LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Donin të na zhduknin, por ne qëndruam të hekurt pavarësisht nga çmimi që mund të paguanim

Kryedemokrati theksoi ndër të tjera, se gjatë këtyre viteve, shqiptarët u rrokullisën të fundit në rajon për rroga dhe pensione.

17 Janar 2026, 18:37 Nga E. D
Berisha: Donin të na zhduknin, por ne qëndruam të hekurt
Sali Berisha

LAPRAKË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalsë së tij në ‘Foltoren’ në Laprakë, u shpreh se PD është parti e ndryshimeve të mëdha. Lideri i opozitës u shpreh se donin t'i zhduknin, por qëndruan të hekurt pavarësisht nga çmimi që mund të paguanin. Kryedemokrati theksoi ndër të tjera, se gjatë këtyre viteve, shqiptarët u rrokullisën të fundit në rajon për rroga dhe pensione.

"Në qoftë se në vitin 2013, pas një sage të gjatë varfërie, ne ja dolëm të kemi në Shqipëri rrogat dhe pensionet më të larta në rajon. Gjatë këtyre viteve, ne u rrokullisëm përsëri të fundit në rajon për rroga dhe pensione. Pra, u ndala tek këto faktorë për të theksuar se sa të vështira kanë qenë për secilin prej jush, njerëzve me ndërgjegje politike, njerëz me ideale të larta njerëzore, patriotë, atdhedashës, sa të vështira kanë qenë këto 13 vite në opozitë. Por miqtë e mi, dy gjëra duhet të mbajmë parasysh.

Së pari, kush jemi ne? Kush jemi ne demokratët? Në qoftë se kthejmë kokën mbrapa, ne demokratët, për ne demokratët politika veprimtaria jonë politike është arti i të pamundurës. Ne të pamundurën e bëjmë të mundur. A mund të imagjinoni ju? vitin '91, '92 kur erdhëm në pushtet. Të gjitha premtimet tona ishin premtime idealiste. Asnjë nga ne nuk njihte asnjë nga praktikat që duhet që duhet të zbatonin për realizimin e tyre. Vinin të gjithë nga një sistem i tmerrshëm, ku njohuritë tona fillonin dhe mbaronin me ekonominë socialiste, me rendin socialist.

Por ne, besimtarë tek Zoti dhe tek idealet fisnike të njeriut, arritëm me shpejtësi të madhe të hedhim bazat në Shqipëri të sistemit demokratik. Shqipëria në atë periudhë, nga viti në vit dyfishonte të ardhurat. Shqipëria, vendi më i kolektivizuar, një lloj si Koreja e Veriut sot, arriti në katër vite vendi më i privatizuar, vendi i iniciativës së lirë tuaj. Shqipëria u hap ndaj botës. Por, siç dihet, patëm një moment shumë të vështirë, shumë të rëndë. Skemat piramidale, nuk dua të bëj historinë e tyre. Ne nuk i njihnim.

Por pse s’i njihnim, përgjegjësia ishte e jona. Dhe ne e morëm atë përgjegjësi, dolëm në opozitë, u përpoqën të na zhduknin. U përpoqën të na fshinin nga faqja e dheut. U përpoqën që emri ynë të harrohej. Por çfarë ndodhi? Përkundrazi, ne u ngritëm si feniksi nga hiri. Ju jeni dëshmitarë. Ku e nisëm ne në vitin ‘97? Dhe pse u ngritëm? Po u ngritëm për dy arsye. E para ne u treguam të ndershëm me qytetarët. Qeveria nuk kishte prekur asnjë qindarkë. Asnjë qindarkë. Dhe e dyta, ne u thamë qytetarëve, ato para nuk i kthejmë ne. Pse? Se ai nuk ishte një borxh i marrë nga qeveria.

Dhe për ta kthyer atë qeveria duhet të merrte paratë tuaja që s’kishit vënë para në skema piramidale dhe t’ua jepte atyre të tjerëve. Kjo ishte pastaj betejë për karrige, e pa moral, e pandershme. Dhe ju kujtohet shumë mirë kur rivali im bënte fushatë do t’ju kthejë çdo qindarkë. Unë ju thashë qytetarëve se nuk mund të kthejë asnjë qindarkë, përveç atyre që janë në, në llogaritë e firmave. Sepse borxhi është i vjetër sa vetë njeriu. Dhe njeriu një borxh që s'e ka marrë nuk e njeh kurrë. Sado e dhimbshme ishte kjo, po ju them unë ty, në qoftë se do kishim bërë të kundërtën, s’do ishim sot në këtë sallë më.

Ne qëndruam, ne qëndruam të hekurt pavarësisht nga çmimi që mund të paguanim, në një parim të drejtë dhe të ndershëm, në një moral. Nuk mund të mirrje ti paratë e tjetrit që kishte vendosur në banka për të shlyer llogaritë e atij tjetrit që ishte vendosur në skema. U përpoqën, çfarë akuzash nuk bënë. Krime kundër njerëzimit. Dilnin me një shishe Pepsi përpara thonin që ky, ky është një helm i tmerrshëm ushtarak. Po ne s'u lëkundëm. Ne vazhduam në idealet tona, në besimin tonë," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë