LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Edhe 300-400 mijë emigrantë po vërshojnë të vijnë të votojnë, ta përcjellim Edi Ramën në banesën e turpit të historisë

Ai tha se dyert e universiteteve do jenë të hapura për të rinjtë dhe pas përfundimit të studimeve, qeveria do paguajë sigurimet shoqërore çdo punëdhënësi që punëson të ri.

2 Maj 2025, 21:02 Nga N.F
Berisha: Edhe 300-400 mijë emigrantë po vërshojnë të
Berisha

KURBIN- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij nga Kurbini u shpreh se pas zgjedhjeve të 11 majit PD do të çlirojnë Shqipërinë dhe do çelin një kapitull të ri. Berisha u shpreh se pas ardhjes në pushte mësuesit do të paguhen me rrogë minimale 1500 euro.

Ai tha se dyert e universiteteve do jenë të hapura për të rinjtë dhe pas përfundimit të studimeve, qeveria do paguajë sigurimet shoqërore çdo punëdhënësi që punëson të ri. Berisha foli edhe për bonuset ndërsa theksoi se për fëmijën e parë do të jetë 70 euro. Ai shtoi se bonus për fëmijën e dytë 60 euro ndërsa për fëmijë e tretë ose katërt do të ketë pagesë të plotë nga lindja deri në moshën 23 vjeç.

"Pra, do çlirojnë Shqipërinë dhe do çelin një kapitull të ri, kapitullin e shqiptarëve dinjitozë, kapitullin e besimit tek Shqipëria, e prosperitetit dhe mirëqenies së tyre, e punësimit. Kapitullin me të cilin kombi do ecë në rininë e tij. U jap këtyre të rinjve fjalën se qëllimi më madhor i programit tonë është që ata ëndrrën e tyre të bukur shqiptare ta ndërtojnë në Shqipëri. Që ata të mos e eksportojnë ëndrrën jashtë Shqipërisë. Shqipëria e ka jetike ëndrrën e tyre. Pa ëndrrën e tyre kombi nuk ka të ardhme. Ndaj dhe ne do dyfishojmë investimet në arsim. Do modernizojmë shkollat.

Garantoj mësuesit se do paguhen me rrogë minimale 1500 euro. Se nuk do ketë asnjë mesatare apo pengesë. Dyert e universiteteve do jenë të hapura për ju. Pas përfundimit të studimeve, qeveria do paguajë sigurimet shoqërore çdo punëdhënësi që punëson të ri. Një çati për çdo çift të ri, 30 mijë euro grant për të përballuar kredinë e butë për strehim për ju. Bonus për fëmijën e parë 70 euro. Bonus për fëmijën e dytë 60 euro. Pagesë e plotë nga lindja gjer 23 vjeç për fëmijën e tretë. Përpjekjet më të mëdha për të kthyer në Shqipëri çdo shqiptar që u largua këto vite. 5 vite pa taksa, kredi të buta për strehim, hiqet çdo taksë mbi pronat e emigrantëve. Miq, e keni konstatuar ju që ka një vërshim të emigrantëve nga të gjithë vendet.

Përveçse janë regjistruar çerek milion prej tyre, tani edhe 300-400 mijë të tjerë po vërshojnë të vijnë të votojnë, ta përcjellim Edi Ramën në banesën e turpit të historisë. Ta përcjellim atje ku e ka vendim. Garantoj bizneset e Kurbinit se klima më miqësore do krijohet 100 ditët e para për ta. Se energjia do shitet tre herë më lirë, me 6 lekë nga 18. Tarifat e ujit do përgjysmohen.
TVSH do zbresë në 15 përqind. Tavanet për tatim fitimin dhe TVSH për bizneset e vogla do rriten në 150 mijë euro. Bashkitë, Majlindat si puna e kësaj këtu, kufirin tek thana. Nuk do mund të vendosin kurrë tarifa dhe taksa që tejkalojnë 1 përqind të xhiros së biznesit. Ne besojmë se kjo është rruga e punësimit, e mirëqenies, e begatisë dh e zhvillimit të shqiptarëve.

Fermerët, mbështetje të plotë dhe pesëfishim të subvencioneve për çdo fidan, për çdo kokë vagëti, për çdo njësi prodhimi. Nga 32 milionë, subvencionet do kalojnë në 230 milionë. Do dyfishohet buxheti për bujqësinë. Pra miq, Shqipëria Madhështore do jetë Shqipëria e qytetarëve që jetojnë me dinjitet, që nuk derdhin lot të ftohta mjerimi, që punësohen në vendin e tyre dhe përfitojnë nga pasuritë përrallore të Shqipërisë. Do jetë Shqipëria e patriotëve që e duan këtë vend, duan të ndërtojnë ëndrrat e tyre në këtë vend. 11 Maji është dita e fitores. Votoni ndryshimin, votoni fitoren. Rrofshi ju, rroftë Kurbini, rroftë fitorja. Fitore, fitore, fitore!"tha ai.

berisha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet