LIVE UPDATES
Politike

"Edi Rama duhet ti ketë ditët e numëruara", Berisha: Pashiqi i Tiranës punon kundër Kosovës

Kryedemokrati e akuzoi Ramën, se kërkon ti marrë opozitës atë pushtet, veto që i garanton Kushtetuta e vendit, sipas tij me qëllimin e vetëm që të kontrollojë qeverinë.

28 Nëntor 2023, 18:23 Nga r.ll
"Edi Rama duhet ti ketë ditët e numëruara", Berisha:
sali berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot gjatë një eventi që po mbahet në selinë blu në kuadër të Ditës së Pavarësisë se kryeministri Rama është dhunues i sovranitetit të Shqipërisë.

Gjatë fjalës së tij, Berisha e cilësoi Ramën si “Pashiqi i Tiranës”, ndërsa u shpreh se kryeministri “punon natë e ditë” kundër gjysmës tjetër të kombit, Kosovës.

Kryedemokrati e akuzoi Ramën, se kërkon ti marrë opozitës atë pushtet, veto që i garanton Kushtetuta e vendit, sipas tij me qëllimin e vetëm që të kontrollojë qeverinë.

FJALA E BERISHËS:

Sovraniteti i vërtetë i një kombi jo në pushtim, në aspektin e brendshëm është fuqia e popullit për të kontrolluar qeverinë. Kurse sot ky njeri ka rrëmbyer, grabitur të gjitha pushtete në duart e tij. Beteja që bëjnë deputetët e opozitës në parlament, është një betejë për sovranitetin e Shqipërisë. Është betejë pikërisht për të ushtruar kontroll në emër sovranitetit mbi qeverinë. Nuk ka sovranitet të vërtetë pa kontrollin e qeverisë.

Ky është sovraniteti i brendshëm. Këtë ka rrëmbyer totalisht Pashiqi i Tiranës. Ai kontrollon sot të gjithë ekzekutivin. Të gjithë të emëruarit në institucionet e këtij vendi, përveç se ndonjë jashtë mandati, kanë firmën e tij. Kontrollon totalisht pas një seleksioni të bazuar në besimin fetar, origjinën krahinore, bindjen politike, kontrollon totalisht drejtësinë.

Kërkon ti marrë opozitës atë pushtet, veto që i garanton Kushtetuta e vendit, me qëllimin e vetëm që të kontrollojë qeverinë.
E këtë nuk e lejon, nuk e lejon sepse ai është sot kryeministri ndër më të inkriminuarit në botë. Nuk e lejon se ka lidhjet më të rrezikshme me krimin në Europë. Nuk e lejon sepse ai vjedh me firmën e tij, çdo ditë, pasuritë dhe fondit publike të këtij vendi. Ndaj dhe ka zgjedhur të shkelmojë sovranitetin e shqiptarëve. Të vendosë diktaturën e tij personale.

Sot kjo ditë frymëzon më shumë se çdo ditë tjetër, inkurajon, u jep zemër dhe guxim shqiptarëve të ngrihen. Kemi parasysh kushtet në të cilat Ismail Bej Vlora sfidoi të gjitha llojet e armiqësive, ambicieve, kundërshtive që ne sot të jemi të pavarur sot këtu. Edi Rama duhet ti ketë ditët e numëruara.

Nuk mund të pranojmë kurrë një dhunues të sovranitetit. Një njeri i cili për pasurimin e tij, dhe pushtetin personal i ka rrëmbyer vendit, kombit në Shqipëri të gjitha pushtetet dhe punon ditë e natë kundër gjysmës tjetër të kombit, kundër Kosovës përçka e kanë quajtur me të drejtë, Pashiqi shqiptar, apo Pashiqi i Tiranës. Edhe njëherë ju falënderoj shumë për këtë organizim të shkëlqyer. Në rast se unë u ndala në këtë aspekt dramatik të sotshëm, unë jam i bindur se përzgjedhja juaj për të kremtuar pavarësinë e Shqipërisë, me dimensionin kulturor të kombit është një përzgjedhje fisnike dhe e goditur dhe ju falënderoj shumë për praninë sot këtu të të gjithëve ju.

sali berisha edi rama

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet