LIVE UPDATES
Politike

Belind Këlliçi me gjimnazistët: Autobus falas e nënkalimin te sheshi “Skënderbej”

Belind Këlliçi në takim me të rinjtë: Merrni Tiranën në duart tuaja

12 Maj 2023, 15:47 Nga m.s
Belind Këlliçi me gjimnazistët: Autobus falas e nënkalimin
Belind Këlliçi me gjimnazistët

TIRANE- Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, është takuar me gjimnazistë të cilët votojnë për herë të parë. Belind Këlliçi u tha të rinjve se Bashkia e Tiranës prishi të vetmen Qendër Rinore në qytet, për t’i hapur rrugë kullave të betonit. Ai parashtroi problemin për mungesën e terreneve sportive, për t'i hapur rrugë ndërtimit të një kulle të madhe betoni 30 kate.

“Problem shumë i madh qëndron tek terrenet sportive, një problem i jashtëzakonshëm është fakti që ne nuk kemi hapësira rinore në këtë qytet. Unë nuk e di a keni informacion por a e dini, a ka qendër rinore Tirana apo jo? A mund të ngrejë dorën dikush? Keni informacion? Pra përgjigja e kësaj pyetje është se një qendër ekzistonte, qëndër rinore që është tek rruga e Kavajës, por kryebashkiaku aktual e ka mbyllur prej 4 muajsh, për ti hapur rrugë ndërtimit të një kulle të madhe betoni 30 kate, ngjitur me një kullë tjetër që ka bërë 7 kate pa lejë në qëndër të Tiranës, tek sheshi Skëndërbej. Pra dhe një qëndër të vetme rinore që kishte Tirana e mbyllën”.

Këlliçi u ndal edhe tek një problematikë me kryeqytetin, sipas tij, që ka të bëjë me mungesën e çerdheve, kopshteve dhe shkollave. Në mungesë të tyre, tha Këlliçi, shumë familje në Tiranë detyrohen të çojnë fëmijët në intitucione arsimore private, duke sjellë kosto financiare për ta.

“E dini ju që Bashkia e Tiranës ka sot që flasim vetëm 39 çerdhe dhe 46 kopshte që janë të mjaftueshme për vetëm 12 mijë fëmijë. Ndërkohë që 38.500 fëmijë të vegjël në Tiranë nuk kanë ku të shkojnë, nuk e kanë mundësinë. Dhe kjo është diçka që duhet ta mendoni mirë. Kjo prek çdo familje, sepse familjet detyrohen t’i çojnë fëmiët e tyre në privat. Detyrohen që të paguajnë 120 mijë deri në 150 mijë lekë në muaj ekstra. Dhe ndërkohë premtimi që unë kam dhënë që e përmendi dhe Besarti pak më parë është që, brenda dy viteve të para të mandatit unë do të destionoj të gjithë taksën që vjen për strehimin social 3% për të ndërtuar çerdhe dhe kopshte në çdo njësi të Tiranës. E nëse do të kemi vetëm një fëmijë të vogël që do të mbetet jashtë sistemit dhe familja nuk do ketë ku ta rregjistrojë, ne do t’i japim një kupon 100 mijë lekë në muaj për të bërë të mundur që ta rregjistrojnë në privat”, tha Belind Këlliçi.

Për këtë arsye, pas 14 Majit fokusi i punës së Belind Këlliçit si kryetar i Bashkisë së Tiranës, do të jetë ulja e kostove të jetesës për qytetarët e Tiranës. Ai solli para gjimnazistëve shembullin e transportit publik falas, që do t`u kursejë para familjeve në kryeqytet.

“E kuptoni çfarë kosto është për një familje, zakonisht familjet në këto zona janë në kushte shumë të vështira ekonomike. Ndaj kur ne jemi ulur me ekipin, me Besartin me të gjithë ekspertët që kemi, me ekonomistë me juristë, kemi menduar ça është një masë që ne mund të marrim që ne të ndihmojmë gjithë qytetarët, studentët, të rinjtë, pensionistët, familjet në nevojë në qytet, me sa më pak lekë. Dhe na rezultoi që 200 mijë qytetarë e përdorin transportin publik, autobuzin e përdorin në ditë në Tiranë. I keni parë radhët e gjata të studentëve për të marrë abone? Do ti venë në kornizë ato abone pas 14 majit se nuk do tu duhen më. Do t’i kenë kujtime të hidhura nga Erion Veliaj. Pse? Sepse pas 14 majit autobuzi do të jetë pa pagesë. Të gjitha kategoritë duke bërë të mundur edhe një gjë tjetër. Duke bërë të mundur që të ulim kostot e jetesës për të gjithë të rinjtë, duke i kursyer familjeve të të gjithë atyre personave që përdorin autobusin minimalisht 52 mijë lekë në muaj, që nuk janë pak se 52 këtu, 100 atje, 100 te karburanti që do ju them diçka tjetër, edhe bëhet një rrogë e mirë, çdo muaj. Dhe duke bërë të mundur që ju të lëvizni lirshëm në të gjithë Tiranën”-tha Belind Këlliçi.

Jo vetëm transport publik falas, por edhe më pak trafik në kryeqytet. Kjo e fundit do të arrihet nëpërmjet ndërtimit të nënkalimit te “Sheshi Skënderbej”. Belind Këlliçi u shpreh gjithashtu se ulja e trafikut do të reduktojë ndotjen e ajrit në Tiranë. E ndërsa nënkalimi tek “Sheshi Skëndërbej”, do ta bëjë sa më të lehtë trafikun e sa më të aksesueshëm të gjithë qendrën.

“Premtimin tjetër timin e keni dëgjuar? Atë nënkalimin te sheshi “Skëndërbej?” Ju duket që bëhet? Ju duket interesant? A e dini që ajo liron 60 % të trafikut në Tiranë? E shfryn komplet trafikun. Se trafikun e keni të gjithë problem besoj. Ajrin e ndotur nuk e di a i keni parë lajmet por në lajme ka dalë këto ditë nga një institut shumë i njohur italian. Eshtë bërë një vlerësim i grimcave të dëmshme në ajrin që ne thithim çdo ditë dhe na ka dalë që ne kemi ekspozim 4 herë më të lartë ndaj benzenit, që kryesisht shkakton sëmundje kancerogjene.  Eshtë një problem shumë i madh ky, duhet ta kuptoni. Dhe ka dy arsye se përse shkaktohet kjo ndotje në Tiranë. E para është trafiku i rënduar për shkak të emetimit të gazrave të dëmshëm dhe e dyta është ndërtimi, betoni, çka mbyt qytetin. Kështu që për të lehtësuar trafikun ne do të ndërmarrim atë masë që kemi bërë këtu tek sheshi Skëndërbej për ta bërë sa më të lehtë trafikun e sa më të aksesueshëm të gjithë qendrën”-u shpreh Këlliçi.

Pas takimit me votuesit për herë të parë, të cilëve u kërkoi mbështetjen për zgjedhjet e 14 majit, Belind Këlliçi zhvilloi takimin e fundit elektoral me banorët e njësisë 7 në Tiranë. Para banorëve, Këlliçi premtoi trajtoi problemin e pronës, duke u shprehur se sot në Tiranë edhe familjet që kanë dokumenta janë të frikësuara për banesat për shkak të projektit të qeverisë dhe Bashkisë Tiranë për auditimin e pallateve mbi 50 vjeçare.

“Në zonën tuaj prioritet kryesor do të jetë padiskutim çështja e pronës, trajtimi i pronës. Tani ju keni një gjë, tju them diçka, Ky ka kapur rekordin e zi në të cilin edhe banorët autoktonë të Tiranës, edhe vendalinjtë e vjetër që janë me dokumenta të rregullta në pallate mbi 50 vjeçare, në tokat e tyre, në shtëpiat e tyre, me çertifikatë pronësie, me hioptekë me të gjitha. Sot janë të pasigurtë. Pse? Se i ka vënë syrin për ti shembur. Ky nuk pyet më, nuk është çështje legalizimi kjo është çështje babëzie. Ky dhe njerëzit që kanë letrat dokumentat, ky edhe po i qit prej shtëpie. E patë te Myslym Keta”-tha Këlliçi.

Para banorëve të Njësisë nr.7, Belind Këlliçi përsëriti dhe njëherë pesë prioritet e programit të tij për Tiranën, ndërsa pati dhe një apel për të gjithë qytetarët.

“5 prioritetet  emia i kam thënë, autobuzi, të dojë mos dojë Erion Veliaj, të dojë mos dojë Edi Rama, unë nga dheu do ti nxjerr lekët, autobuzi pas 14 majit do të jetë pa pagesë në qytet edhe në fshat. Këtë ja u garantoj 100%. Nga dheu do dalin lekët. Padiskutim nënkalimi te sheshi Sk ëndërbej do bëhet, do lirojmë trafikun, çerdhe e kopështe e shkolla do ndërtojmë me 3 % e strehimit social. Padiskutim do ulim taksat për biznesin e vogël dhe përgjysmim të tarifave. Do të bëjmë oazet e gjelbërta 200m2 nëpër lagje për të bërë këndet e pushimit. Do ti bëjmë të gjitha këto punë, por për ti bërë të gjitha këto punë ka rëndësi një gjë. Dita e diel. Ju lutem flisni me miqtë tuaj, të afërm, fëmijët e juaj, motra, vllezër, kushërinj, të gjihtë. Të harxhojnë gjysëm ore nga jeta e tyre për të shpëtuar të paktën 4 vitet e ardhshme.Te dalin të votojnë masivisht ditën e diel. Të votojnë me ndërgjegje të pastër”-tha Këlliçi.

Para banorëve, Belind Këlliçi premtoi transparencë, ndërsa u shpreh se ai vetë nuk është produkt i oligarkëve apo qarqeve financiare, por produkt i mbështetjes qytetare.

“Unë nuk jam produkt i oligarkëve, nuk jam produkt i qarqeve financiare, nuk jam produkt i organizatave jo qeveritare, qofshin të majta apo të djathta, qofshin të huaja apo shqiptare, unë jam produkt bio i një pune të palodhur, i mbështetjes së qytetarëve të Tiranës dhe opozitarëve që janë pjesë e partisë demokratike dhe opozitarëve në tërësi. Kjo më jep lirinë që më datë 15, mbasi të fitojmë, gjëja e parë që unë do bëj shembull në Bashkinë e Tiranës këdo që ka prekur taksat e qytetarëve dhe ka futur dorën në xhepin e qytetarëve. Unë jam i djathtë dhe s ii djathtë unë besoj fort që lekët është më mirë kur janë në xhepin e qytetarëve sesa kur janë në xhepin e politikanëvë, në xhepin e shtetit”-tha Belind Këlliçi, duke shtuar gjithashtu:

“Ma jepni mundësinë të bëj transparencë. 1 për inceneratorin e Tiranës. Unë nuk e le atë punë të harrohet. 2, për Ardit Gjoklajn nuk e le të harrohet. 3, për lejet e ndërtimit, se ka një arsye pse ngrehen kulla, pallat 7 katsh ,mbi një kullë 26 kate. Ka një arsye, është korrupsioni aty. 4, mbi tenderat që jepen në fondin limit 99.9 % në kokë. 5, mbi aferat korruptive të Bashkisë Tiranë, që është kthyer bashkia në një kantier, në një kompani ndërtimi private, me punonjësit e bashkisë, me mjetet e bashkisë e ndërkohë po tenderon fiktivisht punë publike. është e gjitha  një evasion fiskal, pastrim parash dhe vjedhje e taksave tona. Dhe padiskutim 6 për lidhjet okulte të Bashkisë Tiranë me Ndraghetën italiane”-theksoi Këlliçi.

Në përfundim, Belind Këlliçi u bëri thirrje qytetarëve të votojnë numrin 5 te fleta e votimit. /Dosja.al

belind këlliçi zgjedhjet

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet