LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Kjo ditë duhet të na frymëzojë që t’i japim përgjigjen e merituar regjimit të bandave

Në fjalën e tij në mbyllje të eventit, Berisha tha se Shqipëria në këtë 111 vjetor “loton” për shumë arsye, për largimin e të rinjve, për të ardhurat e ulëta dhe se opozita u bë objekt i sulmeve më të egra.

28 Nëntor 2023, 19:07 Nga r.ll
Berisha: Kjo ditë duhet të na frymëzojë që t’i
sali berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori pjesë në eventin e organzuar mbrëmjen e sotme në kuadër të 111-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Në fjalën e tij në mbyllje të eventit, Berisha tha se Shqipëria në këtë 111 vjetor “loton” për shumë arsye, për largimin e të rinjve, për të ardhurat e ulëta dhe se opozita u bë objekt i sulmeve më të egra.

Ai theksoi se kjo ditë duhet të na frymëzojë në mënyrë që t’i jepet përgjigje e merituar regjimit të bandave

"Edhe njëherë ju falenderoj shumë përzemërsisht për këtë event të organizuar në këtë datë të të gjitha datave, të të gjitha festave të historisë sonë kombëtare. Falënderoj artistët e mrekullueshëm, përfaqësimin dinjitoz që i bënë kulturës sonë popullore, aq e pasur dhe e dashur për shqiptarët. Ftoj shqiptarët përsëri, kjo ditë të na frymëzojë në mënyrë që t’i japim përgjigjen më të merituar regjimit të bandave, të drogës, krimit, korrupsionit.

Shqipëria sot loton në këtë 111-vjetor të Pavarësisë së saj. Loton sepse një e treta e shqiptarëve janë larguar në 10 vite nga Shqipëria. Loton sepse shqiptarët sot janë kombi më i plaçkitur. Loton sepse pak vite më parë, ata ishin qytetarët me të ardhurat më të lartat në rajon, sot janë me të ardhurat më të ulëta. Loton se janë larguar nga ky vend 1 milion e 100 mijë shqiptarë, prej tyre 80 përqind të rinj. Janë mbyllur me qindra shkolla. Loton sepse opozita e saj, autoriteti moral i demokracisë, u bë objekt i sulmeve më të egra. Sepse pushteti është i përqendruar në një dorë, të një njeriu, që nuk ka asnjë interes shoqëror, asnjë interes kombëtar, ka vetëm interesa personale dhe të pasurimit të tij. Në këtë kontekst, në këtë kuadër, sot shqiptarët presin me të drejtë nga PD, t’i prijë betejës pa kthim për shpëtimin e Shqipërisë. Sot, shqiptarët me shumë të drejtë presin nga demokratët të ngrihen me guxim, kundër kësaj diktature të re.

Denoncimi është njëra anë, por beteja gjer në fitoren e plotë është vendimtare për fatin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Ndaj dhe le të na frymëzojë kjo ditë për t’u betuar ne, se me të gjithë forcën tonë, do rivendosim sovranitetin e këtij vendi, do rivendosim demokracinë, do presim me forcën e idealeve tona, lidhjen fatale të shndërrimit të krimit në votë dhe votës në krim. Do bëjmë gjithçka që qytetarët shqiptarë të votojnë të lirë, njëlloj si qytetarët e vendeve të tjera të Europës, njëlloj siç kishim projektuar dhe parashikuar rilindësit tanë. Nderim përjetë Ismail Bej Vlorës, etërve të pavarësisë, por edhe qindra e mijëra shqiptarëve që ranë për t’u bërë të pavdekshëm për lirinë e Shqipërisë dhe kombit shqiptar.", tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet