LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Rama dhe Vuçiçi ja hedhin fajin BE-së për vonesat e integrimit, dhe nuk respektojnë standardet dhe shtetin e së drejtës

Kryedemokrati gjithashtu u shpreh se ide të tilla si "Ballkani i Hapur" janë përdorur për të shmangur angazhimet e vërteta ndaj vlerave europiane dhe për të mbuluar mungesën e vullnetit politik për reforma reale.

16 Korrik 2025, 11:19 Nga E. D
Berisha: Rama dhe Vuçiçi ja hedhin fajin BE-së për
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës "The Western Balkans Paradigm", deklaroi se Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti serb Aleksandër Vuçiçi ja hedhin fajin BE-së për vonesat e integrimit dhe nuk respektojnë standardet dhe shtetin e së drejtës. Kryedemokrati gjithashtu u shpreh se ide të tilla si "Ballkani i Hapur" janë përdorur për të shmangur angazhimet e vërteta ndaj vlerave europiane dhe për të mbuluar mungesën e vullnetit politik për reforma reale.

"Dua të them se Partia Popullore Europiane po ofron një ndihmë të madhe. Presidenti Ëeber, ka qenë në asamblenë e fundit politike dhe ai tha se, do të dërgojë një mision fakt gjetës në Shqipëri. David McAllister po jep ndihmesën e vet. Pra ne jemi të inkurajuar sepse misioni i tyre faktmbledhës do të jetë me shumë rëndësi për të hedhur dritë për rastet tona konkrete dhe për ti pasqyruar në Bruksel.

Padyshim ka një lodhje prej zgjerimit, sepse sa më tepër të zgjerohet BE-ja, aq më i vështirë bëhet edhe menaxhimi. Por nuk është ky shkaku i vonesave të anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Është e vështirë që ka qenë një çast kur lindi ideja për ti ofruar një partneritet Ballkanit Perëndimor, por zgjati shumë pak, dhe Procesi i Berlinit synonte që ti afronte sa më pranë BE-së.

Problemi është se autokratët e rajonit, filluan me projekte të reja. Shpeshherë ne mendonim se as Rama dhe as Vuçiç nuk ishin të interesuar për integrimin. Ata shanin dhe hidhnin fajin lodhjes dhe shpikën ‘Ballkanin e Hapur’. Kërcënuan opsione të tjera, dhe nuk respektuan parimin thelbësor të integrimit në BE, që nuk është lodhja e BE-së e cila kishte ngadalësuar procesin e integrimit të Ballkanit.

Ne e dimë që nuk është një proces i shpejtë, por është një proces i pandalshëm. Ishte një proces që vijonte.
Këta persona duke ngritur tezën e lodhjes europiane dhe duke fajësuar europianët për procesin e ngadaltë, i lejuan vetes që të mos shqetësoheshin për parime dhe standarde. Ata këtë rrugë ndoqën. Unë mendoj se asnjë nuk duhet të ua verë veshin atyre për çështje të lodhjes.

Patjetër që ka probleme. Brenda një familje të madhe dhe të zgjeruar, patjetër që ka probleme dhe nuk e mohon kush, por Ballkani nga një vend luftërash është kthyer në një protektorat krimi. Ballkani vetë ka problemet e tij dhe nuk mund të fajësojë të tjerët për luftërat që kaloi, as për protektoratin kriminal që është kthyer. Kështu që në gjykimin tim është që të mbajmë idenë e respektimit të standardeve dhe shtetit të së drejtës. Kjo është vlera më thelbësore," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet