Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Berisha gjithashtu nuk kurseu edhe akuzat për Lulzim Bashën, për të cilin tha se me qëndrimet e tij, sipas tij i lehtësoi Edi Ramës operacionin e zëvendësimit të shtetit ligjor me narkoshtetin.
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha, tha sot se Shqipëria po shkatërrohet dhe se dy janë faktorët kryesorë të shkatërrimit të saj.
Sipas tij këto dy faktorë janë varfëria dhe vjedhja e votës. Berisha gjithashtu nuk kurseu edhe akuzat për Lulzim Bashën, për të cilin tha se me qëndrimet e tij, sipas tij i lehtësoi Edi Ramës operacionin e zëvendësimit të shtetit ligjor me narkoshtetin.
FJALA E BERISHËS:
Shqipëria po shkatërrohet dhe dy janë faktorët kryesorë të shkatërrimit të saj. Jo të paktë janë ata që besojnë se varfëria është më kryesorja. Sigurisht lotët e mjerimit janë lotët më të dhimbshme. Por shpresën nuk e vret asgjë më shumë se rrëmbimi i votës, se padrejtësia, aktet kriminale të sistemit të drejtësisë.
Këto dy janë vrasës kryesorë të shpresës, të optimizmit, të besimit të shqiptarëve te Shqipëria. Ndaj dhe misioni juaj është sot i një rëndësie të jashtëzakonshme. Mision i vështirë, por mision jetik. Dua të them edhe dy fjalë miqtë e mi! Në gjithë këtë dramë, diktaturën nuk e sollët ju, përkundrazi ju jeni burra dhe gra që gjatë këtyre 10 viteve, mbështetët me të gjithë forcën tuaj, me të gjithë energjitë, idealet, mundësitë tuaja, pluralizmin, votën e lirë, vlerat e vërteta të një shoqërie të lirë. Mbështetët interesin kombëtar.
Por nuk mund të mohohet se drejtimi juaj, se ai që sot kyçet në pazare të përnatshme me Edi Ramën, dënoi PD-në me qëndrime që ajo kurrë nuk do mund t’i merrte. Me qëndrimet, të cilat e lehtësuan Edi Ramën në operacionin e tij makabër të zëvendësimit të shtetit ligjor me narkoshtetin. Operacione të cilat zhdukën besimin e shqiptarëve se Shqipëria mund të bëhet.
Në këtë kontekst, është në detyrën e çdo demokrati, të shumëfishojë përpjekjet, të dalë në ballë të betejës, t’u rikthejmë shqiptarëve të drejtën e votës së lirë. Të çojmë Shqipërinë drejt fitores.
Ne kemi përpara njeriun më të diskriminuar.
Kemi përpara kryeministrin më të korruptuar të Europës.
Kemi përpara kreun e organizatës më të shëmtuar kriminale.
Kemi përpara ortakun e McGonigalit, ortakun e Pëllumb Gjokës, ortakun e Behar Bajrit.
Ndaj dhe ftoj shqiptarët, ftoj demokratët kudo që janë të ngrihen, të bashkohen me ju në këtë betejë vendimtarë për fatin e Shqipërisë, rivendosjen e pluralizmit, rivendosjen e dinjitetit njerëzor, rivendosjen e interesit kombëtar, e shpresës dhe besimit, fitores së Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Rrofshi ju, rroftë PD!
Fitore, fitore, fitore!
sali berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalimin e radhës mbrëmjen e sotme për demokratët e ...
pamje nga tubimi TIRANË-Prej disa minutash ka nisur tubimi i qytetarëve poshtë banesës së liderit demokrat, Sali Berishës. N...
pamje nga tubimi TIRANË- Ka nisur tubimi i qytetarëve në mbështetje të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berishës....
vangjel dule TIRANË- Vangjel Dule, kreu i PBDNJ, ka folur për çështjen e Fredi Belerit si dhe ngërçet politike mes Shqip&...
vangje dule TIRANË- Vangjel Dule, kreu i PBDNJ, ka folur për incidentin e ndodhur para tre ditësh jashtë ambienteve të SPAK, ku u ...
Ali Ahmeti dhe Talat Xhaferri TIRANË- Republika e Maqedonisë së Veriut pritet të zgjedhë ditën e nesërme, qeverinë ...
Benet Beci SHKODËR- Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka reaguar lidhur me vendimin për mbylljen e teatrit të qytet...
Flutura Acka TIRANË- Deputetja demokrate Flutura Açka ka komentuar vendimin e Bashkisë Shkodër për të shkrirë tea...
Bardh Spahia SHKODËR- Ish-kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia ka reaguar ndaj vendimit për shkrirjen e disa institucioneve në Shkod&e...
TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në masën e sigurisë 7 të akuzuarit për aferën e ince...