LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Arrestimi i liderit të opozitës, një fushatë terrori ndaj popullit opozitar dhe jo vetëm

Ai shtoi se kryeministri Edi Rama dhe mafia ndërkombëtare urdhëruan me 30 dhjetor të vitit të kaluar izolimin, arrestimin dhe heqjen e të drejtës së fjalës, liderit të opozitës.

18 Dhjetor 2024, 19:38 Nga M.B
Berisha: Arrestimi i liderit të opozitës, një fushatë
Sali Berisha

TIRANA- Në selinë e Partisë Demokratike, është zhvilluar sot një takimi me qëndrestarët e asaj që quhet “Rruga e Shpresës,” që qëndruan 333 ditë në mbrojtje të kauzës kundër masësës së sigurisë së dhënë ndaj kryedemokratit Sali Berisha.

Ky i fundit tha para tyre se si kjo kohë fundivitin e kaluar, Partia Demokratike mori goditjen më armiqësore në historinë e tyre. Ai shtoi se kryeministri Edi Rama dhe mafia ndërkombëtare urdhëruan me 30 dhjetor të vitit të kaluar izolimin, arrestimin dhe heqjen e të drejtës së fjalës, liderit të opozitës.

"Arrestimet e bujshme publike gjithmonë pasohen nga një valë frike për publikun. Por të arrestosh liderin e opozitës dhe ti mohosh fjalën e lirë, duke shkelur hapur kushtetutë dhe ligj mbi të gjitha pa asnjë provë është një fushatë terrori ndaj popullit opozitar dhe jo vetëm atij. Është një fushatë terrori ndaj çdo shqiptari, këtë e bën Putini në Rusi, e bën Llukashenko në Bjellorusi, Zajedi në Tunizi dhe Edi Rama në Shqipëri", tha Berisha.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Të dashur qendrestare dhe qëndrestarë, heronj të vërtetë të një qëndrese epike, të qëndresës më epike që ka njohur Shqipëria që nga ardhja e demokracisë. Qëndrestarë të 333 ditëve. Në krye të radhës kam kënaqësinë e veçantë të ju kujtoj se në librat e shenjtë, në kuptimin biblik, 333 është numri i shenjtë i cili lidh trininë Atin-Të Birin dhe Shenjtin dhe do të thotë, plotni, përsosmëri hyjnore për shërbimin ndaj të vërtetës, nuk e meriton kush më shumë këtë numër.
Zoti ju bekoftë.

Sot para jush dua të ju çoj një përshëndetje të përzemërtë, kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta që përballet me diktaturën e bandave dhe krimit në qelitë e burgut, deputetit të pamposhtur Ervin Salianji që qëndron si kollos kundër narkodiktaturës, sepse mbrojti të vërtetat dhe bëri detyrën si deputet. Një mirënjohje të pakufishme dhe të atyre që nuk kanë ardhur sot këtu, por kanë qenë me ju çdo natë në këto 333 ditë.

Të dashur miq! Si kjo kohë fundivitin e kaluar, forca jonë politike dhe pluralizmi politik shqiptar morën goditjen më armiqësore në historinë e tyre. Kreu i narkoregjimit Edi Rama, mafia ndërkombëtare e Sorosit urdhëruan me 30 dhjetor të vitit të kaluar izolimin, arrestimin dhe heqjen e të drejtës së fjalës, liderit të opozitës. Arrestimi i tij i paligjshëm dhe siç u faktua tashmë pa asnjë provë të vetme ku të bazohej vendimi. Padyshim që në serinë e sulmeve ndaj opozitës me ‘non gratat’, vjedhje flamuri, mohimin e të drejtave kushtetuese të deputetëve opozitarë në parlament, arrestimi i kreut të opozitës shënoi goditjen më të rëndë që na u bë, sepse me këtë akt, kreu i narkoshetit dhe mercenarët e tij, tentuan të shtinin terror, jo vetëm në votrat, por edhe në zemrat e demokratëve shqiptarë.

Arrestimet e bujshme publike gjithmonë pasohen nga një valë frike për publikun. Por të arrestosh liderin e opozitës dhe ti mohosh fjalën e lirë, duke shkelur hapur kushtetutë dhe ligj mbi të gjitha pa asnjë provë është një fushatë terrori ndaj popullit opozitar dhe jo vetëm atij. Është një fushatë terrori ndaj çdo shqiptari, këtë e bën Putini në Rusi, e bën Llukashenko në Bjellorusi, Zajedi në Tunizi dhe Edi Rama në Shqipëri. Dhe kështu natën e ndërrimit të viteve vitin e kaluar ishte nata më e shëmtuar për demokracinë shqiptare. Atë natë shqiptarët panë diktatorin që pushtoi ekranin e njërit prej televizioneve më të mëdha të vendit, panë diktatorin duke festuar në ekstazë sipas tij, likujdimin përfundimtar të opozitës, ndërsa po atë natë kreut të opozitës të votuar nga rreth gjysëm milionë shqiptarë ju lejuan vetëm disa rreshta të shkruar në Facebook, urim për vitin e ri për popullin opozitar.

sali berisha

Sondazh

Poll

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026