Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Berisha u shpreh se do nisin marshimin nga Qytet Studenti për të nderuar veprën e pavdekshme të studentëve liberatorë dhe tribunit legjendar të tyre, Azem Hajdari.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij para të rinjve të cilët janë mbledhur në Qytet Studenti e rastin e 8 dhjetorit. Berisha u shpreh se do nisin marshimin nga Qytet Studenti për të nderuar veprën e pavdekshme të studentëve liberatorë dhe tribunit legjendar të tyre, Azem Hajdari.
Ai shtoi se vendi ynë ka një histori të dhimbshme dhe të vështirë. Berisha theksoi se në vitin 1912, u shpall pavarësia e kombit dhe liria e tij. Ai shtoi se në vitin 1944, më 28 tetor, populli ynë u çlirua nga një pushtim i jashtëm, për të rënë po atë ditë me nnjë pushtim të brendshëm barbar, më mizorin që kohërat kanë njohur në diktaturën staliniste të Enver Hoxhës.
Berisha u shpreh se kjo diktaturë, në 46 vite të ekzistencës së saj vendosi mbi shqiptarët shtypjen më të egër që ata kishin njohur në tërë historinë. Ai shtoi se vendosi diktaturën më të thellë të izolimit të tyre, sa kurrë ndonjëherë në histori.
Fjala e Berishës:
Mirëdita dhe përshëndetjet më të përzemërta. Mirënjohjen më të thellë ndaj jush që, keni ardhur sot këtu për të nderuar veprën e pavdekshme të studentëve liberatorë dhe tribunit legjendar të tyre, Azem Hajdari, më 8 dhjetor të vitit 1990.
Miqtë e mi, ne kemi patur një histori të dhimbshme dhe të vështirë. Në vitin 1912, u shpall pavarësia e kombit dhe liria e tij. Në vitin 1944, më 28 tetor, populli ynë u çlirua nga një pushtim i jashtëm, për të rënë po atë ditë me nnjë pushtim të brendshëm barbar, më mizorin që kohërat kanë njohur në diktaturën staliniste të Enver Hoxhës.
Kjo diktaturë, në 46 vite të ekzistencës së saj vendosi mbi shqiptarët shtypjen më të egër që ata kishin njohur në tërë historinë. Vendosi diktaturën më të thellë të izolimit të tyre, sa kurrë ndonjëherë në histori. Vendosi tiraninë e urisë dhe skamjes që, shqiptarët s’e kishin njohur kurrë më parë nëpërmjet hiperkolektivizmit.
Rënia e murit të Berlinit dhe revolucionet demokratike të vitit 1989, pavarësisht prej tyre, Shqipëria mbetej siç e cilësonte partia staliniste dhe diktatori i fundi, si bastioni ose kështjella buzë Adriatikut e socializmit.
Regjimi, me propagandën e tij, fliste çdo ditë për demokratizimin, por vriste çdo javë të rinjtë, të cilët niseshin për të kaluar në botën e lirë. Dhe jo vetëm i ekzekutonte, por i sillte dhe i zvarriste kufomat e tyre në qytetet: Shkodër, Gjirokastër, Sarandë, Korçë, vetëm e vetëm për të terrorizuar popullatën.
Pikërisht, në këto rrethana, 34 vite më parë, një grup studentësh dalin në darkë në këtë shesh dhe nisin protestën e parë studentore në historinë e vendit. Rreshtojnë një seri kërkesash. Po regjimi, pavarësisht se ata nuk ishin shumë, atë natë ishin ndofta jo më shumë se sa jeni ju këtu sot.
Ilir Meta TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dhënë një mesazh nga burgu lidhur ne 8 Dhjetorin, Dit&eum...
pamje nga qytet studenti TIRANË- Në sheshin "Azem Hajdari" të Qytetit Studenti janë mbledhur të rinjtë e Forumit Rinor t&eum...
genta vangjeli TIRANË- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli ka mbajtur sot një deklarat...
Hashim Thaçi KOSOVË- Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dalë ditën e sotme para Gjykatës Speciale në Ha...
tedi blushi TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka shpërndarë një video në...
selia e pd TIRANË- Sot për Ditën e Rinisë, Partia Demokratike do të zhvillojë një marshim-protestë n&eu...
Trump, Osmani dhe Macron PARIS- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka postuar një foto në llogarinë e saj në "Facebook". Në ...
foto ilustruese KOSOVË- Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, së bashku me tre të akuzuar të tjerë për ndikim m...
pamje nga ceremonia FRANCË- Katedralja e Notre Dame në Paris ka rihapur dyert e saj ditën e djeshme, pesë vjet e gjysmë pas zjarri...
Foto ilustruese MAQEDONI E VERIUT- Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut pritet që pas disa ditësh të nisë seancën ...