7 Maj 2026, 19:30
Nga E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike e cilësoi qeverisjen e kryeministrit Rama një sistem kolonial. Gjatë fjalës së tij në tryezën për pensionistët e thirrur nga Departamenti i Ekonomisë në PD, Berisha u shpreh se bonusi i pensioneve vlen dy kilogramë domate.
Lideri i opozitës tha se kryeministri Rama flet për rritje të ekonomisë, ndërkohë kur sipas tij shpërndarja e të ardhurave është barbari.
Sali Berisha: Shpërblimi, ky ishte shpërblimi që morën nga kjo qeveri ata që ndërtuan Shqipërinë, që sakrifikuan, që derdhën lumenj djersë, që mbajtën arsimin, mbajtën shëndetësinë, që ndërtuan, që, të gjitha me radhë. Dhe papritur e pakujtuar e gjejnë veten të përjashtuar në një mënyrë të egër nga shoqëria, të keqshpërblyer në shkallën më ekstreme. Një muaj më parë tha Eureka, Edi Rama. E çfarë ishte Eureka? Ishte Eureka 8 euro. Ajo që thotë ai, bonus për pensionin, 8 euro. 8 euro, dy kilogram domate. 8 euro, 13 vite më parë mund të ishin 20 kilogram domate. Të mos s'flasim për ilaçet, s'i blejnë dot. Jo. Rrinë në mëshirën e sëmundjeve. Ky është krim. Absolutisht. Ndërkohë i bie me krenari gjoksit se ka buxhetin 8 miliardë. 8 miliardë. Ndërkohë, flet për rritje ekonomike, 3%, 4%. Është një sistem kolonial, sepse rritja ekonomike aty është po, nuk po, nuk po ndalem të analizoj strukturë, po shpërndarja është koloniale. Shpërndarja e të ardhurave është, është barbari.
Po në qoftë se ti nuk mendon për qytetarët si përfitues të parë të atyre të ardhurave, si detyrim absolut që ata të jenë të parët që përfitojnë. Është krijuar një, një polaritet i jashtëzakonshëm. I jashtëzakonshëm. 93% e kursimeve në bankat e Shqipërisë, sot i kanë 12.000 shqiptarë. Nuk ka vend si ky. Pastaj, e gjitha kjo, pse ky është një sistem i ngjashëm, pse ngjason ky kjo qeverisje e Edi Ramës me një sistem kolonial? Ngjason, çfarë ishin sistemet koloniale në fakt? Plaçkitje. Ato ishin plaçkitje e pasurive publike të vendeve që kolonizoheshin. Po ç'po ndodh në Shqipëri? Plaçkitje. Po ndodh plaçkitje. Fondet publike po plaçkiten në mënyrë të paimagjinueshme. 20 milionë euro kilometri i autostradës në fushë.
4 milionë euro kilometri në autostradë, Janinë -Kakavijë, në anën tjetër të kufirit, 26 metra e gjerë. Ç'ka ndodh? Plaçkitje, plaçkitje, plaçkitje të pafundme. Nuk ka komb të plaçkitur si ky. Plaçkitja ka arritur në ekstreme.
Objekt publik, punë publike 130 milionë euro, inceneratori nuk ekziston një tullë dhe eurot janë vjedhur. Janë vjedhur. Janë vjedhur 120 milionë dollarë tek impianti i ujërave të zeza të Tiranës, dhuratë bujare e qeverisë japoneze. U zhduk. Nuk ka patur njerëz të vjedhin në këtë mënyrë. Plaçkitje. Plaçkitje, plaçkitje e pasurive publike. Miliona, miliona metra katrorë tokë publike në vend që t'u kthehen pronarëve, të kompensohen pronarët legjitim, u jepen baronëve të drogës, familjarëve të qeveritarëve. Plaçkitje./Dosja.al
sali berisha pd takim
Politike
7 Maj 2026, 19:15
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike ka deklaruar se 490 mijë pensionistë marrin pension të pjesshëm dhe b&eu...
Politike
7 Maj 2026, 19:02
E. D
TIRANË- Deputetja e PD-së Albana Vokshi, tha gjatë fjalës së saj se është ndaluar nga garda që të shkojë te ...
Politike
7 Maj 2026, 18:46
E. D
Erion Braçe
TIRANË- Deputeti i PS-së Erion Braçe ka ngritur sot në Kuvend shqetësime për tregtinë e hidrokarbur...
Politike
7 Maj 2026, 17:42
E.d
Saimir Korreshi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka deklaruar së në pediatrinë e Lushnjes gjendja ësh...
Politike
7 Maj 2026, 17:19
E.d
Bledi Himçi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokartike, Blendi Himçi ka deklaruar ditën e sotme se taksat e larta mbi karburantin ...
Politike
7 Maj 2026, 16:56
E. D
TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho, gjatë fjalës së saj në Kuvend, u ndal edhe te koncerti i Kanye Wes...
Politike
7 Maj 2026, 16:39
E.d
Jorida Tabaku
TIRANË -Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka deklaruar ditën e sotme se shqiptarët kanë karburanti...
Politike
7 Maj 2026, 16:38
E. D
MIE
TIRANË- Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ju bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes mbi disa mesazhe mas...
Politike
7 Maj 2026, 16:32
E. D
Agron Gjekmarkaj
TIRANË- Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj deklaroi gjatë fjalës së tij në Kuvend se Shqipëria ësh...
Politike
7 Maj 2026, 16:05
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli për protestën e opozitës e cila do të zhvillohet ditë...