LIVE UPDATES
Politike

Berisha në grupin e PPE: Ne po luftojmë një diktaturë, çdo ndihmë që mund të na jepni, do u jemi shumë mirënjohës

Sipas Berishës, Shqipëria, është vendi ku nuk ekziston më prezumimi i pafajësisë, teksa iu referua arrestimve dhe përndjekjeve politike të opozitës.

7 Prill 2025, 11:11 Nga I.A
Berisha në grupin e PPE: Ne po luftojmë një diktaturë,
Sali Berisha

STRASBURG- Kryetari i PD, Sali Berisha në mbledhjen e grupit të PPE-së tha se në Shqipëri po luftohet ndaj një dikature. Gjatë fjalës së tij në Strasburg, Berisha kërkoi ndihmë nga PPE për ta mposhtuar atë, duke shtuar se do tu jetë mirënjohës.

Sipas Berishës, Shqipëria, është vendi ku nuk ekziston më prezumimi i pafajësisë, teksa iu referua arrestimve dhe përndjekjeve politike të opozitës. Më tej Berisha në fjalën e tij shtoi gjithashtu se torturat janë të zakonshme dhe vdekjet në burgjet shqiptare janë të zakonshme.

"Tani, nëse shikoni Shqipërinë, është një vend ku nuk ekziston më prezumimi i pafajësisë. 67 përqind e të arrestuarve janë në paraburgim. Vetëm i arrestojnë dhe i plasin në burg. Kjo është e vërteta në këtë vend.
Torturat janë të zakonshme, vdekjet ën burgjet shqiptare janë të zakonshme. Zonja dhe zotërinj, Shqipëria po del si një shtet me kartele droge dhe krim të organizuar. Kryeministri shqiptar vetë priti në zyrën e tij një koordinator të gjithë këtyre organizatave kriminale dhe emri i tij është shumë i njohur. Vetë ai, zoti Rama i takoi ata në Aruba, në Dubai.

Emri i zotit Rama citohet në media si i lidhur me ta. Rama u ofron atyre, ata kontrollojnë të gjitha lejet e ndërtimit në vend. Kush vjen në TIranë mund të shohë shumë kulla teksa ngrihen. Por gazetarët investigativë kanë zbuluar se vetëm 20 përqind e parave vijnë nga sistemi bankar, të tjerat vijnë nga nëntoka. Vrasësit, trafikantët, vrasësit seriale bëjnë ligjin në zgjedhje. Ata janë të gjithë të përfshirë në procesin zgjedhor dhe mbjellin frikë dhe terror tek qytetarët. Agjencitë ndërkombëtare të zbatimit të ligjit nga Franca, Holanda, Belgjika kanë zbuluar kodet e SKY EÇ, Matrix, EncrochChat, janë telefona të koduar, me të cilët gangsterët në Europë dhe botë komunikojnë me njëri-tjetrin.

Gjuha e dytë më e përdorur ishte gjuha shqiptare. Përqendrimi më i madh i këtyre telefonave ishte godina e kryeministrisë dhe vetë Edi Rama përdorte 3 prej tyre. Këto agjenci sollën 1 milion paqe të transkriptuara. Këto transkriptime trajtojnë përfshirjen e tyre të thellë në zgjedhje, por në Shqipëri, krimi elektoral është amnistuar.
Drejtësia politike e kontrolluar nga Edi Rama nuk merret me këtë krim. Kështu që këto zgjedhje janë një proces me një makinerie të madhe blerjesh votash dhe një makineri të madhe frike që kontrollon vullnetin e popullit.
Gjatë këtyre javëve, kryeministri vetë do japë 100 euro për çdo pensionist di dhuratë për votën. Krahas kësaj është kanabisi për votën, ai ka shpërndarë 148 licenca për të mbjellë kanabis në mbarë vendin.

Ai nuk respekton asnjë ligj të Kodit Elektoral. Këto janë, kjo është panorama e Shqipërisë, situata ku jemi.
Tani, cilat janë opsionet tona? Ne duhet të luftojmë, të luftojmë, të luftojmë. Në një diktaturë, nuk ke asnjë opsion tjetër. Por çfarëdo ndihme që mund të japë ky institucion, ne jemi shumë mirënjohës. Pas dy ditësh, Parlamenti Europian, komisioni i jashtëm do organizojë një seancë dëgjimore për Shqipërinë. Ky shkëmbim është një mesazh i mirë që i dërgojmë shqiptarëve për interesin tuaj të madh," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet