LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Grupi shqiptar i McGonigal me në krye Edi Ramën nuk do mund t’i shpëtojë ligjit amerikan

Në deklaratën per mediat, Berisha u shpreh se grupi shqiptar i McGonigal-it famëkeq nuk do të mund ti shpëtojë ligjit amerikan duke shtuar se në ligjin shqiptar ka Dumanin që do ti dalë në mbrojtje. 

19 Shkurt 2025, 12:42 Nga I.A
Berisha: Grupi shqiptar i McGonigal me në krye Edi Ramën nuk do mund
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se i gjithë grupi i ministrave së bashku me Ramën, duke i quajtur grupi McGonigal, janë shumë të shqetësuar për aferat që kanë bërë. Në deklaratën per mediat, Berisha u shpreh se grupi shqiptar i McGonigal-it famëkeq nuk do të mund ti shpëtojë ligjit amerikan duke shtuar se në ligjin shqiptar ka Dumanin që do ti dalë në mbrojtje. 

"Rama është i shqetësuar shumë. Janë të shqetësuar i gjithë grupi i ministrave, qeveritarëve vendorë, që mund ta quajmë në kuptimin e plotë të fjalës, grupi McGonigal i Shqipërisë. Ata tendencën e kanë pa përjashtim të fajësojnë Edi Ramën sepse ata thonë se personin në fjalë e ka paraqitur, dhe ne e kemi trajtuar me porosi të Edi Ramës, dhe sipas kërkesave të Edi Ramës. Mirëpo famëziu McGonigal është një pus i zi që gurgullon dhe nxjerr vazhdimisht dhe kësaj radhe, sipas të dhënave, grupi shqiptar i McGonigal me në krye Edi Ramën, nuk do mund t’i shpëtojë ligjit amerikan, se ligjin shqiptar që ka Dumanin, i cili do të thotë, siç tha për Olsin që nuk ishte Olsi personi i paidentifikuar, do të thotë për Edin se nuk ishte Edi që i dërgoi paratë McGonigalit," tha Berisha.

sali berisha mcgonigal

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj