LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Edi Rama o hajdut i Gjipesë, i vure syrin e ciklopit dhe e grabite pjesën më të kushtueshme të të gjithë bregut të Shqipërisë!

Ai theksoi se Edi Rama faktoi për çdo shqiptar se për atë, nuk ekziston kushtetuta, nuk ekziston e drejta e votës për qytetarin shqiptar. Berisha shtoi se të gjitha këto zhduken, asgjësohen para interesave të tij mafioze në gjirin e Gjipesë.

4 Gusht 2024, 21:03 Nga N.F
Berisha: Edi Rama o hajdut i Gjipesë, i vure syrin e ciklopit dhe e grabite
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur edhe mbrëmjen e sotme fjalimin e tij para mbështetësve të mbledhur poshtë ballkonit të tij. Gjatë fjalës së tij Berisha foli për procesin e votimit që u zhvilluar sot në Himarë. Ai u shpreh se nuk ka mashtrim më të madh se sa të mendosh se me Edi Ramën mund të ketë zgjedhje të drejta në Shqipëri. 

Ai theksoi se Edi Rama faktoi për çdo shqiptar se për atë, nuk ekziston kushtetuta, nuk ekziston e drejta e votës për qytetarin shqiptar. Berisha shtoi se të gjitha këto zhduken, asgjësohen para interesave të tij mafioze në gjirin e Gjipesë. Sipas tij Edvin Gjipeja sot ka dëshmuar se është i aftë të ndërmarrë çdo akt, të shkelë çdo ligj, kushtetutë, të shkelë çdo interes kombëtar për interesat e mafioze në Gjipe, por dhe në zona të tjera të bregut.

"U ndala në këto momente për dy arsye. Për të theksuar edhe njëherë se nuk ka mashtrim më të madh se sa të mendosh se me Edi Ramën mund të ketë zgjedhje të drejta në Shqipëri. Theksoj këtë për të theksuar, rëndësinë vendimtare, jetike, që ka për çdo shqiptar që e do veten e tij, këtë vend, familjen e tij. Beteja pa ndalim dhe pa kthim gjer në krijimin e qeverisë teknike. Zgjedhjet e lira, ndryshimin e pushtetit, fitoren e opozitës.


Por me aktet në këto zgjedhje, Edi Rama faktoi për çdo shqiptar se për atë, nuk ekziston kushtetuta, nuk ekziston e drejta e votës për qytetarin shqiptar. Nuk ekziston shteti ligjor. Nuk ekziston interesi kombëtar. Të gjitha këto zhduken, asgjësohen para interesave të tij mafioze në gjirin e Gjipesë. Edvin Gjipeja sot ke dëshmuar me atë që u bëre zgjedhësve në Himarë, se ti je, i aftë të ndërmarrësh çdo akt, të shkelësh çdo ligj, kushtetutë, të shkelësh çdo interes kombëtar për interesat e tua mafioze në Gjipe, por dhe në zona të tjera të bregut.


Interesa personale të klanit tënd, interesa të konkretizuara me 224 mijë metër katror tokë në pjesën më panoramike, më të kushtueshme, më turistike të të gjithë bregut të Shqipërisë që i vure syrin e ciklopit dhe e grabite, i pangopur, hajdut i Gjipesë, hajdut i Shqipërisë," tha ai.

Berisha më tej shtoi se betejën e kanë me Edi Ramën,i me narkoshtetin. Ai theksoi se betejën do ta fitojnë ata.

"Duke përshëndetur edhe njëherë të gjithë komisionerët, vëzhguesit e opozitës në zgjedhjet e Himarës, u bëj thirrje të numëroni me ndershmëri çdo votë. Të vlerësoni me ndershmëri çdo fletë votimi.

Nuk jemi ne si ata, ne jemi ndryshe, ne respektojmë votën, ne nderojmë zgjedhësin.
Betejën e kemi me Edi Ramën, betejën e kemi me narkoshtetin, betejën do ta fitojmë ne, do ta fitojmë. Qeveri teknike, zgjedhje të lira, është motoja jonë. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria! Fitore, fitore, fitore," tha Berisha.

berisha zgjedhjet e pjesshme ne himare edi rama

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet