15 Tetor 2024, 13:39
Nga DOSJA
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh se shpalljen e tij ‘non grata’, ishte për të një thirrje e brendshme e shqiptarizmit të Sali Berishës. Gjithashtu ai u shpreh se duhet të qëndronte ndaj atyre që u përpoqën të fshijnë një histori të kombit të tij 30-vjeçare. Më tej Berisha tha se të gjithë të tjerët kishin të drejtë të dyshonin duke e ditur se ajo akuzë absurde vinte nga kryediplomati i botës.
"Në qoftë se më pyet, sigurisht që unë e kam menduar. Jam angazhuar në fundin e viteve ’80 dhe fillimin e viteve ’90 kundër një diktature, e cila ishte e egër, e cila ekzekutonte të rinjtë në kufi, por prapë se prapë ishte në rënie të pashmangshme. Pas saj, me të gjithë përpjekjet e mia, jam përpjekur që Shqipëria të mos jetë më ajo që ishte. Dhe unë mendoj se Shqipëria njohu kuantum lipe të vërteta, një vend që vinte nga honet e varfërisë dhe mjerimit njerëzor si vendi i tretë më i varfër i planetit, doli në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta. U anëtarësua në NATO. Ecte me program të sigurt drejt procesit të anëtarësimit në BE.
Të gjitha këto, përbënin për mua disa rezultate, apo disa gurë kilometrikë në udhëtimin tim. Por dua të jem i sinqertë, ajo që ndodhi në vitin 2021, ajo ishte një thirrje e brendshme, një thirrje genuine e shqiptarizmit në shpirtin e Sali Berishës. Duhet të qëndroja ndaj atyre të cilët u përpoqën jo të godasin një njeri, absolutisht, u përpoqën nga pozita korruptive majtiste, të fshijnë një histori të kombit tim 30-vjeçare. Në këtë kontekst, mendoj se me veprimtarinë time është ky një nga shërbimet më të mëdha që e bëj për kombin tim që unë e adhuroj.
Nuk mundet kurrë të pranoja unë, që isha votuar nga ky popull më shumë se kushdo tjetër në 30 vite, të damkosesha për të turpëruar ata, ndaj dhe deklarata ime ishte e thjeshtë: kur të gjendet një dokument i vetëm, një provë e vetme e korrupsionit të Sali Berishës, largohem përfundimisht nga politika. Nisa betejën, sot ku jemi? Sot, pas katër vitesh hetime intensive, shterruese nga mercenarët dhe vetingut 30-vjeçar, u konkludua se nuk kishte shkelur kurrë ligjin.
U konkludua se njeriu i vetëm, njerëzit e vetëm të cilët kishin paguar për Sali Berishën, ishin vajza e tij, ishte dhëndri i tij. U konkludua se në asetet e tij, ai kishte 100 mijë euro, pas 54 viteve punë, dhe një apartament 40 metra më të madh se ai ka pasur në diktaturë. Natyrisht, ju që më besuat në fillim, i kishit shumë të qarta këto. Por të gjithë të tjerët kishin të drejtë të dyshonin duke e ditur se kjo akuzë absurde vinte nga kryediplomati i botës. Sot pas 4 vitesh, çdo njeri që përtyp mashtrimet e tij, i them kontrollo xhepat e tu," tha Berisha.
sali berisha
Politike
15 Tetor 2024, 13:31
M.B
Vjosa Osmani dhe Edi Rama
KOSOVA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar Shqipërinë për hapjen e kapitullit të par&e...
Politike
15 Tetor 2024, 13:30
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha është shprehur ditën e sotme se beteja e fundit është ...
Politike
15 Tetor 2024, 13:27
M.B
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryediplomati hungarez, Peter Szijjarto dhe komisionarai për Zgjerim, Oliver Varheyli.
LUKSEMBURG- Shqi...
Politike
15 Tetor 2024, 13:11
M.B
George Gerapetritis
GREQIA- Ministri i Jashtëm grek, George Gerapetritis folur lidhur me hajpjen e grup-kapitullit të parë të...
Politike
15 Tetor 2024, 13:18
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një mesazhi për qytetarët është shprehur se n&e...
Politike
15 Tetor 2024, 12:30
M.B
Silvio Gonzato dhe Viktor Orban
TIRANA- Hungaria, e cila mban presidencën gjashtëmujore të BE-së, ka thirrur Konferenc&...
Politike
15 Tetor 2024, 12:11
M.B
Giorgia Meloni
ITALIA- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, ka shprehur dhe njëherë qëndrimin e saj për çështjen e emigra...
Politike
15 Tetor 2024, 12:09
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisw Demokratike, Sali Berisha, postoi një mesazh për qytetarët shqiptarë me rastin e 80-vjetor...
Politike
15 Tetor 2024, 11:58
I.A
ITALI- Anija e parë e Marinës Italiane që u nis për të dërguar emigrantë në Shqipëri, pati vetëm 16 persona ...
Politike
15 Tetor 2024, 11:02
I.A
Peter Szijjarto
LUKSENBURG- Hapja zyrtare e negociatave ka nisur ditën e sotme me Shqipërinë. Gjatë konferencës për shqyp, Mi...