LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Rama bleu vota me 450 leje për bandat e narkotrafikut! Karteli i Troplinëve shiti aksionet ndërsa Dumani mbante mandatin e arrestit në xhep

Berisha u shpreh se kryeministri Edi Rama përdori të gjithë fuqinë ekzekutive për të ndikuar në të gjitha mënyrat në shndërrimin procesit zgjedhor në një farsë.

24 Korrik 2025, 12:54 Nga N.F
Berisha: Rama bleu vota me 450 leje për bandat e narkotrafikut! Karteli i
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë për media ka folur në lidhje me zgjedhjet e 11 majit të cilën e cilëson një farsë elektorale. Berisha u shpreh se kryeministri Edi Rama përdori të gjithë fuqinë ekzekutive për të ndikuar në të gjitha mënyrat në shndërrimin procesit zgjedhor në një farsë.

Sipas tij Rama bleu vota me 450 leje për bandat e narkotrafikut. Ai thekson se këto leje janë dhënë në periudhë është e ndaluar me ligj. Berisha më tej tha se nga prilli 2024 deri në maj 2025 janë dhënë mbi 1 mijë leje ndërtimi ndërsa gjatë përiudhës zgjedhire janë dhënë 450 prej tyre.

"Degradimi i zgjedhjeve në farsë elektorale me 11 maj 2025, ishte një nga aktet më të shëmtuara, më kriminale, më antikushtetuese. Edi Rama përdori të gjithë fuqinë ekzekutive për të ndikuar në të gjitha mënyrat për denatyrimin, shkatërrimin, shndërrimin në farsë të procesit zgjedhor. Sot kam zgjedhur të paraqes para jush disa nga qindra e qindra leje ndërtimi për dhjetëra milionë metër katrorë tokë sipërfaqe ndërtimi të dhënë gjatë fushatës elektorale.

Natyrisht siç do ta shihni ju, përfituesit më kryesorë do të ishin kartelet e narkoshtetit. Ato të cilat sundojnë mbi ligjin, qeverinë, territorin dhe gjithçka në këtë vend. Lejet e krimit elektoral:
Edi Rama bleu vota me 450 leje për bandat e narkotrafikut, në periudhën këto të ndaluar me ligj që mund të jepeshin. Nga prilli 2024 deri në maj 2025 janë dhënë mbi 1 mijë leje ndërtimi.
450 prej tyre gjatë periudhës zgjedhore. Këtu nuk përfshihen mijëra e mijëra leje të dhëna për shtesa, rikonstruksione, etj, në mbarë Shqipërinë nga bashkitë e vendit. Këtu përfshihen vetëm lejet që ka firmosur Adelajda Rroko, famozja, që është motra e dy lejtnantëve kryesore të kartelit Çela, vëllezërit Rroko, dhe që është faktikisht drejtoresha e planifikimit, e urbanistikës të Shqipërisë dhe firma mbi të është firma e Edi Ramës.

Tani, përgjatë vitit numri i lejeve të ndërtimit ka variuar nga 29-25 në muaj, por në dhjetor 2024-mars 2025 ato janë dyfishuar me 60 leje ndërtimi. Në Durrës, të gjitha kompanitë kanë vetë një nipt, të regjistruar në zonën e Xhafzotajt, pra në kryeqytetin e Troplinëve. Duket qartë tendenca për të pasur sa më afër portin e Durrësit. Kompanitë e ndërtimit të Elvis Doçit, Xhevdet Troplinit, Hysni Doçit, Eldemar Construction kontrollohet nga Visi i Pojës.

Me 24 dhjetor, imagjinojeni, ditën e Krishtlindjes, të kryesh mëkate edhe atë ditë, nuk ke as Krisht, as Muhamed, por je pa din dhe imam- merr leje ndërtimi për objektin Rock of Kavaja. Projekti është hartuar nga një studio kroate dhe në Shqipëri ka përfaqësues një mik të famozit Dorian Duçka. Administratori i Eldemar, Gëzim Hasa, një ish-polic i arrestuar për trafik kokaine në Itali së bashku me Denis Hasën, edhe ky përfaqësues në vitin 2010 i Eldemar.

Me 11 maj të vitit 2025, Elvis Doçi- se i kishte ardhur urdhri i arrestit, por Altin Troplini e mbante në xhep dhe i thotë shit dhe mbathja- me datën 11 maj, Elvis Doçi kalon në pronësi të Ceofarmësm, me pronar Nadir Çausholli, 60 përqind të aksioneve të Rock of Kavaja. 6 ditë më vonë, palët paraqiten përsëri para noterit dhe deklarojnë rritje të kapitalit. Pra, me datën 17, Elvis Doçi që në kohën që Altin Troplini mbante në xhep mandatin ndërkombëtar të arrestit të këtij eksponenti të kartelit më të rrezikshëm në Europë që disponon portin e Durrësit, ai bënte veprime për t’ia kaluar aksionet fiktivisht Nadir Çaushollit, i cili merr përsipër 100 përqind të investimit.

Kjo dëshmon që operacioni URA është dekonspiruar kohë më parë, gjë që ka sjellë kalimin e aseteve kriminale te njëri-tjetri dhe kjo është një aktakuzë e rëndë për Altin Troplinin që mbante në xhep mandatin e arrestit për Elvis Doçin, por që natyrisht e kishte informuar dhe ai po bënte veprimet e fundit para se të kalonte në informalitet. Kompani mbështetëse e Eldemar dyshohet të jetë një prej kompanive më të mëdha të vezëve, Ovvital. Kjo kompani është në emër të Hysen Doçit dhe ortak me të është edhe Xhevdet Troplini ose Poja. Përgjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e Fatmir Troplinit, djalit të Xhevdet Troplinit, u gjetën tre milionë euro të fshehura që u deklaruan si të ardhura nga Ovvital. Kjo kompani nuk është nën sekuestro fare," tha ai.

berisha rama

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet