7 Prill 2026, 12:54
Nga I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Sali Berisha ka kërkuar përgjysmim urgjent të taksave mbi naftën, duke e cilësuar nivelin aktual të ngarkesës fiskale si ndër më të lartët në botë. Në një deklaratë për mediat, Berisha theksoi se çmimi i naftës në Shqipëri rëndohet ndjeshëm nga taksat, të cilat sipas tij arrijnë deri në 60% të vlerës së shitjes.
Berisha u shpreh se ulja e menjëhershme e kësaj barre fiskale është e domosdoshme për të lehtësuar qytetarët dhe për të amortizuar efektet e rritjes së çmimeve. Ai propozoi që taksimi i naftës të sillet në nivele të krahasueshme me vendet e rajonit, si Maqedonia e Veriut dhe Kosova, ku sipas tij çmimi është rreth 50% më i ulët.
"Në këtë kuadër, është e domosdoshme së pari dhe njëherë përgjysmimi i ngarkesës fiskale, ose ulja e ngarkesës fiskale për litrin e naftës në nivelin e vendeve përreth, në nivelin që e ka sot Maqedonia dhe Kosova, nivel që është pothuajse 50 përqind më i ulët se sa në Shqipëri. Çdo manovër tjetër është absolutisht inefikase dhe është totalisht në favor të arkës së qeverisë.
Gjer sot qeveria nuk ka asnjë ulje sepse ka vendosur nivelin 220, por problemi është se nga rritja e çmimit të naftës nga 170 në 220, qeveria akumulon rreth 80 milionë euro në vit. Asnjë qindarkë e tyre nuk është shpërndarë as për pensionistët, as për qytetarët.
Kështu që krahas përgjysmimit të nivelit të taksimit të litrit të naftës, e domosdoshme kjo, nuk ka një vend në botë, nuk ekziston asnjë vend tjetër në botë që të ketë taksuar litrin e naftës 60 përqind të çmimit me të cilin shitet. Ky është niveli më i lartë në botë i taksave për litrin e naftës. Prandaj ulja me urgjencë e kësaj barre fiskale është e domosdoshme për të parandaluar sadopak, për të amortizuar sadopak pasojat shumë të rënda të efekteve të rritjes së çmimit të naftës. Përveç kësaj, është e domosdoshme që shtresat në nevojë, bizneset e vogla të marrin kompensimin e tyre për rritjen e çmimit të naftës, një kompensim i cili i mbron, u jep mundësive pensionistëve të vazhdojnë jetën e tyre dhe u jep mundësi bizneseve të vogla që të përballojnë rritjen e çmimeve, të mos falimentojnë," tha Berisha./Dosja.al
sali berisha
Politike
7 Prill 2026, 12:47
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Sali Berisha ka akuzuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për mashtrim ndaj pensionistëve, duke thek...
Politike
7 Prill 2026, 12:31
D.S
Gazmend Bardhi
TIRANË- Debate me tone të larta mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancë janë zhvilluar në&nb...
Politike
7 Prill 2026, 12:22
I.A
Komisioni i Ligjeve
TIRANË- Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka bërë disa batuta në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, pasi ...
Politike
7 Prill 2026, 11:49
D.S
Gazmend Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike së bashku me dhjetë deputetë të tjerë t&eu...
Politike
7 Prill 2026, 11:20
D.S
ILIR BEQJA
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ...
Politike
7 Prill 2026, 11:06
I.A
Monika Kryemadhi
TIRANË- Ish-deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur sot në SPAK për masën e sigurisë detyrim paraqit...
Politike
7 Prill 2026, 10:44
D.S
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe deputetja Elda Hoti janë paraqitur k&e...
Politike
7 Prill 2026, 10:02
D.S
Belinda Balluku
TIRANË- Gjykata e Posaçme të Apelit ka rrëzuar kërkesën e ish-zv.kryeministres Belinda Ballukut....
Politike
7 Prill 2026, 09:53
D.S
Belinda Balluku
TIRANË- Apeli i Posaçëm shqyrton sot kërkesën e Belinda Ballukut për shfuqizimin e masës "pezull...
Politike
7 Prill 2026, 09:39
D.S
TIRANË-Grupi parlamentar i Partisë Socialiste u mblodh këtë të martë në ambientet e Kuvendit, me pjesëmarrjen e kryemi...