LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Demokratët në mënyrë të përsëritur kanë faktuar në historinë e këtij vendi, se të pamundurën e bëjnë të mundur

Në një takim me mbështetësit e opozitës, ai cilësoi diktaturën komuniste si regjimin e parë totalitar më mizor në Europë, i cili ka lënë pas një pasqyrë të errët për historinë e vendit.

18 Janar 2026, 18:53 Nga D.S
Berisha: Demokratët në mënyrë të përsëritur
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se, se demokratët kanë dëshmuar në mënyrë të përsëritur se të pamundurën e bëjnë të mundur. Në një takim me mbështetësit e opozitës, ai cilësoi diktaturën komuniste si regjimin e parë totalitar më mizor në Europë, i cili ka lënë pas një pasqyrë të errët për historinë e vendit.

Sipas tij, Shqipëria qeveriset nga një regjim që sillet ndaj pasurive të qytetarëve shqiptarë, buxhetit të tyre dhe aseteve publike. Ndërkohë tha se, vullneti dhe idealet tona ishin energji e pashtershme për të transformuar Shqipërinë. 

"Miq, diktatura e parë totalitare ishte më mizorja në Europë. Ata që e kanë jetuar, ose që kanë lexuar për të, e kanë të qartë, ajo pushkatoi me gjyq dhe pa gjyq, si kundërshtarë politikë mbi 7 mijë shqiptarë, internoi mbi 40 mijë tjerë dhe persekutoi mbi 100 mijë. Pra, në këtë aspekt ai ishte regjimi më mizor i Europës. Diktatura e dytë e pasardhësve të tyre, në kushte të reja, përzuri në 10 vite nga Shqipëria, vetëm në hapësirën europiane 1.1 milionë shqiptarë. Diktatura e dytë me plaçkitjet ndaj shqiptarëve bëri që, qytetarët shqiptarë për herë të parë në historinë e tyre ngritën kokën dhe arriën të paguhen më mirë se kombet e tjera të rajonit, të zbresin me shpejtësi në vendin e fundit për rrogat dhe pensionet. Diktatura e dytë, bëri që drejtësia e tëra të shndërrohet në armë politike, të përdoret kundër opozitës dhe kundër pluralizmit politik, t’i japë licencë qeverisë për plaçkitjen e zgjedhjeve, bëri që zgjedhjet të jenë krejtësisht një fasadë.

Shqipëria pra, qeveriset nga një regjim që sillet ndaj pasurive të qytetarëve shqiptarë, buxhetit të tyre dhe aseteve publike, njëlloj si një pushtues i keq. Këto janë kushtet, këto janë shkaqet pse ju jeni të lodhur, pse janë njerëzit të mërzitur, të dëshpëruar. Por, një gjë miq, ju ftoj ju, ftoj çdo demokrat, ftoj çdo qytetarë të mos harrojë se geni ynë, geni i demokratëve, është geni i njerëzve të pamposhtur. Demokratët janë ata burra dhe gra, djem dhe vajza që në mënyrë të përsëritur në historinë e këtij vendi kanë faktuar se të pamundurën e bëjnë të mundur plotësisht.
Ata kanë faktuar se janë dhe mbeten besnikë të vlerave që besojnë, të vërtetave që besojnë. Imagjinoni ju, ku ishim ne në vitin 1991, që duhet të ndërtonim një rend të ri? Cilat ishin njohuritë tona për rendin e ri? Inekzistente.

Por, vullneti dhe idealet tona ishin energji e pashtershme për të mësuar, për t’i zbatuar, për të transformuar Shqipërinë dhe e realizuam atë me vendosmërinë më të madhe. Një krizë e thellë pllakosi vendin edhe për gabimet të PD në vitin 1997. Menduan se kjo parti do të vidhisej në honet e historisë, do t’i harrohej emri, por jo. Rikujtoni pak se si u ngritëm? Po pse u ngritëm ne? Ne u ngritëm, jo se nuk kishim bërë gabim, por se u ngritëm të vendosur të korrigjojmë gabimin, u ngritëm me moral se ato borxhe që na i atribuonin, nuk i kishim, se qeveria nuk kishte prekur një qindarkë nga skemat piramidale. U ngritëm se, në kulmin e rebelimit, pavarësisht çmimit që mund të kishte, ne u thamë shqiptarëve të vërtetën: ne paratë nuk mund t’i kthejmë, sepse nuk mund të marrim paratë e atyre që nuk kanë vendosur në skema piramidale, t’i shpërndajmë për ata që kanë vendosur. Që në atë moment, ne kryenim një krim dhe turp, që nuk e merrnim kurrë për bazë. Këto qenë arsyet, pse shqiptarët na rikthyen ne, na votuan masivisht në vitin 2001. Qemë të vërtetë. Ju kujtohet, kur e filluam protestën tonë me 30-50 vetë gjithësej. E mbani mend?
Nuk u tërhoqëm, vazhduam në të drejtën tonë gjersa arritëm në fitore.", tha Berisha./Dosja.al 

sali berish sali berisha takim me demokratet e kombinatit pd

Sondazh

Poll

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë