3 Tetor 2022, 18:39
Nga F.M
Sali Berisha në takim
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar kryeinspektorin e Policisë Bashkiake se po përdor efektivët në shpërndarjen e lëndëve narkotike. I pranishëm në një takim me të larguarit nga puna, Berisha tha se në krye të policisë bashkiake të Tiranës, është vendosur një trafikant droge. Ai shtoi se vazhdimisht kjo polici kapet duke shpërndarë kokainë, në vend që të ofrojnë shërbime.
“Sot për shkak të standardeve kryekëput korruptive të kryeministrit, korrupsioni është i shpërndarë në të gjithë administratën. E fundit që kërkohet është eficenca, aftësia, integriteti i figurës morale të punonjësit. Ju jeni dëshmitarë se si mediat raportojnë çdo ditë për riciklim trafikantësh në poste të rëndësishme, të të korruptuarve në poste të ndryshme. Drejtësia është pothuajse e paralizuar. Skapi i partisë ka 3 vite dhe nuk ka realizuar, penalizuar dot as gjysmën në 3 vite të atyre që ka penalizuar task-forca antikorrupsion në vitin e parë të jetës së saj, 2007. Kjo politikë klasiste e ndjekur ndaj jush, kryekëput klasiste, ka qenë një traumë jo vetëm për ju, por për të gjithë shoqërinë shqiptare, e cila defakto përballet me një administratë të dominuar nga njerëz të papërgjegjshëm. Por marr një shembull. Në krye të policisë bashkiake të Tiranës, vendoset një trafikant droge. Vazhdimisht kjo polici kapet duke shpërndarë kokainë, në vend që të ofrojnë shërbime. Nuk ekziston asnjë standard pune për ta. Në një ushtri prej 190 mijë punonjësish paguhet pra, pothuajse 3 herë më shumë se në vitin 2013, nga taksapaguesit shqiptarë,”- tha Berisha ndër të tjera.
sali berisha
Politike
3 Tetor 2022, 18:35
F.M
Evis Kushi
TIRANË- Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka paralelizuar mbylljen e shkollës "Mehmet Akif" me atë që i ka ndodhur asaj në...
Politike
3 Tetor 2022, 18:28
k.m.
Kuvendi i Shqipërisë
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka kërkuar fjalën për replikë ndaj kryemi...
Politike
3 Tetor 2022, 18:18
e.k
Ferdinand Xhaferraj
TIRANË- Është shoqëruar me debate të forta dhe seanca e sotme plenare në Kuvend. Gjatë një nd&e...
Politike
3 Tetor 2022, 18:16
F.M
Dashnor Sula, Belinda Balluku dhe Helidon Bushati
TIRANË- Nis me debate seanca plenare në Kuvend. Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sul...
Politike
3 Tetor 2022, 18:17
k.m.
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë një paralajmërim të fortë nga Foltorja e Kuvendit. Në fjalën e...
Politike
3 Tetor 2022, 18:15
k.m.
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën në Kuvend duke ironizuar kryedemokratin Sali Berisha dhe çështjen e lob...
Politike
3 Tetor 2022, 18:03
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka kërkuar që Lulzim Basha, ish-kreu i Partisë Demokratike të japë llogari dh...
Politike
3 Tetor 2022, 18:00
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se e mbështet idenë e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta...
Politike
3 Tetor 2022, 17:57
F.M
Sali Berisha:
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha tha se betejat e Opozitës do të vijojë me kryeministrin Edi Rama pavarësisht heqj...
Politike
3 Tetor 2022, 17:48
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve të Serbisë që të marrin p...