LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Rama kërkoi në Londër që të shtyhej dhënia e statusit kandidat për në BE, vetëm që të mos dukej meritë e qeverisë së PD

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partia Demokratike e Shqipërisë, Berisha theksoi se në vjeshtën e 2013 Rama ka kërkuar në Londër që t’i shtyhej vendit dhënia e statusit kandidat për në Bashkimi Evropian, vetëm që kjo të mos paraqitej si arritje e qeverisë së drejtuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë

11 Mars 2026, 14:13 Nga I.A
Berisha: Rama kërkoi në Londër që të shtyhej
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Salui Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka vepruar kundër interesave të integrimit europian të Shqipërisë. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partia Demokratike e Shqipërisë, Berisha theksoi se në vjeshtën e 2013 Rama ka kërkuar në Londër që t’i shtyhej vendit dhënia e statusit kandidat për në Bashkimi Evropian, vetëm që kjo të mos paraqitej si arritje e qeverisë së drejtuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë.

Berisha e cilësoi këtë veprim si një skandal politik dhe si një akt që, dëmton aspiratën europiane të shqiptarëve. Kryedemokrati theksoi se zyrtari britanik kishte mbetur i habitur nga kërkesa dhe kishte marrë shënime, ndërsa më pas drejtori i tij ia kishte transmetuar informacionin ambasadorit shqiptar, i cili kishte deklaruar se një takim i tillë nuk kishte ndodhur kurrë në përvojën e tij diplomatike. 

'Mendoj se komuniteti ndërkombëtar ka folur shumë qartë. Për një seri vendesh të BE, shteti ligjor është kushti i të gjitha kushteve që Shqipëria të ecë në rrugën e integrimit. Pa shtet ligjor, nuk ka integrim. Por mjerisht, ka edhe tek tuk të tjerë, të cilët nuk bëhet fjalë që Shqipëria të jetë me shtet ligjor as pa shtet ligjor anëtar i BE. Ndaj dhe mbështesin variantin Vuçiç-Rama. Variantin e marrëveshjes tregtare, pa marrëveshjen politike, domethënë sui generis, marrëveshje që mund t’i ofrohet Tunizisë, mund t’u ofrohet shumë vendeve, tregti, tregti. Por kjo që ndodh është në kundërshtim flagrant me aspiratat e mbarë shqiptarëve. Të gjitha studimet tregojnë se qytetarët shqiptarë mbështesin fuqishëm procesin e integrimit. PD është zëdhënëse e këtyre aspiratave.

Për kohën që ishte në pushtet, ajo ishte një lokomotivë e pandalshme e procesit të integrimit. Në historinë e vendit, procesin e integrimit e ka ndaluar vetëm Edi Rama. Ju kujtohet mirë në vitin 2012, kur KE rekomandoi statusin e kandidatit dhe ishin tre ligje për t’u votuar, Edi Rama, pasi ra dakord me ndërmjetësimin e zyrtarëve të lartë të KE për votimin e tyre, nuk i votoi ato. Dhe ta dinë shqiptarët, nuk i votoi, por si faqezi që është, se nuk ka pasur Shqipëria njeri më faqezi se ai, ai ndërmori në vjeshtën e vitit 2013, pasi fitoi zgjedhjet, udhëtimin më të turpshëm të një kryeministri në historinë e vendit. Shkoi në Londër si kryeministër dhe kërkoi takim vetëm me drejtorin e Foreign Office për rajonin. Pala britanike i tha se nuk mund të ndodhë kjo, se në ato protokollet tona, një kryeministër nuk mund të pritet nga një drejtor në Ministrinë tonë të Jashtme. Prandaj urdhëro, ta lartësojmë takimin dhe ti sigurisht do pritej.

Jo, tha, nuk dua. Dhe të gjitha këto janë me dëshmitarë, ta dinë shqiptarët. Si përfundim, pala britanike gjen një zgjidhje praktike. Nuk e pret ai në zyrë, i shkon në hotel Edi Ramës. Dhe cila ishte kërkesa e tij? A mund ta imagjinoni ju? Kërkesa e tij ishte, na e bllokoni statusin e kandidatit tani dhe na e jepni pas 6 muajsh, që të mos duket se po e marrim nga qeveria që ishte. Absolute kjo që u them unë. Ai mori shënim. I habitur shumë drejtori, por drejtori menjëherë ia transmetoi ambasadorit tonë që nuk ishte i ftuar në takim. I tha, ky takim në jetën time nuk ka ndodhur kurrë. Ky është, çfarë do epiteti t’i vësh këtij, i turpëron fjalët me këtë njeri. Dhe ky sot tani, ky që shkoi dhe e shtyu vetëm që të mos dilte se ishte puna e PD, sepse ne i humbëm zgjedhjet dhe menjëherë i votuam tre ligjet, nuk më shkonte mendja kurrë që t’ia kthenim me të njëjtën monedhë atij.

Dhe ky tani shkon dhe lobon që të shtyhej statusi, në mënyrë që të mos i binte si meritë PD-së. E treguar këtë shembull thjesht për t’u treguar shqiptarëve se çfarë llumi njerëzor është ky. Po këtë që bën sot, për t’ua ndërruar pasaportën evropiane me pasaportën e Serbisë, është akti i tradhtisë më të lartë kombëtare pas tradhtisë që i bëri Enver Hoxhës, Kosovës në vitet e Luftës së Dytë Botërore. Sot, interesi suprem kombëtar i shqiptarëve është integrimi i Shqipërisë në BE. Ky është interesi kombëtar. Dhe ky e shkelmon këtë interes vetëm për interesat e tij,' tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet