LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Akti i parë që do bëjmë kur të vijmë në pushtet do të jetë vendosja e minimumit jetik

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, Berisha theksoi se Shqipëria është vendi i vetëm në Evropë pa këtë skemë, gjë që bën që 49% e qytetarëve të jenë në rrezik varfërie dhe 18% në varfëri ekstreme.

28 Mars 2026, 13:00 Nga I.A
Berisha: Akti i parë që do bëjmë kur të vijmë
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Sali Berisha deklaroi se nëse PD vjen në pushtet, akti i parë do të jetë vendosja e minimumit jetik. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, Berisha theksoi se Shqipëria është vendi i vetëm në Evropë pa këtë skemë, gjë që bën që 49% e qytetarëve të jenë në rrezik varfërie dhe 18% në varfëri ekstreme.

Berisha u shpreh se pensionet minimale do të dyfishohen, rrogat do të rriten, dhe prioritet do t’u jepet ndihmës ekonomike, shëndetësisë dhe arsimit. Në fund, kryedemokrati akuzoi qeverinë aktuale për mungesë fondesh për ilaçe dhe analizat në QSUT dhe për keqmenaxhim të fondeve publike për infrastrukturë dhe vepra publike.

"Të falënderoj për pyetjen. Me aktin e parë të ardhjes në pushtet të PD, ndër veprimet e javës së parë do jetë vendosja e minimumit jetik. Shqipëria është vendi i vetëm në Evropë që nuk ka minimum jetik dhe ndër të paktat vende në botë. Kjo ka bërë që sot 49 përqind e shqiptarëve të jenë në varfëri ose të kërcënuar nga varfëria. Ka bërë që 18 përqind e tyre të jenë në varfëri ekstreme. Pra me një vendim të qeverisë ne zhdukim varfërinë ekstreme në Shqipëri, ne nxjerrim nga rreziku i varfërisë një pjesë të madhe të qytetarëve shqiptarë.
Ndërkohë, përsëri theksoj se përqendrimi i parë dhe më kryesor i yni do jetë tek qytetarët. Një vrap për rritjen e rrogave dhe pensioneve të tyre. Sot, pensionet në Shqipëri janë një tallje për qytetarët shqiptarë. Janë një cinizëm ndaj atyre që shkrinë jetën e tyre për këtë Shqipëri që është sot.

Ndaj dhe përveç vendosjes së minimumit jetik, pensionet minimale do njohin dyfishimin e tyre, pensionet e tjera do rriten me qëllimin e qartë dhe të prerë që shqiptarët, të cilët jetojnë në vendin e pasurive më të mëdha natyrore, të jenë qytetarët më të paguar të rajonit. Pra, do përqendrohemi para së gjithash në minimumin jetik, ndihmën ekonomike, pensionet e ulëta, rrogat e ulëta, mirëqenien e qytetarëve. Së dyti, pa asnjë diskutim që nuk do injorohet. Kush është problemi tjetër sot më i dhimbshëm? Është çështja e të sëmurëve. Janë me mijëra të sëmurë me sëmundje të rënda të cilët luftojnë pa ilaçe. Si në asnjë vend tjetër dhe nuk ka ndodhur kurrë përpara. Të sëmurët me sëmundje malinje kanë pasur të garantuar pa asnjë lloj diskutimi të gjitha ilaçet që përcaktoheshin nga mjekët në përputhje me diagnozën e tyre. I larguan kompanitë e mëdha nga Shqipëria sepse vendosën Tom Doshin dhe ndrikull Nushin. Ato vendosën monopolin.

Ju e dëgjuat dhe unë e ndoqa me vëmendje ministren e shëndetësisë Sala, e cila nga fjalët e saj deklaroi se ilaçet nuk do mungojnë për të sëmurët. Çdo ditë atyre u mungojnë ilaçet. Para dy ditësh kjo ministre bëri transparencë se QSUT nuk mund të bëjë më analizat se nuk ka lekë. I vodhi koncesionari i Ramës fondet për analizat. Nuk ka pasur kurrë në histori që të deklarohet se laboratori i QSUT nuk mund të bëjë analiza. Pra, do ndërhyjmë. Natyrisht arsimi, pas shëndetësisë, merr përparësi absolute. Kështu që arsimin ne do ta fillojmë duke vendosur mësuesin në piedestal, duke i arritur atij rrogën në mënyrë të ndjeshme dhe duke e bërë profesionin e mësuesit, një nga profesionet më të respektuara në këtë vend. Pra, ndërhyrje emergjente. Dhe u garantoj se do mbeten plot para për vepra publike, për shkolla, për spitale të reja, për autostrada, për kanalizime, për ujësjellësa. Sepse sot, siç jeni dëshmitarë, siç është faktuar, vidhen nga 90 deri në 100 përqind siç është rasti i djegësit të Tiranës, të parave publike të përcaktuara për këto ndërtime," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet