20 Prill 2026, 10:37
Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i PD-së Sali Berisha, duke folur për mediat para SPAK tha se Altin Dumani hapi një hetim ‘pa emër’ për gjyqtaren Irena Gjoka, për shpërdorim detyre në mënyrë që ta nxirrte të pastër nga dosja gjyqësore e autoriteteve greke. Sipas Berishës, të quash falsifikimin, mashtrimin në formular, për të cilin çdo punonjës i këtij shteti është dënuar, do të thotë të kesh moralin e Altin Dumanit, Altin Hajros, Altin Farrukut dhe Altin Gjokës.
"Qytetarë dhe qytetare, duhet ta dini se Altin Troplini, një kriminele që falsifikonte dokumente dhe viza dhe që u kap nga autoritetet greke me falsifikim, një kriminele që u dënua nga drejtësia greke, e mori për ta mbrojtur në hetim, dhe do ua them arsyet, e mori në hetim pa emër. I hapi dosje pa emër. Dhe cila ishte çështja që hapi për Irenën? Do thoni ju ishte për falsifikim? Jo. Do thoni ju ishte për mashtrim? Jo.
I hapi pikërisht për atë që donte ta nxirrte të larë, për shpërdorim detyre. Që të quash falsifikimin shpërdorim detyre, do të thotë të jesh Altin me pesë mbiemra. Që të quash falsifikimin, mashtrimin në formular, për të cilin çdo punonjës i këtij shteti është dënuar, ta quash shpërdorim detyre, do të thotë të kesh moralin e Altin Troplinit, Altin Hajros, Altin Farrukut dhe Altin Gjokës. Pas këtyre është kjo pra: “Armik i egër i votës së lirë dhe pluralizmit politik, mercenar i Edi Ramës, drejtësia vonon, por nuk harron”. Aty po hidhnin valle Dumani me Irenën sot, po festonin me një valle popullore të dy," tha Berisha./Dosja.al
sali berisha
Politike
20 Prill 2026, 10:26
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se i ka komunikuar Altin Dumanit, tre mbiemrat e rinj, që sipas ...
Politike
20 Prill 2026, 10:08
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme. Lideri i ...
Politike
20 Prill 2026, 09:59
E. D
Taulant Balla
TIRANË- Grupi parlamentar i Partisë Socialiste, nën drejtimin, Taulant Ballës, zhvillon mbledhjen e zakonshme javore sot ...
Politike
20 Prill 2026, 09:49
E. D
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë thirrje të hënën për kompromis mes partive parlam...
Politike
19 Prill 2026, 19:03
D.S
Ervin Salianji
KUKËS- Ervin Salianji ka deklaruar se, nuk po kërkon të kriijojë përçarje por vetëmj një vle...
Politike
19 Prill 2026, 19:00
D.S
Ervin Salianji
KUKËS- Ervin Salianji ka deklaruar se Partia Demokratike po shkon drejt një humnere. Në një takim me mbështetë...
Politike
19 Prill 2026, 18:53
D.S
Ervin Salianji
KUKËS- Ervin Salianji i ka bërë thirrje kreu të Partisë Demokratike, Sali Berishës duke e sfiduar t&eum...
Politike
19 Prill 2026, 18:28
D.S
SPANJË- Kryeministri Edi Rama dhe Alex Soros u takuan në Barcelonë gjatë punimeve të samitit "Në Mbrojtje t&e...
Politike
19 Prill 2026, 15:51
D.S
Albulena Haxhiu
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë thirrje për arritjen e një...
Politike
19 Prill 2026, 14:54
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj monologut të radhës të Edi Ramës, duke e cilësuar at&...