Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Në një deklaratë për mediat, pas proteste, ai tha se, opozita u ngrit për të shpëtuar PD-në, pluralizmin politik dhe Shqipërinë.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se kjo protestë do shënojë fatin e domokracisë shqiptare. Në një deklaratë për mediat, pas proteste, ai tha se, opozita u ngrit për të shpëtuar PD-në, pluralizmin politik dhe Shqipërinë.
Ndërkohë, vijon me akuza ndaj qeverisë Rama duke thënë se, parlamenti po asgjëson pluralizmin, surreli, pallati tjetër i krimit,
"Edhe njëherë t’u shpreh mirënjohjen më të thellë ju dhe të gjithë atyre që u përgjigjën sot thirrjes së PD në një protestë historike. Miq, duhet ta kuptojmë secili prej nesh misionin. Në qoftë se në protestat e para 11 majit, ne u ngritëm për të shpëtuar PD-në, për të shpëtuar pluralizmin politik, tani ne jemi në këmbë për shpëtuar Shqipërinë, për të shpëtuar demokracinë, për të shpëtuar familjen. Ky është misioni më i lartë, më sublim i jetës tonë. Ky është mision edhe më i lartë, edhe më i rëndësishëm se ai që përmbushëm në 90-ën.
Ky është mision që do përcaktojë fatin e Shqipërisë, fatin e demokracisë në Shqipëri, fatin e familjes shqiptare.
Ndaj dhe duhet të përulem para secilit prej jush, para të gjithë atyre që erdhën dhe të betohemi ta vazhdojmë këtë betejë gjer në fitore. Ne jemi të pamposhtur. Ne nuk mund të mundemi kurrë. Kemi nisur këtë rrugë si njerëz të pamposhtur. Kemi para një kalbësirë, një kufomë politike, kemi para një rilindje kufomë politike, të cilat ne do i groposim, do i arkivojmë aty ku e kanë vendin regjime si këto.
Aksionin do ua informojmë për çdo hap, por u garantoj se ky aksion nuk ndalet më kurrë gjer në largimin e Edi Ramës. Ai është armiku ynë, është armiku i shqiptarëve, armiku i qenies tonë. Ndaj dhe ne, ua thashë aty, tre do jenë drejtimet e protestës tonë, kryeministria, ndërtesa e krimit ky kryehajdutë të paimagjinueshëm në histori mbrojnë njëri-tjetrin, firmosin me duart e tyre të zeza shkresa për të vjedhur qytetarët shqiptarë, mesazhe për të vjedhur qytetarët shqiptarë. Parlamenti që asgjëson pluralizmin. Surreli, pallati tjetër i krimit, sepse rrënjët e AKSHI-t janë në Surrel.
Kunati i Lindës dhe baxhanaku i Edi Ramës janë epiqendra e të gjitha zhvillimeve në AKSHI, një sipërmarrje shtetërore që duhej të ishte modeli i të gjitha modeleve në funksionimin e saj dhe që dëshmon se ishte... kush urdhëroi marrjen e pengjeve? Edi Rama urdhëroi Ergys Agasin. Asnjë njeri nuk e urdhëronte atë. Ai ishte më i fuqishëm se çdo ministër. Nuk i kanë publikuar ata. I kanë hequr fotografitë se aty shkonte çdo ministër. Kanë lënë vetëm fotografitë e asaj Mirlindës, e cila është një viktimë. Pra, këto tre do jenë. Ne do e shpëtojmë Shqipërinë. Ne do e shpëtojmë demokracinë shqiptare.",tha Berisha/Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha, tha se në fokus të protestave opozitare do të jenë dy institucionet, pralamenti d...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e cilësoi si 'të kënaqshme' pjesëmarrjen e mbështet&eu...
TIRANË- Një incident i frikshëm ndodhi para Kryeministrisë, teksa qytetarët po hidhnin molotov në drejtim të kryeminis...
pamje nga protesta TIRANË- Qytetarët e mbledhur në protestën e Partisë Demokratike, kanë hedhur molotov në drejtim t&eum...
TIRANË- Molotovët e hedhur para kryeministrisë në protestën e sotme, kanë krijuar kaos mes protestës. Teksa qytetarët ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, lavdëroi Strukturën e Posaçme ndërkohë e cilësoi...
Protesta TIRANË- Protesta e Opozitës është mbyllur ditën e sotme duke hedhur molotov të kryeministria. Pasi përfund...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike tha sot se opozita i ka qëllimet e qarta. Në këtë protestë të organ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i opozitës, Sali Berisha, tha sot opozita është më e vendosur se kurrë për t&e...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi gjatë fjalës së tij në protestën kombëtare ...