LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Rama dhe padroni i tij Vuçiç duan t’i shkatërrojnë këtij kombi ëndrrën më të bukur, integrimin në BE

Duke folur në foltoren para Kryeministrisë, Berisha u shpreh se qytetarët duhet ta dinë, procesi i integrimit në BE ka disa dimensione.

2 Mars 2026, 19:21 Nga E.d
Berisha: Rama dhe padroni i tij Vuçiç duan t’i
Sali Berisha

TIRANË- Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se Rama dhe Vuçiç duan të shkatërrojnë vendit integrimin në BE. Duke folur në foltoren para Kryeministrisë, Berisha u shpreh se qytetarët duhet ta dinë, procesi i integrimit në BE ka disa dimensione.

Lideri opozitar tha se Rama tha në gazetën më të njohur në Europë, se nuk nevojë të anëtarësohemi me të drejta të plota në BE. Kryedemokrati tha se atë çka e dallon sot Europën nga çdo pjesë tjetër e botës, është mirëqënja.

Berisha tha se BE është bashkimi në mirëqenie, në shërbime të shkëlqyera,  në një sistem arsimor, shëndetësor dhe në një shërbim dinjitoz. Në fund, ai tha se Rama për të qëndruar në pushtet, do vjedhë qytetarët.

Sali Berisha: Përsëri ftoj shqiptarët të ndërgjegjësohen se këto kohë më shumë se kurrë nga viti 1945-1946 po luhet me fatin e tyre. Fati i të gjithë shqiptarëve pas rënies së Perdes së Hekurt ishte të anëtarësohemi në BE një ditë. Ishte fati evropian, fati më i mirë.
Në fakt, këtë fat kanë shkruar në librat e tyre edhe në fundin e shekullit të 19 dhe fillimin e shekullit 20 rilindasit. Shqipëria, zonjë në Europë, ishte ëndrra e tyre. Shqipëria zonjë në Europë është anëtare e BE. Ç’po ndodh? Tani që ka shpallur moton se unë do i vjedh shqiptarët pa pyetur njeri, tani shkruan me padronin e tij, Aleksandër Vuçiç një faqe të tërë në gazetën më të madhe të Europës se nuk ka nevojë të anëtarësohemi me të drejta të plota në BE.

Vetëm një armik i shqiptarëve, një tradhtar, një njeri që nuk ka asgjë të përbashkët me këtë komb, mund të marrë përsipër të shprehet në këtë mënyrë. Qytetarët duhet ta dinë, procesi i integrimit në BE ka disa dimensione. Po dy janë dimensionet më të lidhura ngushtë me jetën e tyre. Janë dimensioni i Kopenhagenit, çka do të thotë se qytetarit i garantohen të drejtat e tij, barazia para ligjit, drejtësia, vota, etj, dhe ky pikërisht këtë dimension e jep. Nuk kemi nevojë. Jo, thotë. Tregun e lirë, atë na e jepni ne. Dhe tërhiqet nga ato që quhen arritje të komunitetit në kuptimin më shumë se arritje në fakt, kjo fjala acquis ka hyrë në shumë gjuhë, pikërisht ato standarde që kanë të bëjnë me qytetarin, me komunitetin.

Mirëqenia është pa diskutim. Çfarë e dallon sot Europën nga çdo pjesë tjetër e botës?
Mirëqenia. BE është bashkimi në mirëqenie, bashkimi në shërbime të shkëlqyera.
Është bashkimi në një sistem arsimor, shëndetësor, në një shërbim dinjitoz.
Pra, ky shkruan me paturpësinë më të madhe në mënyrën më kriminale se këto nuk na duhen ne. Padronit të tij Vuçiç dhe këtij këtu, kriteret e Kopenhagenit dhe standardet e komunitetit dhe qytetarëve, këto nuk na duhen. Se këto nuk i arrin dot. Se ky, për të qëndruar në pushtet, do vjedhë zgjedhjet. Se ky, për të qëndruar në pushtet, do vjedhë qytetarët. Se ky, për të garantuar një grup standardesh, ky duhet të mos vjedhë qytetarët.
Ndaj dhe heq dorë prej tyre duke shkatërruar në këtë mënyrë ëndrrën më të bukur të këtij kombi, ëndrrën evropiane./Dosja.al

foltore sali berisha pd

Sondazh

Poll

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026