"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Gjatë një bashkëbisedimi me demokratët në Korçë, Berisha tha se kjo ishtë një marrëveshje mes Taulant Ballës dhe Gazment Bardhit.
KORÇË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Komisioni Hetimor për masakrën zgjedhore të 25 prillit u mbyll për shkak se do të hetohej edhe vrasja e Pjerin Xhuvanit. Gjatë një bashkëbisedimi me demokratët në Korçë, Berisha tha se kjo ishtë një marrëveshje mes Taulant Ballës dhe Gazment Bardhit.
“U vra tjetri në Elbasan, mjek ishte ai, nuk mund të vritej, aty ndodhi përplasja. Prokurori do dhe tha se aty s’kishte materiale zgjedhore, ishte plot me materiale zgjedhore të Taulant Ballës dhe u faktua që ishte. Dhe ku u katandis edhe opozita. Prokurori, për mashtrimin publik që iu bëri shqiptarëve u gradua dhe shkoi në SPAK. Komisioni Hetimor Parlamentar për zgjedhje, u mbyll, sapo doli se do të hetohej çështja e Elbasanit, e mbyllën të dyja palët, edhe pozita edhe opozita. Gjendja është jashtëzakonisht kritike, e padurueshme, por ne me besim dhe me durim, duhet të përpiqemi që jo lëvizje të përfshijë çdo shqiptar që e do këtë vend për të përmbysur në rrugë demokratike këtë regjim dhe rikthyer vendin në rrugën që meriton, në rrugën e zhvillimit, në rrugën e lirisë, në rrugën e integrimit”, u shpreh Berisha.
Ndërkohë që pas deklaratës së Berishës, ka reaguar edhe Gazment Bardhi. Me anë të një postimi në Facebook, Bardhi shkruan se deklarata e Berishës është gënjeshtër dhe mashtrim. Ai gjithashtu ka theksuar se ngjarja e Elbasanit nuk ka qenë fare në objektin e punës së Komisionit, ndërsa bashkëngjitur publikon edhe dokumentin.
Postimi i Bardhit:
Sali Berisha ka vijuar edhe sot gënjeshtrat mbi komisionin hetimor për masakrën zgjedhore të 25 Prillit. Ngjarja e Elbasanit nuk ka qenë fare në objektin e punës së Komisionit. Më poshtë është vendimi për ngritjen e komisionit hetimor, ku qartësisht demontohet gënjeshtra e Sali Berishës. Vendosja e shenjës së barazisë midis sakrificës dhe betejës së demokratëve të Elbasanit në zgjedhjet e 25 Prillit dhe veprimtarisë së bandave kriminale me në krye Taulant Ballën, është akti më i shëmtuar i një njeriu që ka humbur rrugën e arsyes dhe është verbuar nga urrejtja për këdo që nuk është në PD për tu bërë mburojë për hallet e Sali Berishës. Mgjthatë duke dashur ti jap një shans Sali Berishës që të tregojë se interesi i tij është zbardhja e ngjarjes së Elbasanit dhe jo marrja në mbrojtje e bandave të Elbasanit, një pjesë e të cilave janë sot pjesë e operacionit të SPAK, e nxis të përgatisë një kërkesë për ngritjen e një komisioni hetimor vetëm për atë çështje, të caktojë kryetarin dhe anëtarët e opozitës tek të cilët ai ka besim. Unë do jem një nga firmëtarët për ngritjen e këtij komisioni hetimor dhe do i kërkoj secilit koleg të opozitës të firmosë dhe mbështesë këtë Komision Hetimor. Ripërsëris kërkesën që ta bëje gati dhe të ma sjellë për firmë që sot (dorazi të lutem, jo me fax sepse lë gjurmë që të lenë pa gjumë pastaj)!
(I.A/dosja.al)
Belind Kellici TIRANË- Deputeti demokrat Belind Këlliçi aktualisht ndodhet në SHBA pas ftesës së të rinjve të Par...
Ilir Meta TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka treguar se pas 24 korrikut do të dalë në opozitë përkrah njerëzve. I ftuar n&e...
Ilir Meta TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se bashkëpunimi i tij me ish-kryeministri Sali Berishën do të varet nga raportet e ...
Ilir Meta TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se votimi i Reformës në Drejtësi u bë pasi ai vetë ishte kryetar parlamen...
Ilir Meta TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se nuk ka asnjë frikë nga drejtësia. I ftuar në emisionin "Të Paekspozuar...
Ilir Meta TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka treguar arsyet që e shtynë drejt presidencës 5 vjet më parë. I ftuar në e...
Ilir Meta TIRANË- Presidenti Ilir Meta, ka folur për shkrimin në gazetën austriake Kronen Zeitung, ku thuhej se ai ka paguar 700 m...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka komentuar aksionin e SPAK ditën e sotme. I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Meta tha se SPAK du...
Demokratja KORÇË- Një demokrate i ka thurur lavde ishikryeministrit Sali Berisha në Korçë. Gjatë fjalës së...
Enkelejd Alibeaj TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj shkruan se edhe një herë tjetër drejtësia në S...