LIVE UPDATES
Politike

Berisha-pensionistëve: Nuk mund t’ju shohë Rama ju, sepse për vete banon në saraje me 8 mijë metër katror oborr

Më tej Berisha u shpreh se në vendet e tjera shpenzohen më shumë për kafshët shtëpiake se shpenzon Shqipëria për pensionistët. 

1 Nëntor 2024, 20:04 Nga E. D
Berisha-pensionistëve: Nuk mund t’ju shohë Rama ju, sepse
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë fjalimit tij mbrëmjen e sotme tha se nuk ka pasur kurrë ndonjëherë në histori qeveri më të korruptuar dhe më përçmuese se ajo e Edi Ramës ndaj pensionistëve. Berisha gjithashtu tha se Rama për vete banon në saraje me themele 57 metra të gjata, dhe 8 mijë metër katror oborr. Më tej Berisha u shpreh se në vendet e tjera shpenzohen më shumë për kafshët shtëpiake se shpenzon Shqipëria për pensionistët. 

"Në Shkodër duhet të jetë çdo shqiptar, çdo e moshuar, çdo i moshuar. U them pensionistëve se kurrë ndonjëherë në histori, nuk ka patur kurrë një qeveri të pashpirt, një qeveri që i urren dhe i përçmon ata, një qeveri që i mashtron çdo ditë, që me luksin dhe parajsën që ka ngritur për vete, mjerimi i tyre u duket lule. Të dashur pensionistë dhe pensioniste. Nuk mund të shoh, nuk mund të besojë Edi Rama se 140 mijë lekë që merrni, se 100 mijë lek që merrni nuk ju dalin dhe teprojnë ju për jetesë, paçka se ju numëroni kafshatën, paçka se ju numëroni ilaçet që nuk merrni dot. Paçka se, do më falni për shprehjen, por në vendet e tjera shpenzohen më shumë për kafshët shtëpiake se shpenzon Shqipëria për ju.

Ndërkohë kreu i narkoshtetit bën jetën e luksit. Banon në saraje me themele 57 metra të gjata. Miqtë e mi, ktheni sytë tek pallati karshi, a e dini sa i ka themelet e gjata, 48 metra, 9 metra më pak se sarajet e luksit të Edi Ramës. Nuk mund të ju shoh ju, të dashur pensionistë dhe pensioniste Edi Rama, sepse për vete banon në një vilë me një park rreth saj, i cili ishte 5 mijë dhe tani e ka bërë 8 mijë metër katror tokë. E kuptoni ju miq, 8 mijë metra oborri i shtëpisë, mafiozit Edi Rama, 8 mijë metra djersa e mundi juaj. Ky hajdut, i pamëshirë, nuk mund të mos ju mashtrojë ju.

Jo i thoshte pensionistes dje në studio, jo thoshte nuk është mashtru dhe mashtronte për të mos thënë atë fjalë që meriton. Gënjente, në 2013 thoshte pensioni mesatar ishte 100 euro, ndërkohë që pensioni mesatar ishte fiks 145 mijë lek. Ishte i vogël, ska diskutim dhe prap duhej të rritej, por ama ai pension mesatar ishte rritur 80%. Kurse sot ai pension mesatar me rritjen e inflacionit është minimumi, 30% më i ulët se në vitin 2013, por edhe 40%. Po të shtoni ilaçet dhe çmimet e tyre, është akoma më i ultë. Por për Edi Ramën është 200-180, e ku ta di unë, në mashtrim, nuk mund të ua dijë ai ju," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet