6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Berisha e akuzoi Gjykatën Kushtetuese se ka humbur çdo rol kushtetues dhe moral, duke vepruar, sipas tij, si instrument politik i kryeministrit.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencë e sotme me mediat, mbajti një qëndrim të ashpër ndaj Gjykatës Kushtetuese dhe Edi Ramës, duke e cilësuar situatën aktuale si degradimin më të thellë institucional që ka njohur vendi.
Berisha e akuzoi Gjykatën Kushtetuese se ka humbur çdo rol kushtetues dhe moral, duke vepruar, sipas tij, si instrument politik i kryeministrit. Sipas Berishës me vendimet e fundit, kjo gjykatë ka kryer një akt të hapur vetëposhtërimi institucional.
"Të dashur qytetare dhe qytetarë, dita e djeshme faktoi para secilit prej jush, para të gjithë shqiptarëve, para komunitetit ndërkombëtar dhe mbarë botës se Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë është strofulla e fundit e hajdutëve tuaj.
Në një akt ekstrem vetëposhtërimi, ata të cilët Kushtetuta i përcakton si garantë të saj dhe i ka vendosur në piedestalin më të lartë të piramidës së pushtetit gjyqësor, ata po faktojnë para syve tuaj se janë strofulla e fundit e hajdutëve të narkoshtetit. Ata zotërinj dhe zonja, natyrisht jo të gjithë, se këtu nuk mund të mos vlerësoj qëndrime korrekte të ndonjërit prej tyre, dëshmojnë se janë të gatshëm jo të mbrojnë ligjin, Kushtetutën dhe interesat tuaja, por të shkelmojnë mbi ligjin, Kushtetutën dhe dinjitetin, moralin e vet.
Vetëm e vetëm për të zbatuar përulësisht, për të zbatuar në mënyrën më kriminale urdhrat e Edi Ramës. Kësaj here nuk kam pyetur se cili apo cila kërkoi zgjatjen. Jo. Kjo ishte e treta herë. Tre herë me radhë ajo gjykatë firmosi turpin e saj. Ajo gjykatë dëshmoi se para ligjit, para interesit të një populli të tërë, para interesit të qindra mijëra fëmijëve shqiptarë, që sipas të gjitha statistikave nuk ushqehen dot si duhet, para interesit të miliona shqiptarëve që braktisin vendin e tyre sepse u shkatërrohen vendet e punës, para interesit të mijëra të sëmurëve që nuk marrin dot ilaçet e tyre sepse u vidhen paratë e ilaçeve nga zyrtarët që këta mbrojnë, por edhe para dinjitetit të vendit, këta janë turpi i vendit, turpi i kombit.
Këta e bëjnë Shqipërinë hore para gjithë botës me gjithë këto qëndrime. Këta e bëjnë Shqipërinë një shtet hor, zuzar, që nuk ka as ligj dhe as Kushtetutë, dhe e bëjnë vetëm për interesa personale. Kemi të bëjmë me një degradim të shkallës më të thellë që mund të ekzistojë. Me ambiguitetin e tyre tregojnë se sa të pakarakter dhe të pafytyrë janë. Se çfarë turp njerëzish përfaqësojnë. Është tjetër kur ti haptas merr anë dhe i del përpara të të shohin fytyrën. Kurse këta të pafytyrë marrin peng institucionin kryesor të drejtësisë, Gjykatën Kushtetuese. Tjetri ngrihet si mi, një degjeneratë njerëzor si ai, nuk ka tjetër, dhe ikën nga takimi. Po ka turpe të tilla më të mëdha, sepse i nxirret dosja e Oltion Bistrit," tha Berisha./Dosja.al
Andis Salla TIRANË- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, prezantoi në Këshillin Kombëtar të Integrimi...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kritikave të Shoqatës së Prokurorëve në lidhje me sulmet që p...
Lili Sula TIRANË- Drejtuesja e Departamentit të Arsimit në Partinë Demokratike, Lili Sula komentoi lidhur me arrestimin e Drejtoresh&eu...
Ilir Meta TIRANË- Instituti Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Mesme dhe Ballkanit ka publikuar një raport p&eu...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në shpërndarjen e çertifikatave për studentët e eksele...
Rama dhe Meloni ITALI- Organizata Human Rights Watch ka kritikuar Italinë për shkak të kampit për emigrantët në Gjadër. ...
KQZ Kosovë Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesën e Listës Serbe lidhur me vendimin e Komisionit Qendror...
foto ilustruese TIRANË- Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë ka reaguar në lidhje me debati...
Freskida Halilaj TIRANË- Ministria e Punëve të Brendshme ka shkarkuar nga detyra drejtoreshën e shoqërisë aksionare IdentiTek...
Edi Rama TIRANË- Kreu i qeverisë, Edi Rama theksoi se gjyqtarët kanë diskutuar edhe për ulje pagash, ndërsa tha se p&eum...