LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Ne nuk dorëzohemi! Protestën tjetër përgjigja jonë ndaj dhunës do jetë proporcionale

Gjatë fjalës së mbajtur në foltoren para Kryeministrisë, Berisha tha se PD proteston kundër rritjes së çmimit të naftës, varfërimit të shqiptarëve dhe atë  çfarë ai e quan 'farsë' elektorale. 

20 Prill 2026, 20:16 Nga E.d
Berisha: Ne nuk dorëzohemi! Protestën tjetër përgjigja
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike deklaroi se protestën tjetër përgjigja e qytetarëve do të jetë proporcionale me dhunën e policisë. Gjatë fjalës së mbajtur në foltoren para Kryeministrisë, Berisha tha se PD proteston kundër rritjes së çmimit të naftës, varfërimit të shqiptarëve dhe atë çfarë ai e quan 'farsë' elektorale. 

Kryedemokrati tha se Shqipëria po përballet me një krizë ekzistenciale për shkak të zbatimit të politikave. Sipas tij frika e Edi Ramës është arsyeja e sulmit që u bë ndaj deputetëve demokratë dhe protestuesve.

Sali Berisha: Ne ishim në protestë dhe po protestonim. Çfarë kërkonim ne? Natyrisht ne kërkonim largimin e Edi Ramës si armiku më i egër në historinë e kombit pas Enver Hoxhës. Ne protestonim kundër rritjes së çmimit të naftës, protestonim kundër farsës elektorale. Protestonim kundër rritjes së çmimeve, varfërimit të shqiptarëve. Protestonim kundër bllokimit të drejtësisë nga Edi Rama me 83 mandate krimi për të mbrojtur vjedhjet e tij dhe të Lubi Ballukut. Ne ishim në protestë kundër pengesave të mëdha të integrimit në BE.

E para herë që kjo ëndërr shekullore e shqiptarëve është vënë në rrezik nga vjedhjet e Ramës dhe Ballukut që nga viti 1991. Miq, ne ishim në protestë për pagat e ulëta, për pensionet më të ulëta në rajon dhe më qesharake. Për apartamentet mollë e ndaluar që asnjë çift nuk mund t’i blejë për të ndërtuar familjen dhe të ardhmen e tyre në këtë vend. Ne ishim në protestë kundër shpopullimit. Pra ne ishim në protestë për çdo shqiptar. Për ata shqiptarë që kanë guximin të dalin në protestë, por edhe për ata që nuk kanë guximin dhe nuk pajtohen me situatën e tmerrshme.

Ne ishim në protestë për të gjithë ata të cilëve u kërcënohet kafshata e gojës. Ne ishim në protestë si zëri i ndërgjegjes së shqiptarëve, që sot më shumë se kurrë po kushtron për ndihmë sepse kombi është në situatë të rrezikshme. Shqipëria po përballet me një katastrofë demografike që nuk e ka njohur për shekuj me radhë. Shqipëria përballet me një krizë ekzistenciale për shkak të zbatimit të politikave të Vaso Çubrilloviçit në Shqipëri. Për herë të parë në historinë e vendit po shtrohet pyetja për Shqipërinë, do jetë apo nuk do jetë.

Dhe për këto arsye, për arsye se protestuam, për arsye se ngritëm zërin, për arsye se refuzuam frikën, ne u sulmuam shtazërisht me granata e plumba gome, me helme me spraj ariu, u goditëm, u tërhoqëm zvarrë sikur të ishim populli i shtypur i Iranit, i Sirisë apo i Irakut. Po kjo të dashur miq na thotë një të vërtetë të madhe. Ne u dhunuam ditën e premte për të njëjtën arsye pse Asadi, ajatollahët dhunojnë popullin e tyre. Sepse ata kanë frikë dhe e bëjnë vetëm nga frika. Frika e Edi Ramës është arsyeja e sulmit që na u bë ne të premten.

Kjo frikë, ky alarm, që nxit dikë të helmojë popullin e tij është veçse karburant për zjarrin e misionit tonë në shpëtimin e Shqipërisë. Por njëkohësisht kjo frikë, ashtu si me të gjithë diktatorët që përmenda, është shenja dalluese e kapitullimit të tyre. Ne nuk dorëzohemi. Dita e premte ishte një fitore për ne sepse ekspozuam frikën dhe tmerrin, ligësinë e pafundme që ka kapur Edi Ramën nga kryengritja jonë. Ne nuk dorëzohemi. Protestën e ardhshme përgjigja jonë në kryengritjen tonë paqësore do të jetë proporcionale, banditë dëgjojeni, me dhunën e pajustifikuar që na u bë./Dosja.al

sali berisha pd edi rama

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet