Dita e 50-të e revoltës qytetetare/ Shqiptarët vijojnë qëndresën në shesh: Rama në burg, Berisha në burg
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Berisha u shpreh se beteja me studentët, është beteja më e vështirë që alarmoi diktatorin, i cili i ftoi ata në mesnatë t’i presë në një sallë të universitetit. Ai shtoi se Azem Hajdari me një grup u paraqitën në takim me presidentin, Ramiz Alinë teksa i theksuan se ata nuk po protestojnë për një gotë çaj por për fatet e lirisë.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij para të rinjve të cilët janë mbledhur në Qytet Studenti e rastin e 8 dhjetorit. Berisha u shpreh se beteja me studentët, është beteja më e vështirë që alarmoi diktatorin, i cili i ftoi ata në mesnatë t’i presë në një sallë të universitetit. Ai shtoi se Azem Hajdari me një grup u paraqitën në takim me presidentin, Ramiz Alinë teksa i theksuan se ata nuk po protestojnë për një gotë çaj por për fatet e lirisë.
Berisha tha se ata ishin të pamposhtur. Ai shtoi se më datën 9, ora 8 të mëngjesit, ata u bashkohen me vendimin solemn për t’i pushtuar regjimit sheshin e pushtetit, sheshin qendror të Tiranës.Berisha thekson se Azem Hajdari, ngrihej mbi supet e tyre me thirrjet: Poshtë dinastia, poshtë diktatura, liri demokraci!
Fjala e Berishës:
Duke kuptuar se, beteja me studentët, është beteja më e vështirë për të alarmoi diktatorin, i ftoi ata në mesnatë t’i presë në një sallë të universitetit. Azem Hajdari me një grup syrësh u paraqitën në takim. Për cfarë po protestoni, i pyeti, Ramiz Alia? Nuk po protestojmë për një gotë çaj, z.President, iu përgjigj, Azem Hajdari. Po protestojmë për fatet e lirisë.
U nda nga takimi se diktatori do të vinte t’i takonte, në këtë sallë që sot e kanë mbyllur për ju, diktatorët e rinj. Por, siç ishte, i pabesë dhe i frikësuar gjer në palcë, i kishte nxjerrë në dërgatës së studentëve pusi, i kishte vendosur pusi sambistët, me në krye ministrin e Brendshëm, Hekuran Isai, dhe mbi ta u vërsulën si shtazë, me shkopinj dhe mjete tjera, në mënyrë që këta të mos mendonin më të protestonin. Këta të dorëzoheshin.
Por unë u them ju, se ata qenë të pamposhtur. I pamposhtur është vetëm ai që, pasi rrëzohet, ngrihet. Më datën 9, ora 8 të mëngjesit, ata bashkohen me vendimin solemn për t’i pushtuar regjimit sheshin e pushtetit, sheshin qendror të Tiranës. Dhe nisen drejt tij.
Pata fatin e madh që, së bashku me shkrimtarin e njohur, Besnik Mustafaj dhe kinoastin, Kujtim Çashku, të mësojmë se ishin nisur drejt qytetit dhe u nisëm drejt tyre. U gjetëm përballë tyre në rrugën e Elbasanit, segmentin midis Liceut Artistik, dhe sot, rezidencës së ambasadorit italian. Ishim shumë afër, pak metra.
Azem Hajdari, ngrihej mbi supet e tyre me thirrjet: poshtë dinastia, poshtë diktatura, liri demokraci! Ndërkohë, ata djem dhe vajza ishin të rrethuar nga forca sambiste, polici, gardë, ushtri. Shumë e shumë herë më numerikë, se sa ishin ata.
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij para të rinjve të cilët janë mbledhur n...
Ilir Meta TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dhënë një mesazh nga burgu lidhur ne 8 Dhjetorin, Dit&eum...
pamje nga qytet studenti TIRANË- Në sheshin "Azem Hajdari" të Qytetit Studenti janë mbledhur të rinjtë e Forumit Rinor t&eum...
genta vangjeli TIRANË- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli ka mbajtur sot një deklarat...
Hashim Thaçi KOSOVË- Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dalë ditën e sotme para Gjykatës Speciale në Ha...
tedi blushi TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka shpërndarë një video në...
selia e pd TIRANË- Sot për Ditën e Rinisë, Partia Demokratike do të zhvillojë një marshim-protestë n&eu...
Trump, Osmani dhe Macron PARIS- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka postuar një foto në llogarinë e saj në "Facebook". Në ...
foto ilustruese KOSOVË- Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, së bashku me tre të akuzuar të tjerë për ndikim m...
pamje nga ceremonia FRANCË- Katedralja e Notre Dame në Paris ka rihapur dyert e saj ditën e djeshme, pesë vjet e gjysmë pas zjarri...