20 Prill 2026, 19:46
Nga E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se protestuesit e opozitës u lanë në burg pa prova, por nga militantë të verbër të PS-së. Gjatë fjalës së tij në foltoren e vendosur para Kryeministrisë, Berisha shprehu mirënjohje ndaj mediave vendase dhe atyre ndërkombëtare për pasqyrimin e protestës.
Kreu i PD-së tha se lirimi i protestueve është beteja e opozitës.
Sali Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet e mia më të përzemërta, mirënjohje të pakufishme për të gjithë ju miq që çdo javë, çdo të hënë mblidheni në këtë shesh, mblidheni në kuvendin e vërtetë të qytetarëve shqiptarë guximtarë.
Por një mirënjohje të pakufishme le t’u shprehim ne atyre dhjetëra e mijëra qytetarëve që me uraganin e fuqishëm të lirisë, dridhen themelet e regjimit të organizatës kriminale të Edi Ramës të premten që shkoi, dhe shndërruan zërin e shqiptarëve guximtarë në jehonën më të fuqishme botërore.
Mirënjohje të madhe medieve shqiptare dhe atyre ndërkombëtare për mbështetjen e jashtëzakonshme të kauzës tonë, pasqyrimin fantastik të kryengritjes tonë paqësore.
Sonte unë kam një mirënjohje dhe përshëndetje shumë të përzemërt për heronjtë e kryengritjes paqësore të 17 prillit, Klement Çuçka, Bujar Tusha, Henri Shapllo, Mirvet Toçilla, Sem Bici, të cilët qëndruan si luanë ndaj torturave çnjerëzore shtazarake që kriminelë me uniformë kryen ndaj tyre në qelitë e komisariateve dhe u mbajtën sot në burg pa asnjë provë, pa asnjë fakt nga prokurorë dhe gjykatës Kapo dhe Peza, militantë të verbër partiakë.
Ata janë ndërgjegja jonë, janë frymëzimi ynë. Lirimi i tyre urgjent nga burgu është beteja jonë. Një përshëndetje të përzemërt edhe për guximtarët e pamposhtur Ikball Domi, Gentian Tuga, Ernest Kapo, Preng Lala, Edison Shyti, Bardhyl Ndou, Sokol Bajraktari,etj, të cilët u torturuan në komisariate nga banditë me uniformë, por qëndruan të pamposhtur./Dosja.al
sali berisha pd protesta
Politike
20 Prill 2026, 19:23
E.d
Komisionarja për Zgjerim, Marta Kos
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, i cilësoi si “inkurajuese” zhvilli...
Politike
20 Prill 2026, 18:35
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se po krijohet Banka Shqiptare e Zhvillimit, e cila aktualisht po zhvillon stafin e saj. Gjatë...
Politike
20 Prill 2026, 18:19
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se bizneset duhet të kenë kujdes me përcaktimin e çmimeve. Gjatë ...
Politike
20 Prill 2026, 18:10
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama foli për Paketën e Maleve, për të cilën tha se lindi nga nevoja për t'i...
Politike
20 Prill 2026, 18:00
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me përfaqësues të agroturizmi...
Politike
20 Prill 2026, 17:27
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Ish-presidenti i vendit, Ilir Meta ka reaguar sërish lidhur me hetimin që SPAK po bën ndaj tij, duke e cilë...
Politike
20 Prill 2026, 16:11
E.d
Albulena Haxhiu
Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka autorizuar dërgimin e Forcës së Sigu...
Politike
20 Prill 2026, 15:42
E.d
Ilir Meta
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka pretenduar se çdo letërporosi e nisur nga Pro...
Politike
20 Prill 2026, 15:28
E.d
Flamuj të BE-së të vendosur në selinë e Komisionit Evropian.
Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka paralajmë...
Politike
20 Prill 2026, 15:04
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Partia Demokratike ka bërë një sqarim për procesverbalin në Kurbin, për të cilin tha se...