Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në një deklaratë për mediat, Berisha ka deklaruar se Gjoka po fshihet prapa krimit të saj.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se ka qenë gjykatësja Irena Gjoka, ajo që ka amnistuar Edi Ramën dhe Erion Veliajn për inceneratorin e Tiranës. Në një deklaratë për mediat, Berisha ka deklaruar se Gjoka po fshihet prapa krimit të saj. Po ashtu Berisha ka quajtur se arrestimi i Taulant Tushës është amnisti për Ramën dhe Veliajn.
"Dëgjoni se çfarë shkruan famozja Gjoka, që fshihet prapa krimit, në vendimin e saj. Me shkresën numër 5474/8, protokoll 2.11.2016, ministri i Mjedisit ka dërguar një projektvendim për miratim pranë Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Ekonomisë, Ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ministrisë së Energjetikës dhe Industrisë, nëpërmjet të cilës ka kërkuar që shoqërisë Integrated Energy BV, t’i jepet bonos prej 8 përqind të pikëve në rast se merrte pjesë në garë. E kuptoni ju këtë formulim? A mund të ketë formulim të tillë? Në rast se merrte pjesë në garë... Kjo do të thotë që kompania e tyre duhej të fitonte 8 përqindëshin me çdo kusht në rast se do merrte pjesë në garë. Nuk dëgjon kurrë në një akt qeverie të jepet me ‘një në rast se...’ Dhe një zonjë aty, drejtoresha juridike e Ministrisë së Mjedisit, bashkë me Alqi Bllakon e miratojnë dhe shkruajnë se shoqëria është e regjistruar konform ligjit. Kurse Ermonela Felaj, si ministre në atë kohë për marrëdhëniet me parlamentin, i dërgon shkresën Edi Ramës dhe Lefter Kokës ku shkruan se kjo kompani nuk ekziston e regjistruar askund dhe se ky vendim nuk mund të merret.
Por Edi Rama me ndërgjegje të plotë dhe kriminale, sepse ishte sipërmarrja e tij, pavarësisht nga paralajmërimi me shkrim i Felajt, firmos aktin e akordimit të 8 pikëve një kompanie, e cila do të krijohej vetëm ditën e fundit të gushtit 2017, tetë muaj pasi kishte marrë bonusin dhe një ditë pasi ishte shpallur fituese. E thoshte sot një publicist dhe humorist i yni i shquar, të kapësh Tushën për këtë aferë, është si të akuzosh fatorinon në vend të shoferit për aksidentin që ka bërë. Kjo ndodh vetëm në Shqipëri. Por tani i rikthehemi pak gjykatëses që fshihet prapa krimit të saj, Gjoka. Gjoka thotë se Koka ka dërguar një projektvendim për miratim të 8 pikëve në rast se merr pjesë në garë. Por nuk thotë se Edi Rama megjithëse kishte informacionin e Ermonela Felajt, kjo gjykatëse është byk-gjykatëse në ndërgjegjen e saj, nuk thotë se Edi Rama pavarësisht se u paralajmërua nga Ermonela Felaj, firmosi aktin e dhënies të 8 pikëve në Këshillin e Ministrave. A ka krim më të shëmtuar se ky? Pra, tregon për Lefterin se ua dërgoi këtë, por nuk thotë një fjalë se Edi Rama kishte shkresën e Ermonela Felajt që i thoshte se kompania nuk ekziston, e megjithatë ai firmosi," tha Berisha.
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e ka konsideruar si vjedhje të shekullit aferën e incenerator&eum...
takimi TIRANË- Kryeministri Edi Rama është takuar ditën e sotme me anëtarët e Komitetit Olimpik Mesdhetar, që ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama e shfrytëzoi tribunën e një konkursi për Vjosën të mërkurën p...
Taulant Tusha TIRANË- Taulant Tusha është drejtori i Punëve Publike në bashkinë e Tiranës, që u vu në pra...
Sali Berisha TIRANË-Berisha: 8 dhjetori dita më e rëndësishme pas Pavarësisë. Studentët vendosën të ngrihen p...
Sali Berisha TIRANË-Sali Berisha, Kryetari i Partisë Demokratike ka bërë komente në lidhje me fjalën e Kryeminstrit Edi Rama...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha pasditen e sotme gjatë një konference për mediat komentoi Kongresin e Partisë Soc...
Sali Berisha TIRANË-Sali Berisha, Kryetari i Partisë Demokratike u ndal pasditen e sotme në konferencën për shtyp te fjalimi i Kry...
Sali Berisha TIRANË- Sali Berisha, Kreu i Partisë Demokratike ka komentuar ditën e sotme fjalimin e Kryeminstrit Edi Rama në Kongresin...
Sali Berisha TIRANË- Sali Berisha Kryetari i Partisë Demokratike, pasditen e sotme u ndal në komente ndaj fjalimit të Kryeministrit Edi...