LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Fox News kllaposi Edi Ramën si Ramaduro i Europës! 

Lideri i opozitës thrksoi se nuk ndodh kurrë që një media botërore siç është Fox apo të tjera, të pranojnë tituj të cilët nuk qëndrojnë.

24 Qershor 2025, 12:53 Nga E. D
Berisha: Fox News kllaposi Edi Ramën si Ramaduro i Europës! 
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në konferencë me gazetarët, ka reaguar në lidhje me artikullin e medias amerikane Fox News, ku kryeministri Edi Rama cilësohej si ‘RamaDuro’. Lideri i opozitës thrksoi se nuk ndodh kurrë që një media botërore siç është Fox apo të tjera, të pranojnë tituj të cilët nuk qëndrojnë. Sipas tij është e vërtetë që çdo shkrim ka një autor, por titulli nuk i imponohet kurrë një media botërore në qoftë se ai nuk qëndron. Kryedemokrati theksoi gjithashtu se Edi Rama me Nikola Maduron janë në garë dhe në disa aspekte.

"Armiku më i egër i individit, i njeriut, është ai që i dhunon votën dhe fjalën e lirë. Ndaj dhe përpjekja jonë për të ndriçuar në çdo aspekt veprimtarinë kriminale, armiqësore, poshtëruese të narkoregjimit të Edi Ramës dhe personalisht të atij, nuk do ketë të reshtur. Nuk ka armik më të egër për njeriun se sa ai që nuk të lejon të votosh, të kontrollon vullnetin dhe të kontrollon fjalën e lirë. Në këtë kuadër, vazhdon dhe do vazhdojë përpjekja dhe beteja jonë gjer ditën e rikthimit të votës së lirë të shqiptarëve. Gjithnjë e më shumë po ndriçohen të vërtetat e farsës elektorale të 11 Majit.

Përsëri mediat e kontrolluara nga qeveria përpiqen me të gjitha mënyrat që të sfumojnë, që të errësojnë këtë zhvillim dramatik në historinë e Shqipërisë. Nuk lanë tezë pa nxjerrë, secila më bajate se tjetra. Shkojnë gjer në absurditete të atilla sa zgjedhjet i vodhi qeveria, po tani lufta në Lindjen e Mesme do të shpërqendrojë vëmendjen dhe interesin për këto zgjedhje. Shkohet gjer aty sa në një kohë kur mediat më të mëdha të botës, pikërisht në kulmin e atij konflikti, damkosin Edi Ramën si Ramaduro, televizione private kombëtare të kontrolluara nga Edi Rama publikojnë editoriale në të cilat përpiqen dhe këtë ta mbrojnë.

Nuk ndodh kurrë që një media botërore siç është Fox apo të tjera, të pranojnë tituj të cilët nuk qëndrojnë.
Ndaj dhe më duhet t’i them zonjës Vjollca Hoxha që merret me këto editoriale, para se të sulmosh Fox-in dhe autorët, kontrollo më mirë rregullat që ato përshtatin në publikimet e tyre. Është e vërtetë që çdo shkrim ka një autor, por titulli nuk i imponohet kurrë një media botërore në qoftë se ai nuk qëndron. Dhe unë më këtë rast, e konsideroj një zhvillim jashtëzakonisht të rëndësishëm pas denoncimit të karteleve të drogës nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA, vjen radha tani, një media e pavarur, Fox News, e kllapos Edi Ramën si Ramaduro i Europës.
Por e vërteta është se Edi Rama me Nikola Maduron janë në garë dhe në disa aspekte, Rama i ka edhe më të zeza. Ndaj dhe vazhdon beteja jonë," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës