Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Për largimin e shqiptarëve, Berisha ka bërë fajtor partinë qeverisëse.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha gjatë fjalës së tij në takimin me degën në Gjirkastër, se në 10 vite, vetëm në hapësirën e BE-së janë larguar nga Shqipëria 1 milionë e 99 mijë qytetarë.
Për largimin e shqiptarëve, Berisha ka bërë fajtor partinë qeverisëse. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se "ka marrë trafikantët e të gjithë rajonit dhe i ka vërsulur në Jug".
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Të dashur miq! Ajo që ndodhi në këto 12 vite nuk ka të krahasuar në raport me qenien tonë kombëtare, me qenien tonë qytetare, as me pushtimet më të egra në histori gjer nga koha e Dushanit, gjer sot. Në 10 vite, 2014-2024 vetëm në hapësirën e BE-së janë larguar nga Shqipëria 1 milionë e 99 mijë qytetarë. Nëse shtojmë këtu ata që janë larguar për në SHBA, Britani, Australi, Kanada dhe mbarë botën, ju garantoj se janë mbi 45 përqind e shqiptarëve. Dhe në këta 45% e shqiptarëve të dashur miq, 70% janë të rinj.
Kurrë ndonjëherë një komb edhe në luftërat më të egra, civile apo pushtuese, nuk kanë braktisur vendin, siç kanë braktisur shqiptarët gjatë këtij pushtimi të narkoshtetit. Në këtë zbrazje katastrofale, jugu i vendit është zbrazur më shumë se çdo territor tjetër i Shqipërisë. Këtë që ka pësuar jugu, treva të bekuara me të gjitha pasuritë, me njerëz të mençur dhe punëtorë, me një kulturë dhe traditë të mrekullueshme pune dhe prodhimi, nuk e ka pësuar ndonjëherë ndonjë rajon në rajon, Europë, apo në botë. Mjafton të shkosh sot në Labovë, Nepravishtë, Zagori dhe të shohim se çfarë ka mbetur. Ndërkohë që aty sheh fshatra të mrekullueshëm, sheh lugina mahnitëse, sheh pasuri natyrore të pafundme, apo Lunxhëria.
Jugu u përqendrua në disa qytete në bregdet, ku gjysmën e tyre i kanë pushtuar trafikantët dhe mafiozët e Edi Ramës, që fillimisht thoshte na ka dalë një Gjon. Nuk dinte injoranti se ishte Gjon Boçari me pronat e tij, një nga shqiptarët më të shquar të Sulit dhe Çamërisë dhe ishin pronat e tij, dhe ai thoshte na ka dalë një Gjon, na ka ardhë nga mali dhe nuk kishte parë det kurrë dhe ka pushtuar 50 mijë hektarë tokë. Ato ishin pronat e Gjon Boçarit. Tani ai ka marrë trafikantët e të gjithë rajonit dhe i ka vërsulur në Jug. Absolutisht nga Vlora gjer në Ksamil.
Por nëse shohim çfarë i bëri Gjirokastrës. Qendër që kur është themeluar, qytet i bukur, qytet dinjitoz, qytet me kulturë, që rezaton në të gjithë qenien e tij. E zbrazi, ja mori drejtoritë dhe ja degdisi në të 4 anët në mënyrë që në vend se, ti sillte, në vend që ti ngrinte nga lugu këtu poshtë në Qafë të Pazarit, të meremetonte ndërtesat ja hoqi fare Gjirokastrës, ja zhduku.
Universitetin pothuajse po e shuan. Pedagogët që punojnë në Janinë apo diku tjetër, dhe marrin rrogën në universitet dhe nuk japin një ditë mësim. Të tjerë që nuk duken fare. Ky është sot tablloja reale e Gjirokastrës. Por si Gjirokastra në tërësi është Shqipëria. U ndala në këtë moment për të theksuar se kjo kohë, e vërteta është një thirrje, një thirrje e kësaj toke, kombi, shoqërie për çdo shqiptar që ta shpëtojmë këtë vend. Në rast se, vazhdohet me këto politika, pas 4 vitesh mbi 1 milionë tjetër shqiptarësh, do të shkojnë tek ata që janë sot. Kush do të mbetet këtu? Prandaj është jetike vendimtare të mobilizohemi, angazhohemi.
sali berisha GJIROKASTËR- Kryetari i PD-së po merr pjesë sot në një takim me degën e Gjirokastrës për 34-vjetorin e...
Peter Sorensen BRUKSEL- Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas, ka vendos...
diella TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar në rrjetet sociale "Diellën", ndihmësen e re virtuale të platformës e-Alba...
Përparim Rama SHBA- Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama akuzoi lëvizjen Vetëvendosje, se ka sabotuar dhe bllo...
Sali Berisha FIER - Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij me mbështetësit demokratë në Fier ...
Sali Berisha FIER - Kryedemokrati Sali Berisha, gjatë fjalës së tij me mbështetësit në Fier, është ndalur te minimu...
Sali Berisha FIER - Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, po zhvillon ditën e sotme një takim me mbështetësit e tij demokrat&eu...
Adriatik Lapaj TIRANË - Kryetari i Lëvizjes "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar pas postimit të Ministrit Ervin Hoxha n&...
Arlind Qori TIRANË- Kreu i Lëvizja Bashkë Arlind Qori i është përgjigjur Ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha n&...
Ervin Bushati TIRANË- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka ndryshuar vendim në lidhje me pjesëmarrjen e ambasadorit shqiptar në SHBA ...