LIVE UPDATES
Politike

Berisha flet për Ahmetaj: Po negociohet me Ramën rikthimi i tij nëse i plotësohen kushtet

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar detaje të reja në lidhje me Arben Ahmetaj, për të cilin tha se aktualisht po negociohet me kreun e qeverisë Edi Rama

13 Korrik 2023, 09:57 Nga DOSJA
Berisha flet për Ahmetaj: Po negociohet me Ramën rikthimi i tij
sali berisha

TIRANE- Në një deklaratë për mediat, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar detaje të reja në lidhje me Arben Ahmetaj, për të cilin tha se aktualisht po negociohet me kreun e qeverisë Edi Rama. 

Berisha tha se 4 orë përpara se shkresa të dilte nga prokuroria, është informuar Arben Ahmetaj dhe është gjetur në Kakavijë. Ai u shpreh për mediat se Arben Ahmetaj po negocion me Ramën.  

Avokatët e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetajt, kanë deklaruar në seancën e Këshillit të Mandateve, se ky i fundit është larguar nga Shqipëria për arsye familjare. Por Berisha sqaron se ky detaj u dha dje, dhe jo pardje. Ndodhur në këto kushte, sipas tij, me Ramën po negociohet rikthimi i tij, nëse kryeministri i plotëson kushtet.

Fjala e plotë e Berishës

Java kishte si ngjarjen më të jashtëzakonshme, arratisjen e Arben Ahmetajt. Arratiset njeriu që nga viti 2013, për të paktën tetë vite ose nëntë vite, ishte superministri, por edhe zëvendëskryeministri për një periudhë të tërë, i qeverisë së Edi Ramës.

Arratisja e tij tregon më mirë se çdo gjë tjetër, moralin e ulët, standardet më të ulëta morale të kësaj bande, kësaj organizate kriminale që është në pushtet. Prokuroria speciale, në të gjitha ato akuzat që ka renditur, ose të paktën që janë bërë publike, mendoj se ato janë plotësisht të drejta, por ajo është treguar shumë e kursyer.

E kursyer sepse Arben Ahmetaj, pas Edi Ramës dhe Engjëll Agaçit, të cilët janë në binom, sepse Sekretari i Përgjithshëm nuk ka fuqinë, por te Edi Rrama janë binom i pandarë, Arben Ahmetaj është truri, është njeriu më kryesor pas atyre në aferën e korrupsionit.

Ai është hajduti më i specializuar për të vjedhur shtetin në historinë e shtetit shqiptar. Më i madhi është Edi Rama, por aftësitë e tij profesionale si hajdut janë të pakufishme dhe kjo është absolutisht e njohur.

Ky person, me kompaninë e tij Hermes, dhe, në bindjen time absolute me të punësuar të paktën Zoton, por shumë më thonë edhe Mërtirin, me kompaninë Hermes i vodhi Albtelekomit 11 miliardë impulse. 13 milionë euro dhe ia mbathi në Rumani duke kërkuar azil politik.

Pastaj zgjidhi punë se kontrollonin prokurorinë dhe u kthye dhe u bë ministër. Por, afera e inceneratorëve, në rrafshin proceduror, është afera që fakton në mënyrën më të qartë, më ligjore, se qeveria shqiptare, Edi Rama me një pjesë të ministrave të tij, funksionuan si organizatë kriminale.

E vërteta është se nga viti 2014 gjer në krijimin e Komisionit Hetimor Parlamentar, u bënë qindra denoncime. Por komisioni faktoi përfundimisht se kishim të bënim me një organizatë kriminale të strukturuar, veprimtari që fillonte me Edi Ramën dhe Engjëll Agaçin, të cilët në kundërshtim me ligjin dhe shkresën e Eduart Merkajt, drejtorit të APP, se procedura e negociatës së mbyllur nuk ekziston, është antiligjore, Edi Rama pavarësisht nga kjo me Agaçin vendos firmën.

Ky moment, të cilin prokuroria nuk guxon ta prekë, nuk ekzonoron, nuk justifikon asnjërin prej atyre të cilët për këtë aferë firmosën në kundërshtim me ligjin. Sepse ka një ligj që thotë se edhe policit, edhe oficerit, mos zbato kurrë urdhra që janë në zbatim me ligjin.

Këta tani i kanë zbatuar këto urdhra në mënyrën më korruptive. Njëra nga ata që ka zbatuar këto urdhra dhe që përpiqet të hapë fjalë poshtë e përpjetë se nuk jam i përzier, është Arben Ahmetaj.

Pse është Arben Ahmetaj? Nuk ka kontratë shteti që nuk shkon në Ministri të Financave me detyrim. Nuk ka ministër Financash që mund të pengohet të protestojë, të kundërshtojë një kontratë të paligjshme.

Por ky i shihte si anash dhe i shtynte. Ndaj dhe nuk ka dyshim se përgjegjësi kryesor është Edi Rama në këtë aferë. Tenderi i mbyllur është i paligjshëm. Por Edi Rama me Agaçin e tij e firmosën. Megjithatë, secili nga ata që ka firmosur nën ta, ka pasur detyrë ta kundërshtojë dhe jo ta firmosë.

Kështu që askush nuk mund të lajë duart, aq më pak Arben Ahmetaj që çau dhe ia mbathi. Vetë fakti që Arben Ahmetaj ia mbathi, do të thotë se Edi Rama e çoi në ekzil. Pse them se e çoi në ekzil? Në pamjë të parë duket paradoks se edhe i hapi dosjen dhe e çoi në ekzil. Por e çoi në ekzil sepse Arben Ahmetaj në çdo pyetje publike, do të thoshte pyeteni Edi Ramën.

Këtë ai do të thoshte, kjo nuk e justifikonte se ka kryer çdo veprim që nuk duhej ta kryente. Por ai do bënte këtë.
Pse them se e arratisi Edi Rama? Katër orë përpara se shkresa të dalë nga prokuroria, është informuar Arben Ahmetaj dhe është gjetur në Kakavijë dhe është vërsulur direkt në Kakavijë. Ka prerë një biletë gjoja për Itali për të dezinformuar dhe ia ka mbathur në Kakavijë. Arben Ahmetaj thuhet se po negocion me Ramën sepse arratisja e tij i ka dhënë një goditje të tmerrshme kësaj organizate kriminale. Dje, avoketërit e tij, të cilët dihen lidhjet e tyre me partinë, thanë se ka një hall familjar. Nuk e thanë pardje këtë. Dmth me Ramën po negociohet rikthimi i tij, nëse Rama i plotëson kushtet.

Unë përgëzoj deputetët e opozitës që kanë votuar që dje. Shtyrja që u bë, çfarë nevojë kishte për këtë? Socialistët me urdhër të Ramës kërkuan shtyrjen në mënyrën që t’i japin kohë negociatës me Ahmetajn. Të gjitha këto janë histori krimi, histori turpi. Edi Rama duhet të thirret për mocion me debat në parlament ku duhet të japë llogari për të gjithë veprimtarinë e organizatës kriminale që kryeson. Prandaj të çojmë firmat urgjentisht dhe të kërkojmë mocion me debat.

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet