Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Berisha tha se nëse Rama hetohet, do të zbulohen gjëra trronditëse sepse ai vepron si grup mafioz.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u ka bërë thirrje mediave të huaja që të hetojnë kryeministrin Edi Rama. Në fjalën e tij nga podiumi në bulevardin ku u mbajt protesta, Berisha tha se nëse Rama hetohet, do të zbulohen gjëra trronditëse sepse ai vepron si grup mafioz.
Fjala e Berishës:
Të nderuar gazetarë të medieve të huaja, korrupsioni shqiptar është sa kombëtar, aq edhe ndërkomëbtar. Edi Rama dhe qeveria e tij përdor të gjitha format e korrupsionit, politik, monetar, erotik, për të blerë mbështetje kundër kundërshtarëve të tij. Ai është kryeministri i vetëm që e përdor korrupsion për të lobuar kundër atyre që e denoncojnë korrupsionin e tij.
Në Shqipëri, në katër anët e saj, thonë se po takove Ramën, duhet të kontrollosh xhepat, se ai të ka marrë ndonjë gjë.
Ai, ashtu siç blen votat, blen deputetë, siç bleu edhe kreun e opozitës. Ai blen deklarata ambasadorësh kundër kundërshtarëve të tij, vetëm e vetëm për të çimentuar monizmin e tij. Medieve evropiane dhe atyre amerikane u them investigojeni atë që po ndodh në Shqipëri, investigojeni Edi Ramën. Një reporter gjerman zbuloi se Edi Rama vepron si grup mafioz.
Ju garantoj që do gjeni gjëra tronditëse. Sot në Shqipëri ka ambasadorë që në shkelje të plotë të Konventës së Vjenës, bejnë gjithçka kundër opozitës, për emërimin e kreut të saj, duke akuzuar pa asnjë fakt apo dokument, liderin e shkelur me votën e lirë. Ndërkohë ulen krah për krah me vjedhësit e votës së lirë. Opozita shqiptare përballet me lotimin korruptiv të George Soros. Por ne qëndrojmë dhe do qëndrojmë të pavarur në mbrojtje të vlerave që përfaqësojmë. Mafia shqiptare dhe ajo ndërkombëtare nuk do na mposhtë kurrë. Ndaj ftoj mediat që të hetojnë se jo vetëm do zbardhin krime të denja për çmimet Pulitzer, por do ndihmojnë një popull që vuan. Qyetarëve europianë u them se nuk është varfëria shkaku i këtij eksodi, por vjedhja që u bëhet atyre.
Kryedemokrati Sali Berisha u dhunua këtë mesditë nga një 31-vjeçar të identifikuar si Gert Shehu. Kreu i PD-së po ecte krah Kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta në momentin që Shehu u afrua dhe iu sul kryedemokratit duke e qëlluar me grusht. kreu i PD-së ra në tokë dhe në atë çast ndërhynë truprojat e tij duke dhunuar 31-vjeçarin. pasi e rrahën, truprojat ia dorëzuan policisë. I riu rezulton të jetë një person me çrregullim psikotik të papërcaktuar dhe mjekohej.
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka lënë të kuptohet se sulmi që u bë sot ndaj tij ishte i planifikuar nga qev...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se Gert Shehu, 31-vjeçari që e dhunoi në protestë ësh...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka paralajmëruar destabilizim në vend. Në fjalën e tij në p...
Berisha flet pas dhunimit nga protestuesi: I uroj mirëseardhjen liderëve të Bashkimit Europian. Ne ishim në rrugën e ekonomisë s&e...
Belinda Balluku TIRANË- Reagon Qeveria për dhunën e ushtruar ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Pasi përfun...
Oliver Varhelyi TIRANË-Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Europaian, Oliver Varhelyi, u shpreh së marrëveshja për tarifat '...
Ilir Meta TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si organizatorin e sulmit ndaj kryedemokratit S...
Samit TIRANË- Teksa protesta e opozitës është shoqëruar me tensione pas sulmit me dhunë ndaj kreut të opozitës Sali...
Belinda Balluku TIRANË-Zëvendës kryeministrja, Belinda Balluku, mbajti fjalën e saj në konferencën që u zhvillua me eksp...
Peter Krisztain Fekete TIRANË- Eksperti Peter Krisztain Fekete deklaroi se për marrëveshjen e 'Roaming' do të këtë shumë...