Përshkallëzohet situata në Lindjen e Mesme/ SHBA vijon bombardimet, Irani përgjigjet me sulme në shtetet e Gjirit
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Atentati në Sarandë/ Si u organizua sulmi ndaj 50-vjeçarit, dyshimet për arratisjen me skaf 18 Korrik, 10:00 ...
Berisha tha se karta e konsumatorit do shtrihet tek të gjithë minatorët, zjarrtarët, gjeologët.
BULQIZË- Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi sot në takimin e zhvilluar në Bulqizë se do të mbrohet me çdo kush shëndeti i minatorit. Berisha tha se karta e konsumatorit do shtrihet tek të gjithë minatorët, zjarrtarët, gjeologët.
Më tej, kryedemokrati u shpreh se renta minerare u vendos mbi një kuadër ndërkombëtar të OKB, sipas të cilës ajo duhet të merret dhe t’u jepet autoriteteve lokale për nevoja. Me ardhjen e PD-së në qeveri, Berisha tha se renta do i mbetet komunitetit lokal.
Gjatë fjalës së tij, Berisha ka ironizuar takimin e PS pak ditë më parë në Dibër, ku pyeti se "çfarë u sjell minatorëve Lamborghini i Noizyt".
Ndërsa iu përgjigj deklaratave të Ramës në Devoll, Berisha tha se i mban ato fjalime jo "se është i rrjedhur, por se është i trembur".
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Trajtimi mjekësor do jetë krejtësisht i veçantë, sipas profilit të minierave. Do mbrohet me çdo kusht shëndeti juaj. Minierat kanë grimcat, është e njohur. Pra, shëndeti i minatorit do ketë një përparësi të madhe. Karta e konsumatorit do shtrihet tek të gjithë minatorët, zjarrtarët, gjeologët. Karta e konsumatorit do të thotë që do blini çdo gjë që u duhet për jetesën tuaj 20 përqind më lirë. Tjetër. Ne futëm për herë të parë rentën sepse ne jemi parti e taksave të ulëta. Ajo taksë të ngelej për Bulqizën, për shkollat, për qendrën shëndetësore. Merr fund! Dhe marrëveshja ndërkombëtare e Shqipërisë për rentën ka këtë përcaktim.
Renta u vendos mbi një kuadër ndërkombëtar të OKB, sipas të cilës ajo duhet të merret dhe t’u jepet autoriteteve lokale për nevoja. Këta e grabisin, e marrin vetë. Merr fund ajo. Renta do i mbetet komunitetit lokal. Dhe ky status, kjo situatë do shtrihet në të gjithë Shqipërinë. Pa përjashtim. Made in Albania është shtylla e dytë kryesore e prodhimit tonë. Krenaria jonë është prodhimi ynë kombëtar. Dhe ne mund të nxjerrim minerale ndoshta më shumë se çdo vend tjetër në Ballkan. Askush nuk ka shumëllojshmërinë e mineraleve dhe minierave tona. Jo vetëm do i nxjerrim, por do i shndërrojmë më pasuri dhe mirëqenie për ju. Unë përgëzoj zotin Spahiu për angazhimin e tij direkt dhe zotin Gëzim Kalaja, që me aq vendosmëri ka mbrojtur kauzën tuaj. Kauza juaj është e drejtë dhe ajo kauzë me datën 11 Maj triumfon në mënyrë përfundimtare.
Unë personalisht u them ju se atë e grupoi si një borxh që Shqipëria ka ndaj jush. Dhe borxhi do kthehet. Borxhliu që nuk kthen borxhin është i mjerë.
Ne do u vendosim ju në piedestalin që meritoni! Miq, ky është programi ynë për minatorët. Por dëgjojeni pak programin tjetër. Një pyetje t’u bëj, po çfarë i hyn në punë minatorëve që rraskapiten 8 orë në galeri, Lamborghini i Noizit? Më thoni ju mua? Çfarë u sjell minatorëve Lamborghini i Noizit. Sot ai në Devoll, mosha e ka bërë të rrjedhur Berishës. Unë nuk i them se je i rrjedhur Edi Rama. Edi, nuk je i rrjedhur, por je i trembur. Je i tmerruar. Ti edhe klounin bën, por prapë hajde këtu në këtë sallë të dalim përpara këtyre burrave. Po ta mban, hajde këtu, mos dil me Lamborhinin e Noizit, po dil me këta.
Dil pak këtu, dëgjoji këta burrash se çfarë sakrificash bëjnë. Po ty nuk ta vret fare për ta se mendjen e ke te Lamborghinët, e ke te Kopshti i Edenit që e blen 5 milionë euro për të eglendisur sytë, dhe të sëmurët i lë pa ilaçe në Spitalin Onkologjik.
Ndaj dhe lëri ato ti.. Ai bën klounin, po nuk është as kloun. Problemi i tij është se nuk di ku të fusë kokën. Ai është në rreth të kuq, prandaj bën klounin. Ai është në rreth të kuq sepse siç u damkos në rezolutën e udhëheqjes politike më kryesore të Europës, ky është armik i pluralizmit, ky është armik i opozitës, ky është sipërmarrës i përbashkët me krimin. Ndaj ta kesh të qartë ai se kurrë, deri në orën e fundit të jetës së tij, këto damka nuk i hiqen.Nuk del nga rrethi i kuq më.
sali berisha BULQIZË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është ndalur në Bulqizë në takimin përmbyllë...
gjokutaj TIRANË- Avokati Genc Gjokutaj ka folur për gazetarët jashtë ambienteve të Gjykatës së Posaçme pas shtyrj...
GJKKO TIRANË- Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në datën 19 maj seancën për dosjen "Partizani". Në seanc&...
Ervin Salinaji TIRANË- Ish-deputeti demokrat Ervin Salinaji ka bërë thirrje nga burgu i Fierit që shqiptarët të dalin të...
Jozefina Topalli TIRANË- Drejtuesja politike e PD-së për diasporën, Jozefina Topalli ka deklaruar se vota e diasporës në Greq...
sali berisha BURREL- Kryedemokrati Sali Berisha tha sot në takimin përmbyllës të fushatës elektorale në Burrel se do të ...
Monika Kryemadhi TIRANË- Deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme në zbatim t&...
Lumir Abdixhiku KOSOVË- Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka folur pas dërgimit të letrës për marrëveshje për bash...
Rama DEVOLL- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nga Devolli ka folur në lidhje me planet e tij për mandatin e katërt. ...
takimi ne mat BURREL- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Burrel ka risjellë në vëm...