Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Berisha tha se Rama blen satelitë 6 milionë dollarë për të fshehur katet pa leje ku është vetë investitor.

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se shqiptarët janë të vjedhur dhe të tallur nga kryeministri Edi Rama. Në një bashkëbisedim me gazetarët, Berisha tha se Rama po i tall shqiptarët me një instalacion me vlerë 4 milionë euro për arka dhe vazo ndërsa blen satelitë 6 milionë dollarë për të fshehur katet pa leje ku është vetë investitor.
Pjesë nga deklarata e Berishës:
Edi Rama, pasi i vjedh qytetarët e këtij vendi në mënyrë të pangopur, ka filluar t’i tallë me përçmim.
Një akt i tillë është qëndrimi i tij ndaj shpenzimeve dhe vjedhjeve të fundit me dy projekte, me projektin e instalimit në oborrin e kryeministrisë prej 4 milionë eurosh të arkave të drurit me vazo, një akt që kurrë një zyrtar nuk mund t’ia lejont vetes. Një mashtrues ordiner, pasi deklaroi se nuk jap llogari se si i përdor paratë, unë i them se ai është i detyruar me ligj dhe Kushtetutë të japë llogari për çdo qindarkë të taksapaguesve shqiptarë. Për paratë e tij, sigurisht nuk i kërkon kush llogari.
Atë instilacion ta marrë ta çojë në Surrel.
Së dyti, ju e dëgjuat vetë. Kontratën për satelitët. Në një akt talljeje, cinike, ai u tha shqiptarëve se satelitët më duhen se nuk kanë kushërinj, halla apo teze, që të fshehin kullat. Sipas tij, nga qielli, 14 kate pa leje të njërës prej tyre, duken më mirë se nga distanca apo nga rruga, qindra metra larg.
Ky është një akt i papërgjegjshëm, me të cilin Edi Rama kërkon të mbulojë vjedhjet që bën.
Them këtu se njeriu që ka burgosur në emër të shtetit, gjoja, 3415 qytetarë, dhe ka dhënë për ndjekje penale mijëra e mijëra të tjerë, për gjëra që të marra së bashku, nuk bëjnë ilegalitet sa njëra prej kullave që ka 14 kate ilegale, dëshmon se është fund e krye, i kapur dhe se i ka investimet e veta.
Vetëm një kryeministër i kapur, dhe që është investitor në këto ndërtime pa leje, i lejon vetes të shkelmojë Kodin Penal. Kërkon ta mbulojë këtë mashtrim me një vjedhje me 6 milionë dollarë satelit për të parë ndërtimet pa leje, tregon se ke pak për të thënë urrejtje, por ke një përçmim të madh ndaj shqiptarëve. E dënoj me ashpërsi qendrimin e tij.
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se partia e tij nuk do ta njohë vendimin e Rusisë për a...
Ilir Meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi ditën e sotme se marrëdhënia me SHBA-në nuk c&eu...
Meta dhe Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta mohoi që mes tij dhe kryetarit të Partisë Demokratike, ...
Ilir Meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi ditën e sotme se tërheqja e kryeministrit Edi Rama nga fas...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka arsyetuar vendimin e marrë për të mos e vendosur fashën kufizuese prej 800 kwh për ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama është tërhequr nga rritja e çmimit të energjisë. Kreu i qeverisë ka vendos...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur ambasadorit gjerman në Tiranë, Peter Zingraf, i cili tha se edhe v...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka kritikuar Shkodrën në lidhje me pastërtinë e ambientit, e vetmja bashki që drejtohe...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka marrë me radhë të gjitha bashkitë duke i renditur për nivelin e pastërtisë...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama kalavdëruar kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro, të cilin e kritikoi një vit më par&e...