LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Mediat e kontrolluara nga qeveria duan me çdo kusht të mbajnë në këmbë regjimin mafioz të Ramës

Duke folur në ‘Foltoren’ tek kryeministria, Berisha u shpreh se mediat paguhen nga Rama për të shtrëmbëruar realitetin.

6 Prill 2026, 19:40 Nga E.d
Berisha: Mediat e kontrolluara nga qeveria duan me çdo kusht të
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se mediat e kontrolluara nga qeveria duan me çdo kusht të mbajnë në këmbë regjimin mafioz të Ramës. Duke folur në ‘Foltoren’ tek kryeministria, Berisha u shpreh se mediat paguhen nga Rama për të shtrëmbëruar realitetin.

Ai tha se në debatet televizive, flitet për Tiranën si të ishtë Praga apo Parisi.

Sali Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet e mia më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme ndaj jush qytetare dhe qytetarë të TIranës, por edhe të Shqipërisë që mblidheni këtu çdo të hënë për të përfaqësuar zërin e vërtetë, ndërgjegjen e vërtetë, idealet fisnike të qytetarëve shqiptarë. I bëni në këtë mënyrë një shërbim të jashtëzakonshëm vendit, opozitës, por edhe të ardhmes tonë.

Por unë kam një mirënjohje të pakufishme sonte për oratorët e kësaj platforme, të cilët kanë sjellë në këtë platformë më fuqishëm se kurrë, më fuqishëm se kudo tjetër, më të vërtetë se në çdo vend tjetër, zërin e qytetarëve shqiptarë.
Asnjëherë një shesh, asnjë vend në këtë tokë nuk ka dëgjuar fjalime më kuptimplota, fjalime më të lidhura, fjalime më të drejta se sa fjalimet e qytetarëve.

Kjo foltore u nis si foltore e qytetarëve dhe mund të them se me fjalimet e mbajtura në këtë foltore, ajo është pa diskutim një kreshtë në oratorinë, në zërin, në përgjegjësinë e qytetarëve shqiptarë. Sot, më shumë se kurrë shoqëria jonë, qytetarët shqiptarë kanë nevojë për fjalën e të vërtetës, kanë nevojë për zërin e të vërtetës sepse ne jetojmë në një terror të jashtëzakonshëm të propagandës dhe mashtrimit.

Sot, mediat e kontrolluara nga qeveria, 24 orë në 24 orë në shtatë ditë të javës shpërndajnë mashtrime, trillime, me të cilat kanë vetëm një qëllim, të mbajnë me çdo kusht në këmbë regjimin mafioz të Edi Ramës, pasi ai u ushqen ato me paratë qau vjedh qytetarëve. I ndiqni debatet në studiot e tyre, ato flasin për Tiranën dhe Shqipërinë sikur po flasin për Pragën, për Berlinin, për Parisin apo për vende dhe kryeqytete ku demokracia është e paprekshme.

Ato në këtë mënyrë barazojnë Edi Ramën, padrinon më të rrezikshëm të mafies së Ballkanit, me njerëzit e lirë, me udhëheqës të lirë, me qeveri që respektojnë vullnetin e qytetarëve, me qeveri që zëvendësohen me votën e qytetarëve. Po t’i ndiqni, kanë një frazë standard që ua dikton zyra e Edi Ramës. Në një sistem demokratik, thonë ata, në një kohë kur në Shqipëri ky sistem nuk ekziston, por ata duan me çdo kusht të legjitimojnë pushtetin e krimit të Edi Ramës.

Në një sistem demokratik, thonë ata, lakej dhe çakej të regjimit të krimit, përpiqen të bindin shqiptarët se demokraci është regjim i cili votën e qytetarëve e rrëmben me kartele droge, e rrëmben me miliarda euro, e blen, e rrëmben me të gjitha mënyrat dhe i shndërron zgjedhjet në farsë. Në një sistem demokratik, thonë ata, lakej dhe çakej që ushqehen si shushunja me taksat tuaja, duan të mbulojnë vjedhjet e tmerrshme të Edi Ramës. Duan të mbulojnë përçmimin e madh që ai ka për qytetarët./Dosja.al

sali berisha foltore pd

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet