LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Alibeaj, shpifësirë, shërbëtor i Ballës, të besuar ka Kapllanajn. Deputeti: Gënjen kur ke hall për të fshehur

Berisha tha se ish-kryetari i degës së PD në Mallakastër, Agron Kapllanaj është njeri shumë i besuar i Alibeajt e se ka fituar 97 tendera.

12 Korrik 2022, 00:02 Nga F.M
Berisha: Alibeaj, shpifësirë, shërbëtor i Ballës,
Enkelejd Alibeaj dhe Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi deputetin e PD-së Enkelejd Alibeaj se po i shërbente kryeministrit Edi Rama. I ftuar në “Open”, Berisha tha se reagimet e Alibeajt shkruhen në zyrën e zëdhënësit të Ramës, Endri Fuga, ndërsa shtoi se është e turpshme kur sheh se në Kuvend, urdhrat ia jep Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Ndër të tjera, Berisha tha se ish-kryetari i degës së PD në Mallakastër, Agron Kapllanaj është njeri shumë i besuar i Alibeajt e se ka fituar 97 tendera.

“Të keqpërdorësh është fatkeqësi. Të keqshfrytëzohesh nga një qeveri në një kohë kruize të tmerrshme, në një kohë kur shqiptarët paguajnë ushqimet bazë 7% më shtrenjtë se mesatarja e BE-së, në një kohë kur paguajnë naftën në nivelet më të larta, të keqpërdoresh si pseudoopozitë nga Edi Rama, nuk ka shpifësirë më të keqe se çfarë mund të bëjë një njeri. Nuk besoj që të ketë ngelur njeri në Shqipëri që nuk ka konstatuar Alibashën nga Taulant Balla. Edhe teksti, është i tëri nga zyra e Fugës. Të keqpërdoresh në këtë fazë në kohë krize. Një nga bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, “Kapllan pallati” ka fituar 97 tendera. Ka fituar para me thasë nga inceneratorët. Njeriu më i afërt në botë i Alibeajt pas të shoqes. Ka marrë para me thes nga inceneratorët. Ti tregon se nuk ke asnjë lloj principi. Si mund të përdoresh si përfaqësues opozite. A ke minimumin e njerëzisë. Qytetarët shqiptarë shkojnë blejnë 30% më lirë se këtu. Albin Kurti është i majtë, por borde nafte dhe ushqimesh nuk ka vendosur. Kosova s’ka borde. Alibeaj është një me Taulant Ballën, i bën shërbim e fresk Edi Ramës. Nuk ka asnjë të përbashkët me PD. Nëse do të bësh përgjithësime, ti bëji vetë, por ti e ke parë që ai kombinon cdo në Parlament me Ballën në mënyrën më të padenjë. Alibeaj vazhdon lojën, të keqshfrytëzohet në mënyrën më të fëlliqur nga Rama e Balla. Kam parë skema që s’i kam parë në 30 vite, e urdhëron Taulant Balla, thotë “fjalën atij”, dhe ai merr fjalën. Ai ka depersonalizuar veten. Të të bëjë ushtar një kriminel si Taulant Balla, nuk ka më keq. Taulant Balla është 1 mijë herë më i kriminalizuar se Gentian Sharra. E kam me dokumente këtë. Ai është një njeri që s’ka asnjë vlerë për mua, por nuk e bën njeriu veten,”- tha Berisha.

Akuzave të Berishës u është përgjigjur Alibeaj, i cili shkruan se kreu i PD-së gënjen sa herë ka një hall për të fshehur. 

“Sali Berisha sa herë gënjen fsheh një hall të madh, të vetin ose të familjarëve të tij. Problemi është që për të zgjidhur këto halle nuk e ndihmoj dot as unë dhe as demokratët që ai i keqpërdor për interesat e tij personale.  Hallet e Sali Berishës nuk janë hallet e shqiptarëve. Janë hallet e pasurisë së familjes së tij biologjike non grata dhe jo ato të varfërisë që ka kapluar shqiptarët. Vetëm e vërteta mund ta ndihmojë Sali Berishën, që së paku të jetë në paqe me ndërgjegjen e vet. Por dhe ky duket mision i pamundur, njësoj si ai për të rrëzuar Edi Ramën duke përçarë demokratët. Sepse Sali Berisha dhe e vërteta, mesa duket, janë bërë dy rrugë që nuk do takohen më gjëkundi,”- shkruan Alibeaj.

sali berisha enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet