuqishme të komunitetit ndërkombëtar për të mbrojtur në Shqipëri rendin kushtetues, shtetin ligjor, ndarjen e pushteteve, funksionimin e sistemit të drejtësisë si kushtet e të gjitha kushteve për ecjen e mëtejshme drejt BE, të gjitha këto ranë në vesh të shurdhër. Të gjitha këto, Edi Rama i shumëzon me interesin e tij personal dhe të pushtetit të tij.

Në kundërpërgjigje në rrafshin ndërkombëtar, ai firmosi letrën famëkeqe me të damkosurin Aleksandër Vuçiç, duke i deklaruar Europës, BE-së se nuk më duheni ju, por më duhet Vuçiçi. Me Vuçiçin, gjatë këtyre muajve BE ka pasur, siç e keni ndjekur, një debat shumë të fortë dhe aktiv me të cilin i ka përcaktuar atij të gjitha qëndrimet, mospajtimet e BE me Beogradin e Vuçiçit. Për më tepër, Aleksandër Vuçiç akuzohet si një nga organizatorët e safarit të Sarajevës, që ka organizuar gjahun e njerëzve në Sarajevë. Një mashtrues i paskrupullt që betohej se nuk ka pasur automatik në dorë, në një kohë që videot e tij me automatik në dorë janë botërisht të njohura.

Dhe ky, në këto momente investohet me detyrim tek Vuçiç për t’i thënë se nuk je vetëm, jam edhe unë me ty. Por ky krejtësisht për qëllimet e veta, për qëllime se nuk do kurrsesi të ulet, të hetohet, të ulet në bankën e akuzës. Pra, kemi të bëjmë me veprime in ekstremis të një njeriu që i mbështetur me shpatulla pas murit nga dhjetëra dosje, fakte, vetë dhe familjarisht, tani gjen zgjidhje në Beograd. Tani propozon, nuk na duhet Europa, por Ballkani i Hapur. Dhe meqenëse Ballkani i Hapur ishte tregti e hapur me Serbinë pa asnjë lloj kriteri, tani na jepi edhe ju tregtinë ne. Është formale kjo, se nuk mund t’i japë kurrë se Ballkani i hapur nënkupton i hapur me Serbinë, e cila ka traktate me ish-republikat sovjetike. Ndaj dhe prodhimet në Shqipëri, të gjitha bien për shkak të importeve që bën Serbia nga republikat ish-sovjetike. Akt tjetër i tradhtisë kombëtare është ky, akti më i lartë pas tradhtisë që i ka bërë Kosovës është ky. Sepse është investuar 33 vite në procesin e integrimit në BE dhe nuk ka qenë kjo një përpjekje e gabuar. Jo, kjo ka qenë përpjekja më fisnike, investimi më i drejtë që kanë bërë shqiptarët,' tha Berisha./Dosja.al

sali berisha vuçiç beograd

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen