Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në njoftimin e SPAK thuhet se ndaj zv.kryeministres dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, është ngritur akuza për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me paraqitjen në SPAK të Belinda Balluku. Në njoftimin e SPAK thuhet se ndaj zv.kryeministres dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, është ngritur akuza për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.
SPAK thekson se hetimi lidhet me procedurat e prokurimit publik për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, pjesë e seksionit rrugor Orikum–Himarë, në autostradën SH8 (Vlorë–Sarandë). Sipas SPAK, tenderi në fjalë është zhvilluar fillimisht më 11 dhjetor 2020 dhe pas anulimit të tij, është rihapur më 22 qershor 2021 me fond limit prej mbi 18 miliardë lekësh pa TVSH.
Njoftimi i SPAK
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po heton në kuadër të procedimit penal nr.136 të vitit 2025 (bashkuar me procedimet penale nr.167 dhe 181 të vitit 2024), për veprën penale,“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal.
Në kuadër të hetimit të këtij procedimi penal, sot, më 31.10.2025 i është njoftuar akuza të pandehurës Belinda Balluku, me funksionin e lartë shtetëror, Ministër i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, akuzuar për kryerjen e veprës penale,“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet, 258/2 dhe 25 i Kodit Penal.
Deri në këtë fazë të hetimeve paraprake, faktet penale, objekt akuze në ngarkim të të pandehurës Belinda Balluku, kanë të bëjnë me veprimet e saj, në cilësinë e Ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për njërën nga procedurat e prokurimit, objekt i këtij hetimi, “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”, në seksionin rrugor Orikum-Himarë, pjesë e autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë), zhvilluar në datën 11.12.2020 dhe pas anulimit të saj, procedura është rihapur në datën 22.6.2021, me fond limit, 18 967 810 952.08 (tetëmbëdhjetë miliardë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e shtatë milionë e tetëqind e dhjetë mijë e nëntëqind e pesëdhjetë e dy (pikë) zero tetë) lekë pa TVSH.
Më 21.10.2025, Prokuroria e Posaçme, si organ procedues ka njoftuar të pandehurën përmes shkresës me numër protokolli 37398. E pandehura, pasi mori dijeni, ka njoftuar më 23.10.2025, organin procedues se nuk mund të paraqitej në datën dhe orën e caktuar. Me anë të një shkrese tjetër, me numër protokolli 37881, datë 24.10.2025, Prokuroria e Posaçme kërkoi paraqitjen e saj sot, më 31 tetor, në orën 15:00./Dosja.al
Erion Veliaj TIRANË- Avokati i Erion Veliaj iu ka drejtuar një pyetje përfaqësuesve të Këshillit të Ministrave...
Erion Veliaj TIRANË- Erion Veliaj, ka vijuar mbrojtjen e tij në seancën në Gjykatën Kushtetuese, ku kundërshton vendimin e qe...
TIRANË- Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano. Përmes një postimi ...
Belinda Balluku TIRANË- Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ...
Fatos Nano TIRANË- Deputeti socialist, Ulsi Manja, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano. Me anë të një...
foto ilustruese KOSOVË- Qeveria në detyrë e Kosovës e ka miratuar të premten rritjen e pagës minimale, e cila do të arr...
Fatos Nano TIRANË- Deputeti i Partisë Demokrat, Tritan Shehu ka reaguar për ndarjen nga jeta të Fatos Nano. Me anë...
Belinda Balluku TIRANË- Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku &...
Ilir Rusmali TIRANË- Këshilltari i Presidentit të Republikës, Ilir Rusmali, deklaroi se dekreti presidencial është nxjerr&eum...
Taulant Balla, Fatos Nano TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Docialiste, Taulant Balla ka reaguar për ndarjen nga j...