LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Edi Rama dhe Haram Begaj janë sharlatanët më të mëdhenj të epokës së urtësisë artificiale! Diella nuk ka asnjë qelizë të vetme inteligjence

Gjatë fjalës së tij, në prezantimin e Departamentin e Inovacionit dhe Inteligjencës Artificiale nga opozita, Berisha theksoi se Shqipëria ndodhet në një epokë teknologjike të fuqizimit të mendjes dhe se përdorimi i inteligjencës artificiale duhet të jetë i lidhur ngushtë me demokracinë dhe shtetin ligjor.

20 Maj 2026, 19:10 Nga D.S
Berisha: Edi Rama dhe Haram Begaj janë sharlatanët më të
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se kryeministri Edi Rama dhe presidenti Begaj janë “sharlatanët më të mëdhenj të epokës së urtësisë artificiale”.

Gjatë fjalës së tij, në prezantimin e Departamentin e Inovacionit dhe Inteligjencës Artificiale nga opozita, Berisha theksoi se Shqipëria ndodhet në një epokë teknologjike të fuqizimit të mendjes dhe se përdorimi i inteligjencës artificiale duhet të jetë i lidhur ngushtë me demokracinë dhe shtetin ligjor. Berisha përmendi gjithashtu Mira Muratin, arkitekte e ChatGPT, si shembull suksesi ndërsa kritikoi qeverinë për mungesë vizioni dhe kompetence.

Deklarata e Berishës: 

"Mirëmbrëma dhe një përshëndetje shumë të përzemërt. Një falënderim të përzemërt për Denisën, për ekspozenë e saj të shkëlqyer, Florianën për moderimin e këtij takimi për një zhvillim shumë të rëndësishëm. Ne sot, të gjithë sa jemi këtu, jemi banorë të një epoke të re. Jemi të gjithë qytetarë të epokës së urtësisë artificiale. Unë do ta quaj urtësi se është fjalë shqip. E vërteta është se në qoftë se revolucionet teknologjike kanë çelur epoka në historinë e njerëzimit, urtësia artificiale ka çelur epokën e saj, por ajo nuk është e ardhmja, ajo është e sotmja, ajo jemi ne, janë smartfonët tanë, i kemi këtu aplikacionet, është përdorimi i saj.

Pra ne jemi banorë të një epoke, e cila në rrafshin teknologjik është padyshim epoka më e ndritur e njerëzimit. Në qoftë se, po të marrim revolucionet teknologjike, me revolucionin e makinës së avullit, me elektricitetin, njeriu shumëfishoi forcën e tij fizike, me revolucionet e mëvonshme, me revolucionin dixhital krijoi epokën e re të komunikimit. Kurse me epokën e urtësisë dixhitale krijoi epokën e fuqizimit të mendjes dhe trurit të tij. Nuk ka pasur kurrë një epokë interesante si kjo.
Pak për hyrje, se ne shqiptarët kemi një koincidencë fatlume në këtë epokë. Njëri nga personalitetet më të rëndësishme të saj është një vajzë nga Vlora, e famshme sot në më të famshmit e teknologjisë në botë, Mira Murati, arkitekte e ChatGTP.

Por në antitezë, ne kemi edhe dy sharlatanët më të mëdhenj në botë të epokës së urtisë artificiale, që e kanë emrin Edi Rama dhe Haram Begaj. Janë këta sharlatanë të kësaj epoke, që emëruan ministren e parë bot, në trupin e të cilës pas kontrollit nuk u gjet qoftë dhe një qelizë e vetme urtësi artificiale. Për t’u bërë të famshëm si kryesharlatanët e kësaj epoke. Dhe kjo është jashtëzakonisht keq. Kjo tregon, e tha Denisa, në fund të fundit, liderët e ardhshëm të kësaj epoke do jenë liderët të cilët janë armatosur me të gjithë avantazhet e saj. Avantazhe të jashtëzakonshme në qoftë se ato përdoren në përputhje me rregulla të caktuara, në kuadër gjithnjë të një shteti ligjor. Rregullat më kryesore për ata që drejtojnë, për ata që merren me politikë, që duhet të përcaktohen në përdorimin e saj, duhet të jenë ato të funksionimit të demokracisë dhe shtetit ligjor.", shprehet Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet