LIVE UPDATES
Politike

Berisha: 3 drejtorë të bashkisë së Tiranës kanë vjedhur më shumë se e gjithë Byroja Politike me Enver Hoxhën në krye për 46 vjet

Duke folur në Sukth në ‘Foltoren’ me banorët e kësaj zone, Berisha u shpreh se qytetarët duhet të përballemi gjer në rrëzimin e kësaj qeverie.

18 Shkurt 2026, 18:51 Nga E.d
Berisha: 3 drejtorë të bashkisë së Tiranës kanë
Foto ilustruse

SUKTH- Lideri i opozitës, Sali Berisha tha se 3 drejtorë të bashkisë së Tiranës kanë vjedhur më shumë se e gjithë Byroja Politike me Enver Hoxhën në krye për 46 vjet. Duke folur në Sukth në ‘Foltoren’ me banorët e kësaj zone, Berisha u shpreh se qytetarët duhet të përballemi gjer në rrëzimin e kësaj qeverie.

Sipas tij, në 12 vite, Edi Rama ka pasur në dorë me firmë 67 miliardë euro taksat e qytetarëve. Ai tha se përveç rrogave, 90 gjer në 100 përqind të tyre janë vjedhur nga qeveria dhe klanet e veta.

Sali Berisha: Kurrë ndonjëherë nuk janë vjedhur shqiptarët si këto vite. Ua them unë. Drama jonë miq, se ky është një vend i bekuar, por në socializëm, çfarë bënte xhelati, i merrte paratë dhe i kthente në bunkerë dhe tunele dhe njerëzit numëronin kafshatën. Tani nuk ndërtohen bunkerë dhe tunele, tani ndërtohen vila dhe hotele të qeveritarëve, ndërtohen parajsa, fryhen kontot bankare në qindra e qindra milionë dhe qytetarët, të rinjtë marrin rrugët e dheut. Bëhet një përpjekje, jeni dëshmitarë, për ta lënë vendin pa opozitë, për të shkatërruar opozitën. Për të pasur opozitën që duan.

Po pse sot ne jemi në pikën më kritike? Jemi në pikën më kritike se sot, pasi para jush, para mbarë shqiptarëve, para mbarë BE-së dhe partnerëve tanë, zëvendëskryeministrja është kapur në flagrancë me vjedhje, filloi me 50 milionët e tunelit të Llogarasë, por ai ishte asgjë çfarë erdhën të tjera. Që të gjitha në bashkëpunim me Edi Ramën. Tani, këta kriminelë, se çdo epitet meritojnë, këta na thonë se do bëjmë ligjin për të mbrojtur ata për vjedhjet që kanë bërë. Këta guxojnë si askund në botë, në vend se të paraqiten para drejtësisë, tani na thonë jo, do vjedhim, do u vjedhim sa të mundemi. Nuk ka provokim më të rëndë.

Nuk ka akt më të ulët. Meritojnë çdo përgjigje. Nuk ka akt më armiqësor kur kujton Shqipërinë që po tretet. Kur kujton të sëmurët tanë që japin shpirt në spitale pa ilaçe, pa mjekim. Kur kujton shkollat në rrënim. Dhe tani këta, tani që janë kapur, thonë do bëjmë ligjin. Nuk ka ndodhur në botë. Janë bërë përpjekje, por kurrë të kësaj natyre. Kurrë një kryeministër nuk ka dalë të thotë tani me ligj unë nuk lejoj këtë veprim apo atë veprim të drejtësisë. Asnjë zgjidhje nuk ka përveç forcës tonë. O sot o kurrë.

Ne duhet të përballemi gjer në rrëzimin e kësaj qeverie. Nuk ka ndodhur kurrë. Miq, ne e rrëzuam një diktaturë dhe nuk ka pasur diktaturë më mizore. Po ua them këtu, me mijëra e mijëra të pushkatuar, me dhjetëra mijëra të internuar, por për sa i përket vjedhjes, sa ç’kanë vjedhur tre drejtorë të bashkisë të Tiranës, të marrësh të gjitha vjedhjet e Byrosë Politike me në krye Enver Hoxhën, për 46 vjet, janë më shumë të drejtorëve. Po, ja ku e ka shtëpinë ai që ndërtoi. 3 apo 4 sa është shtëpia. Nuk e regjistroi në emër tij, e regjistroi në emër të shtetit. Nuk ua la fëmijëve të tij. Kishin lehtësira, por të gjitha lehtësirat e tyre të marra së bashku nuk bëjnë sa hoteli 20-katësh në qelq i drejtorëve të Tiranës.

I drejtorëve të Tiranës që nuk konfiskohet se aksioner aty është Olsi Rama me Erion Veliajn. Kjo është vetëm një gjë e vogël që duket. Po imagjinoni ju se ku kanë shkuar miliarda e miliarda të vjedhur në 12 vite. Një gjë, në 12 vite, Edi Rama ka pasur në dorë me firmë 67 miliardë euro taksa tuaja. Se këta i dyfishuan taksat. Në mënyrë absolute përveç rrogave, 90 gjer në 100 përqind të tyre janë vjedhur nga qeveria dhe klanet e veta. Nuk ka pasur në Shqipëri, ua them unë ju dhe ua them me dhimbje, nuk ka pasur drejtues më të pamëshirë, nuk ka pasur drejtues gjakpirës siç janë këta të sotmit./Dosja.al

sali berisha pd sukth

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet