Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha komentoi arrestimin e Amant Josifit. Gjatë konferencës së përjavshme, ai deklaroi se “Gledis Nano dhe Helidon Bendo u shkarkuan për shkak të skemës piramidale të Olsi Ramës dhe Amant Josifit”.
FJALA E BERISHËS:
Skema piramidale e Olsi Ramës dhe Amant Josifit shkon në një vjedhje prej 2.4 miliardë euro.
Kjo skemë piramidale, në të cilën thuhet se janë vjedhur mbi 200 mijë qytetarë europianë në Spanjë, Gjermani dhe Itali, është realizuar nga i quajturi grup Milton, i cili kishte 15 qendra call-center në Ukrainë, Gjeorgji dhe në Shqipëri. Por, për habinë tuaj, vend lider ishte Shqipëria. Nga 15 qendra që kishte piramida Milton, 6 apo 40 përqind i kishte në Shqipëri.
Shërbimet partnere prej kohësh u përpoqën që në Shqipëri të bëjnë hetime, kjo ishte krejtësisht e pamundur sepse grupi Milton në Shqipëri ishte direkt në patronimin e Olsi Ramës, për rrjedhojë të Edi Ramës. Përpjekjet e zyrtarëve shqiptarë për të krijuar hapësirën e nevojshme për hetimin e kësaj çështje, hasën në shkarkimin e tyre. Ish-drejtori i përgjithshëm i policisë u shkarkua në mënyrë brutale nga detyra vetëm sepse ai, informacionin që mori nga partnerët, e dërgoi në destinacionet e duhura.
Helidon Bendo, edhe ai duket se largimi me urgjencë nga SHISH, ka lidhje me këtë superskandal ndërkombëtar.
Grupi i gazetarëve investigativë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është marrë gjerësisht me hetimin e këtij problemi. Grupi i gazetarëve vendosi të shtrinte investigimin edhe në Shqipëri. Aty thonë se gjetën heshtjen e pazakontë nga policia shqiptare dhe SPAK. Këta gazetarë trima dhe guximtarë, më 15 dhjetor 2022, publikuan në internet shkrimin: Kërkohet ish-zyrtari shqiptar në lidhje me mashtrimin në call-center. Ata shkruajnë se u gjetën të shokuar nga mungesa e kooperimit të autoriteteve shqiptare, të cilat rrinin të heshtura. Artikulli lë të kuptohet se Amant Josifi gëzonte mbrojtje nga lart.
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar kreun e bashkisë së kryeqytetit Erion Veliaj se do t&e...
Saimir Korreshi TIRANË- Ditën e djeshme në seancën plenare u zhvillua një debat i ashpër mes deputetit Gazment Bardhi dhe kry...
Dorian Teliti TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar për ngjarjen e rëndë në Tiranë, ku një pallat 10-katësh u ...
Kolegji Zgjedhor KUKËS- Kolegji Zgjedhor ka pranuar kërkesën e deputetit të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës për cakti...
Shpëtim Idrizi TIRANË- Kreu i PDIU Shpëtim Idrizi ka komentuar çështjen e Fredi Belerit, për të cilën janë t...
Shpëtim Idrizi TIRANË- Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi ka komentuar takimet mes deputetëve të Gazment Bardhit dhe Sali Berishë...
Fredi Beleri TIRANË- Kryetari i zgjedhur i Bashkisë Himarë Fredi Beleri ka reaguar për herë të parë pas seancës s&e...
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka komentuar arrestimet e SPAK ndaj zyrtarëve të PS-së. I ftuar në emisionin '...
Erion Veliaj TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka komentuar çështjen e inceneratorëve. Veliaj në...
Ervin Mete dhe Delina Ibrahimaj TIRANË- Ervin Mete, ministri i Financave është betuar pasditen e sotme në Presidencë për t&eu...