LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Kartelet e drogës do kenë përfaqësuesit e tyre edhe në delegacionet e BE-së për shkak të lidhjeve të forta me Edi Ramën

Sipas tij kartelet e drogës janë kaq të fuqishme sa ato kanë kontroll të plotë portin e Durrësit.

16 Korrik 2025, 11:18 Nga N.F
Berisha: Kartelet e drogës do kenë përfaqësuesit e tyre edhe
Berisha

TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencën “The Western Balkans Paradigm” u shpreh se Shqipëria eksporton kriminelë dhe drogë. Sipas tij kartelet e drogës janë kaq të fuqishme sa ato kanë kontroll të plotë portin e Durrësit.

Ai u shpreh se karteli Çela kontrollon qarkullimin e heroinës nga vendet lindore, 70 përqind kalojnë përmes Elbasanit. Berisha paralajmëroi se në të ardhmen kartelet e drogës do kenë përfaqësuesit e tyre edhe në delegacionet e BE-së për shkak të lidhjeve të forta me kryeministrin Edi Rama.

"Së treti, sipas Departamentit të Shtetit, qendra operacionale e organizatave kriminale të Europës, të Amerikës Latine dhe të Lindjes së Mesme është kthyer Shqipëria. Shqipëria eksporton kriminelë dhe drogë. Kartelet e drogës janë kaq të fuqishme sa ato e kanë në kontroll të plotë, portin më të madh të vendit, Durrësin. Asnjë kg kokainë nuk kapet në këtë port, ndërkohë që antimafia italiane kap tonelata drogë dhe identifikon se tonelata të tjera kalojnë përmes Durrësit për të shkuar drejt Italisë apo Gjermanisë.

Karteli Çela kontrollon qarkullimin e heroinës nga vendet lindore, 70 përqind kalojnë përmes Elbasanit. Elbasani është kryeqyteti i kartelit Çela dhe kontrollon të gjithë qarkullimin.
Tani cilat janë pasojat? Në delegacionin e radhës në BE, në qoftë se këto kartele vendosin që përfaqësuesit e tyre të jenë pjesë e delegacioneve në Këshillin e Stabilizimit, në Këshillin e Europës dhe në agjencitë e tjera. Pse? Sepse ato kanë qenë shumë aktivë gjatë zgjedhjeve.

Kandidatët e tyre kanë marrë shumicën e votave, njerëz tërësisht të panjohur, por ata caktojnë ministrat, caktojnë kandidatët për deputetë, caktojnë drejtorët e policisë sepse kanë lidhje të drejtpërdrejta dhe të forta me kryeministrin Edi Rama. Personi që ju e shikoni nga jashtë si një xhentëlmen që bën disa gjeste shumë të bukura në samite, bën një jetë të dyfishtë. Ai ka jetën e vet me kartelet, me trafikantët e drogës dhe me vrasës me të cilët takohet në zyrën e tij dhe gjithçka është e dokumentuar.

Tani, ne u jemi shumë mirënjohës PPE-së, partive simotra të qendrës e djathtë që kanë votuar 6 rezoluta brenda disa muajsh dhe thonë në thelb këtë që po u përcjell unë. Dhe ju keni të drejtë kur thoni se cili është roli i politikanëve në një situatë të tillë. Politikanët kanë për detyrë të ruajnë parimet, vlerat. T’i thonë të vërtetën shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar pavarësisht kërcënimeve dhe çmimit dhe të jenë shpresëplotë për një ndryshim në të ardhmen dhe për ndihmën e miqve.

Para një muaj, Agjencia Kombëtare e Prokurimit njoftoi me krenari se 96 përqind e prokurimeve bëhen nga shqiptarët. Në përkufizim në kundërshtim me MSA, kompanitë evropiane janë të përjashtuara. Si përjashtohen? Përjashtohen përmes portalit e-Albania sepse u kërkohet të aplikojnë aty, e-Albania kërkon 38 ditë, kurse tenderat mbyllen për 34 ditë dhe jo 38 ditë. Pra, më këtë situatë përballemi. Prandaj qendra Martens dhe PPE po ndihmojnë fuqishëm kundër
Qëndrimi ynë ndaj kësaj situate të tillë dramatike është mjaft i vështirë,' tha ai.

berisha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet