Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Kryedemokrati gjithashtu u shpreh se Balluku me Edi Ramën në rrugë dhe vepra publike vjedh 90 përqind të fondeve dhe në rastin e sterilizimeve kanë rritur çmimin 83 herë në krahasim me koston e tyre kur ky proces kryhej nga shteti dhe spitalet publike.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalimit tij mbrëmjen e sotme tha se deputetët e opozitës faktuan se Rama dhe Beqja vodhën qindra milionë euro me koncesionet në shëndetësi dhe çuan në varr mijëra shqiptarë. Kryedemokrati gjithashtu u shpreh se Balluku me Edi Ramën në rrugë dhe vepra publike vjedh 90 përqind të fondeve dhe në rastin e sterilizimeve kanë rritur çmimin 83 herë në krahasim me koston e tyre kur ky proces kryhej nga shteti dhe spitalet publike.
"Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta. Mirënjohjen më të pakufishme ju guximtareve dhe guximtarëve të pamposhtur që qëndruat si vigan ndaj çdo presioni, ndaj çdo padrejtësie, ndaj çdo kërcënimi të mafies shqiptare të Edi Ramës, mafies më të rrezikshme të Europës, por edhe mafies së Xhorxh Sorosit, e cila përdori vizat si një armë ideologjike kundër jush. Përdori vizat për t’u ndëshkuar ju, mbrojtësve të të vërtetave universale të qytetarëve të lirë në Shqipëri, SHBA dhe kudo në botë. Të dashur miq, ditët e fundit në seanca maratonë zhvilloi hetimet komisioni hetimor parlamentar lidhur me vjedhjen e dytë të shekullit.
Vjedhjen e Edi Ramës, Ilir Beqjes, Korbës së Kovidit Manastirliu mbi të sëmurët. Vjedhje që kushtuan mijëra e mijëra jetë. Mijëra e mijëra invalidizime nga sëmundjet e pakuruara. Vjedhje të cilat në aspektin e pasojave ngrihen në nivelin e krimeve kundër njerëzimit. Deputetët e opozitës iu faktuan shqiptarëve se Ilir Beqja, ky hajdut pa fytyrë, pa nder, pa moral; se Edi Rama, ky hajdut pa fytyrë, pa nder, pa moral përdorën sistemin e shëndetësisë për të vjedhur dhe shpërdoruar qindra milionë euro dhe për t’i bërë gropën dhe për të çuar në varr mijëra e mijëra të sëmurë për mungesë ilaçesh, për mungesë mjetesh për operacion, për mungesë shtrimesh në spitale.
Në këto seanca, doli e qartë si drita e diellit se koncesioni i sterilizimit dhe koncesioni i check-upit dhe ai i analizave ishin një vjedhje e tmerrshme. Për të krahasuar përmasat e saj, Lubi Balluku me Edi Ramën në rrugë dhe vepra publike vjedh 90 përqind të fondeve. Lubi Manastirliu, Edi Rama dhe Beqja i tyre në rastin e sterilizimeve kanë rritur çmimin jo 10, jo 30, jo 60 por 83 herë në krahasim me koston e tyre kur ky proces kryhej nga shteti dhe spitalet publike," tha Berisha.
Jurgis Çyrbja DURRËS- Ish-deputetit socialist, Jurgis Çyrbja nesër do të japë dëshminë e tij para prokuror...
ina zhupa TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka folur për përfundimin e afatit të Komisionit Hetimor për Kon...
Hovenier dhe Osmani KOSOVË- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Ba...
edi rama BAKU- Kryeministri Edi Rama ndodhet ka zhvilluar një vizitë dy ditore në Azerbajxhan, për të marrë pjesë në...
Vjosa Osmani dhe Wesley K. Clark KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim gjeneralin Wesley K. Clark, ish-komand...
edi rama, rexhep tajip erdogan TIRANË- Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ishte për herë të parë i kënaqur me qe...
Blendi Gonxhja TIRANA- Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit i është përgjigjur deputetit demokrat Flamur Noka duke ...
Ilir Meta TIRANA- Buxheti i vitit 2025 është bërë tema e një postimi të detajuar në profilin zyrtar të preside...
Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka njoftuar një takim me shqiptarët në Britaninë e Madhe. Në...
Flamur Noka TIRANA- Deputeti demokrat Flamur Noka tha se do të fliste sot për atë që e konsideroi si "hajdutja që fsh...