LIVE UPDATES
Politike

Belind Këlliçi nxjerr dokumentet: Inceneratori i Tiranës një prej përparësive kryesore, ketë e thotë vetë Lefter Koka

Këlliçi publikoi një dokument, i cili sipas tij ka dalë nga zyra e zv.kryeministres Belinda Balluku.

15 Dhjetor 2023, 13:38 Nga r.ll
Belind Këlliçi nxjerr dokumentet: Inceneratori i Tiranës
foto nga konferenca

TIRANË- Në konferencën e kreut të PD-së me gazetarët ishte i pranishëm edhe ish-kandidati për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi. 

Ky i fundit publikoi një dokument, i cili sipas tij ka dalë nga zyra e zv.kryeministres Belinda Balluku. Këlliçi tha se Erion Veliaj që i ka dhënë garanci të plotë, Lefter Kokës se do të bëjë vetëm 6 muaj burg dhe thotë se sot ai mund të dënohet me 16 vite.

FJALA E PLOTË E BELIND KËLLIÇIT

Ky dokument që del për herë të parë sot i cili ka dalë nga zyra e zv/kryeministres Balluku, tregon fare qartë se nga muaji qershor 2021, ka emëruar Enrik Hysenbegasi kryetar të njësisë së zbatimit të projektit, (inceneratori i Tiranës). Sot jemi në dhjetor 2023 kanë kaluar 2 vite e gjysëm, dhe kemi parë korrespondencën e zv/kryeministres Belinda Balluku, dhe të administratorit shtetëror, Arjan Baçi me bashkinë e Tiranës që i kërkojnë llogari se pse zotëria në fjalë dhe anëtari tjetër i njësisë së zbatimit të projektit kanë 2 vite e gjysëm që nuk marrin pjesë në mbledhje.

Si ka mundësi thotë, që ju kam dërguar 3 shkresa për informacion bashkisë Tiranë dhe nuk kam marrë asnjëherë përgjigje. Ky sabotim i njësisë së zbatimit të projektit, vjen për shkak se mesa duket këtë radhë kemi të bëjmë një punonjës të bashkisë që refuzon të bëjë burgun për Erion Veliaj. Nëse do i duhet të shkojë dhe të bëhet anëtar dhe të marrë pjesë në këto mbledhje, i duhet të thotë pavërteta dhe të thotë që ka incenerator, kur nuk ka.

Aktin prej kamikazi që ka bërë këtë rast drejtori Taulant Tusha ka qenë një paralajmërim për të gjithë punonjësit e tjerë të bashkisë Tiranë që të mos firmosin dhe të mos bëjnë më burgun për Erion Veliajn, kur tha se SPAK duhet të jetë me fleksibël me punonjësit e administratës shtetërore se më janë trembur punonjësit dhe nuk firmosin, por kjo nuk është e vërtetë. Punonjësit nuk duan të bëjnë burgun për Erion Velajn. Kjo është e vërteta.

E dyta, ditën e djeshme Erion Veliaj tha se ai nuk po hetohet, dha garanci se është ai që kontrollon SPAK. Ai nuk po hetohet se nuk ka bërë asgjë. Dhe se SPAK duhet të ketë masa më të lehta për titullarët e bashkisë Tiranë, Taulantin dhe një drejtor që ka qenë në pension se ata u vetëdorëzuan.
Sepse ka qenë Erion Velaij që i ka dhënë garanci të plotë, siç i dha Edi Rama, Lefter Kokës se do të bësh vetëm 6 muaj burg dhe sot mund të dënohet me 16 vite.

Unë i bëj thirrje punonjësve të bashkisë Tiranë, të gjithë titullarëve, të refuzojnë të firmosin dokumente të paligjshme dhe të refuzojnë të bëjnë burgun për hajdutin më të madh që ka parë Tirana, që është Erion Veliaj. Ky individ që dje ka thënë se nuk ka asnjë lidhje me këtë projekt dhe se detyra e tij është të çojë vetëm plehrat në landfill, mjafton të ju tregojmë një tjetër dokument që del për herë të parë që është relacioni për bonusin prej 8 pikëve dhe ta kuptoni se cili është roli i tij.

Kjo është një shkresë e Lefter Kokës e datës 7 nëntor 2016, drejtuar 5 ministrave dhe është relacioni për dhënien e bonusit prej 8 pikësh dhe e fundos Edi Ramën me firmën e tij.
E shkruan vetë e zezë mbi të bardhë, Lefter Koka; në lidhje me rekomandimin për sqarimin e faktit nëse projekti mbivendoset me procedura të tjera në bashkinë e Tiranës, ju bëj me dije se ky projekt nuk mbivendoset mbi asnjë tjetër.

Ky fakt është i sigurtë pasi komisioni i ngritur nga Ministri i Mjedisit për dhënien me koncesion ka në përbërjen e tij përfaqësues nga bashkia Tiranë, të cilët jo vetëm po punojnë për përfundimin e procedurës, por po kërkojnë përfundimin sa më të shpejtë të saj, sepse projekti i propozuar për tu dhënë me koncesion është një nga prioritetet e këtij institucioni. Madje vetë kryetari i Bashkisë Tiranë, që me ngritjen e komisionit për dhënien me koncesion ka filluar fushatën e njoftimit të publikut në lidhje me këtë projekt.
Pra e thotë vetë Lefter Koka, që nuk e ka bërë shteti, siç tentonte Erion Veliaj dje që të ja hidhte fajin Edi Ramës dhe Lefter Kokës, por është vetë kryetari i bashkisë që ka nisur fushatën e njoftimit të publikut dhe që këtë projekt, inceneratorin e Tiranës e ka një prej përparësive kryesore.

belind këlliçi erion veliaj


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet