LIVE UPDATES
Politike

Berisha publikon të tjera të dhëna tronditëse: Kutitë e votimit u mbushën jashtë dhe u zëvendësuan në qendrat zgjedhore

Ai theksoi se qendra e votimit 2247, janë konstatuar tre fletë votimi që janë konsideruar të pavlefshme, ndërkohë që ishin të vlefshme. 

27 Qershor 2025, 13:10 Nga E. D
Berisha publikon të tjera të dhëna tronditëse: Kutitë e
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë konferencë me gazetarët publikoi të tjera të dhëna tronditëse nga zgjedhjet e 11 majit. Lideri i opozitës u shpreh se kutitë e votimit u mbushën jashtë dhe u zëvendësuan në qendrat zgjedhore. Ai theksoi se qendra e votimit 2247, janë konstatuar tre fletë votimi që janë konsideruar të pavlefshme, ndërkohë që ishin të vlefshme. 

Sipas tij këto fletë votimi më shumë se ç’deklarohen, nuk kanë të bëjnë me atë qendër votimi, sikundër kjo ngjall dyshime të forta se ajo kuti është e mbushur dhe ka zëvendësuar kutinë e qendrës.

"Sot kam sjellë këtu për të informuar shqiptarët për gjetjet në një seri kuti votimi të hapura në shqyrtimin e materialeve të votimit në këto kuti, çka është edhe qëllimi kryesor i kërkesave të PD, mund të them se këto qëndra votimi që rreshtoj këtu dhe shumë e shumë të tjera, ngjallin dyshime të forta se përveç Trenit Bullgar është përdorur edhe mbushja dhe zëvendësimi i kutive të votimit me kuti të tjera. Qendra e votimit 2247, janë konstatuar tre fletë votimi që janë konsideruar të pavlefshme, ndërkohë që ishin të vlefshme. Janë gjetur në kutitët e votimit 9 fletë më shumë nga ajo që deklarohet në procesverbalin 08.

Këto fletë votimi më shumë se ç’deklarohen, nuk kanë të bëjnë me atë qendër votimi, sikundër kjo ngjall dyshime të forta se ajo kuti është e mbushur dhe ka zëvendësuar kutinë e qendrës. Në asnjë rrethanë nuk mund të dilnin 9 fletë votimi më shumë se ç’duhet të ishin. Qendra e votimit 2251, në këtë kuti mungojnë vulat që vulosin komisionerët. Tani e kuptoni vetë pra, e kuptoni se kjo kuti nuk ka të bëjë me komisionerë, ka të bëjë me patronazhistët. Mungon shiriti përmbledhës i votuesve i gjeneruar nga pajisja PEI. Këto dy gjetje tregojnë se kutia e qendrës së votimit 2251 nuk është kutia ku është votuar.

Nuk mundet në asnjë lloj rrethane të mungonin vulat që vulosnin komisionerët, përveçse heqjes së kutive ku janë vulat, dhe të mungojë shiriti përmbledhës i votuesve i gjeneruar nga pajisja PEI. Vetëkuptohet shiriti mungon se qendra është mbushur në zyrat e PS dhe ka zëvendësuar të vërtetën. Qendra e votimit 2251/1, edhe këtu mungojnë vulat që vendosin komisionerët. Pra është mbushur kutia në selinë e PS. Qendra e votimit 2263 ka mosrakordim midis të fletëve të papërdorura. Në procesverbalin 08 konsiderohen 419 fletë të papërdorura, ndërkohë nga numërimi janë 371. Pra diferenca është 48 fletë që mungojnë. Është konstatuar një person që ka votuar dhe që nuk e ka emrin në listë.

Edhe kjo kuti është jashtë të gjitha standardeve të qenurit një kuti në të cilën janë hedhur votat në qendrën e votimit 2263. Qendra e votimit 2274. Prapë në kuti nuk është gjetur procesverbali 07 i hapjes së kutisë dhe që identifikon vulat e sigurisë. Pra edhe kjo kuti nuk polotëson kushtet e një qendre ku është votuar, por kushtet e një kutie të sjellë nga jashtë. Qendra e votimit 2283, ka mosrakordim mes fletëve të papërdorura. Në procesverbalin 08 dklarohen 519 fletë të papërdorura, ndërkohë nga numërimi janë 310 fletë të papërdorura. Pra mungojnë 2019 fletë të papërdorura. Kjo kuti votimi pra nuk ka asnjë lidhje me kutinë e votimit të qendrës 2283. Duket e sjellë nga zyrat e PS apo nga patronazhistët. Qendra e votimit 2614, në kuti nuk gjendet procesverbali 07 që është procesverbali i hapjes së kutisë dhe që identifikon vulat e sigurisë.

Pra kjo kuti nuk ka asnjë vlerë sepse nuk ka asnjë siguri, është e sjellë nga jashtë. Qendra e votimit 2647, mungojnë të gjitha fletët e papërdorura në kutinë e materialeve zgjedhore, çka është dyshimet e drejta se ka ardhur direkt nga çerdhet e patronazhistëve apo selia e PS. Qendra e votimit 2657 ka mosrakordim midis fletëve të papërdorura. Në procesverbalin 08 dekalrohen 290 fletë të papërdorura, ndërkohë qënë numërim janë 208 vota. Pra diferenca është 82 vota. Pra kjo kuti nuk ka asnjë lidhje me kutinë e qendrës 2657.

Qendra e votimit 2675, në kutinë e votimit konstatohet 1 fletë pa vulë. Nuk është gjetur procesverbali 08. Nuk dihet sa fletë votimi kanë ardhur nga KQZ. Pra, qartësia është krejt tjetër krahasuar me atë që duhet të jetë në qendrën e votimit. Qendra e votimit 2682, nuk gjendet procesverbali 08. Pra kjo kuti nuk plotëson asnjë kusht ligji si për kuti qendre votimi, por është kuti e ardhur nga jashtë nga selia e PS ose qendrat ilegale të patronazhistëve. Qendra e votimit 2846, mungojnë procesverbalet 07 dhe 08. Janë gjetur 207 fletë votimi, ndërkohë pajisja PEI konstaton 141 votues. E kuptoni pra, më së paku del se janë futur 66 vota në këtë kuti të njerëzve që nuk kanë votuar kurrë," tha Berisha. 

sali berisha


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet